Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nga pikat e rregullores së re të Kuvendit. Gjykata ka rrëzuar pikën kur deputetët përjashtohen me 30 ditë kur ushtrojnë dhunë ndaj deputetëve të tjerë, dhe mbetet në fuqi ai me 10 ditë.
Ndërkohë kur deputeti përdor lëndë pirtekntike, tymuese ose bojëra është lënë në fuqi masa 60 ditore.
Përjashtimi prej 60 ditësh nuk do të lejohet për veprimet që janë vepra penale ose kur janë të përsëritura, pasi gjykata e konsideron këtë një masë ekstreme që cënon të drejtën e deputetit për të ushtruar demokracinë përfaqësuese.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, më 19.06.2024, mori në shqyrtim çështjen me objekt shfuqizimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, e ndryshuar me vendimin nr. 126/2023 të Kuvendit të Shqipërisë.
Gjykata mori fillimisht në shqyrtim çështjen e juridiksionit të saj për shqyrtimin e dispozitave objekt kërkese. Në këtë drejtim Gjykata nuk vuri në diskutim parimin e autonomisë rregullatore të Kuvendit, duke njohur edhe të drejtën kushtetuese të këtij të fundit për të përcaktuar rregullat në kuadër të parimit të funksionalitetit të tij.
Megjithatë, duke qenë se pretendimet e parashtruara nga kërkuesi, në thelb, kanë të bëjnë jo vetëm me të drejtat e deputetit si individ, por me ushtrimin e funksionit të tij si përfaqësues i popullit, Gjykata, me nismën e saj, vlerësoi ta shohë çështjen në drejtim të respektimit të parimit të demokracisë përfaqësuese, sipas nenit 2 të Kushtetutës, që parashikon ushtrimin e sovranitetit të popullit përmes përfaqësuesve të tij, si dhe parimit të proporcionalitetit, në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së masave disiplinore, dhe, për këtë shkak, arriti në përfundimin, njëzëri, se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e çështjes konkrete në kuptim të ruajtjes së parimeve dhe vlerave kushtetuese, mbrojtja e të cilave është funksioni kryesor i kësaj Gjykate.
Në lidhje me themelin e çështjes Gjykata vlerësoi të shqyrtojë vetëm përmbajtjen e atyre dispozitave të kundërshtuara të Rregullores së Kuvendit, të cilat, për shkak të përmbajtjes së tyre, mund të cenonin parimin e demokracisë përfaqësuese dhe nuk përbënin rregullime të asaj natyre, të cilat mbeten brenda autonomisë rregullatore të Kuvendit.
Në përfundim, Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës, duke shfuqizuar dispozitat e mëposhtme të Rregullores së Kuvendit:
Njëzëri, nenin 65/1, pika 6, shkronja “a”, me përmbajtje: “kur deputeti përdor dhunë ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave, të Gardës së Republikës ose punonjësve të medieve”, për shkak të paqartësisë së kësaj norme, e cila mund të çojë në arbitraritet në zbatimin e saj, pasi për të njëjtat shkaqe (dhuna ndaj deputetëve) është parashikuar nga i njëjti nen edhe masa displinore me 10 ditë përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare.
Njëzëri, nenin 65/1, pika 7, shkronjat “b” dhe “c”.
Në lidhje me shkronjën “b” të pikës 7 të nenit 65/1, me përmbajtje: “kur deputeti kryen veprime/sjellje që dyshohet se përmbajnë elemente të veprës penale, të parashikuara në Kodin Penal”, Gjykata vlerësoi se ai mbart paqartësi në formulim në lidhje me dyshimin për elemente të veprës penale.
Në lidhje me shkronjën “c” të pikës 7 të nenit 65/1, me përmbajtje “kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6”, Gjykata vlerësoi se masa është joproporcionale në drejtim të përshtatshmërisë dhe ashpërsisë së saj.
Me shumicë votash, nenin 65/1, pika 9, me përmbajtje: “Gjatë periudhës së zbatimit të masës disiplinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryejë dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.”, pasi ai përbën një masë të re disiplinore në kontradiktë me vetë titullin e këtij neni “Masa e përjashtimit nga komisionet dhe seanca plenare”, duke parashikuar shtrirjen e masës edhe në veprimtari të tjera parlamentare, të cilat parashikohen të listuara në nenin 40 të Rregullores së Kuvendit.
Për sa u përket dispozitave të tjera të kundërshtuara nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi se ai nuk solli argumente kushtetuese në drejtim të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese, ndaj vendosi rrëzimin e kërkesës për atë pjesë./CNA
Rezultante alarmante vijnë për 15-vjeçarët shqiptarë n...
Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë...
Radio Televizioni Publik Shqiptar me në krye Alfred Pe...
Pak muaj më parë u miratua nga qeveria një akt normativ pë...
Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një ...
Ditën e sotme, CNA, përmes një investigimi me prova dh...
Të mërkurën, Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan N...
Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipëris...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Min...
Opozita nuk tërhiqet. Ashtu siç ka paralajmëruar, do t...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në Shkodër, ku...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
PISA ka publikuar raportin ku vlerëson aftësinë e nxën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri...
Protesta e profesionistëve të lirë dhe pankarta "i dua...
Drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Ko...
Sot është zhvilluar mbledhja e Sekretariatit Teknik të...
Analistët kthehen në profesionistë futbolli. Ky është ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...