Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

Rezultante alarmante vijnë për 15-vjeçarët shqiptarë nga testimi ndërkombëtar PISA, për sa i përket të menduarit kreativ. Vendi ynë renditet i fundit nga 64 shtete të marra në studim.
Aktivisti Kolindo Vjerdha, në një intervistë me gazetaren Fabjona Pasho, për CNA TV, analizon shkaqet e këtij rezultati.
"Tjetër raport nga PISA që tregon gjendjen kritike në të cilën ndodhet arsimi sot. Lidhet pikërisht me shkencën dhe inovacionin. Duhet të kuptojmë realitetin me të cilin ne sot jetojmë, në një botë që po shkon dhe po përqafon zhvillimet teknologjike, digjitale, inovacionin. Këtë përpiqet që të kuptojë, nëpërmjet mendimit kreativ. Ky testim, një nga rezultatet, e cila tregon realisht situatën kritike në të cilën ndodhet vendi ynë. Shqipëria ka përqindjen më të lartë të nxënësve, të cilët në më pak se 30 sekonda nuk arrijnë të titullojnë, apo nuk arrijnë të kuptojnë një figurë. Ajo çka ne sot dështojmë janë pikërisht politikat. Nga ana tjetër kemi problematika sa i përket formimit të mësuesve. Duhet të kuptojmë shumë qartë që në sistemin arsimor shqiptar kemi mësues të cilët nuk kanë lëvizur nga vendi i punës. Ata duhet të kuptojnë se duhet të ketë jo vetëm trajnime, me të cilat ministria po mundohet që të shfajësojë veten, apo të delegojë përgjegjësi në këtë situatë, duke ritrajnuar mësuesit. Një trajnim, i cili është jashtë orarit të punës, por kjo nuk zgjidhet vetëm me një trajnim, ky duhet të jetë një proces afatgjatë. Flasim për adoptim të proceseve mësimore, drejt zhvillimeve", u shpreh ai.
Sipas Vjerdhës, këto rezultate ndikojnë breza të tërë dhe do të kenë pasoja për 15 vitet e ardhshme, ndërsa thekson se mungon vullneti për të ndërmarrë politikat e duhura.
"Ajo çka në vetvete mbart ky raport, lidhet pikërisht me inovacionin, adoptimin me proceset e reja të punës dhe vendosjen në terma konkretë, sa i takon mendimit kreativ të 15-vjeçarëve. Është një raport i cili në vetvete na tregon se si do të jetë situata sa u takon studentëve, qytetarëve, në 15 vitet e ardhshme. Pra, jo vetëm tregon situatën në të cilën ndodhet arsimi. Këtu ne kuptojmë realisht se sa të efektshme janë metodat sot, por mund të jetë një projeksion shumë i mirë për të kuptuar realitetin tonë në 15 vitet e ardhshme, për ata të cilët do të jenë në tregun e punës. Nëpërmjet këtij testimi, ne arrijmë të kuptojmë në vetvete efektivitetin e politikave, si përkthehen njohuritë e nxënësit në praktikë dhe në përditshmëri. Është shumë e rëndësishme qëndrueshmëria politike. Në 10 vitet e fundit mund të themi se politikat sa i takon vlerësimit të nxënësve, sa u takon proceseve, teksteve në shkolla, kanë ndryshuar në vazhdimësi. Kjo tregon paqëndrueshmëri, por që ndikon drejtpërdrejt te cilësia, edhe tek adoptimi i mësuesve me procese të ndryshme, por mbi të gjitha te nxënësi, i cili e ka të vështirë të adoptohet në vazhdimësi. Është një proces i vazhdueshëm që nxënësit qëndrojnë brenda institucioneve arsimore ku kemi ndryshime të vazhdueshme të metodikave, të cilat ndikojnë padyshim edhe te formimi. Ne duhet të kuptojmë se tekstet, të cilat u trumbetuan shumë herë, të përkthyer nga Oxford-i, e të tjera me radhë. Ne arritëm të ndërtonim fabula sa u përket këtyre teksteve, por në të vërtetë rezultatet i masin këto tregues, të cilët janë të pakontestueshëm dhe na rendisin edhe larg vendeve të rajonit", tha ai.
Në fjalën e tij, aktivisti shprehet se për të rinjtë sot mungojnë modelet e duhura.
"Flasim për drejtues institucionesh të arsimit të lartë në vend, që duhet të ishte gur themeli i kërkimit shkencor. Vendi në të cilin studentët duhet të ishin të prirur të shkonin dhe të mësonin drejt kësaj bote akademike. Nëse ne themi për drejtues të tillë, të cilët e justifikuan veten me një gabim të vogël të bërë, atëherë kjo do përcillet edhe në nivelet më të ulëta. Kjo do përcillet edhe si një model për studentët. Përveç drejtuesit të Universitetit të Tiranës, me plagjiaturë janë po ashtu edhe disa ministra. Pra, po flasim për një proces, i cili është i përhapur. Në momentin që procesi është i përhapur, jo vetëm kthehet në model, por bëhet një fenomen i gjithëpranuar."
Edhe më herët, rezultatet e PISA-s për Shqipërinë kanë treguar se arsimi në vend ka problematika të thella./CNA
Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë...
Radio Televizioni Publik Shqiptar me në krye Alfred Pe...
Pak muaj më parë u miratua nga qeveria një akt normativ pë...
Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një ...
Ditën e sotme, CNA, përmes një investigimi me prova dh...
Të mërkurën, Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan N...
Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipëris...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Min...
Opozita nuk tërhiqet. Ashtu siç ka paralajmëruar, do t...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në Shkodër, ku...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
PISA ka publikuar raportin ku vlerëson aftësinë e nxën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri...
Protesta e profesionistëve të lirë dhe pankarta "i dua...
Drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Ko...
Sot është zhvilluar mbledhja e Sekretariatit Teknik të...
Analistët kthehen në profesionistë futbolli. Ky është ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi i Kombe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...