“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Kryeqyteti është kthyer në një kantier ndërtimi vitet e fundit. Që nga viti 2017, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është rritur ndjeshëm, duke kulmuar në 2022, në 1.8 milionë metra katrorë, që është niveli më i lartë historik i pas viteve ’90.
Krahas kërkesës së shtuar nga të huajt dhe emigrantët, blerjes për arsye investimi, interesit nga çiftet e reja, një nga potencialet më të mëdha ishte shtesa e popullsisë çdo vit në Tiranë. Nga viti 2012 deri në 2018-n, të dhënat e INSTAT tregojnë se popullsia e Tiranës shtohej mesatarisht me 20 mijë persona në vit.
Por, që nga viti 2019, shtesa e popullsisë në Tiranë është zvogëluar ndjeshëm, teksa dhe kryeqyteti nuk i ka shpëtuar tendencës së emigracionit dhe plakjes graduale të popullsisë. Në 2019-2020, kryeqyteti kishte 11 mijë banorë më shumë, shifër që u përgjysmua në vitet në vijim.
Në 2022, (sipas shifrave më të fundit të INSTAT, që raportoi popullsinë e janarit 2023) , popullsia në kryeqytet u shtua me vetëm 5.75 mijë persona, që është shtesa më e ulët historike, të paktën që nga viti 2011, kur INSTAT raporton të dhënat.
INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë në vitin 2022 ka shënuar rënien më të lartë në tre vjet, që nga periudha e pandemisë, duke u tkurrur me 1.1%, ose 31.8 mijë persona më pak.
Më 1 janar 2023 Tirana zë rreth 33,5% të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,5% dhe 9,8% përkatësisht.
Pavarësisht ngadalësimit kryeqyteti mbetet i vetmi që po sheh rritje vjetore të popullsisë.
Sipas INSTAT, llogaritjet e popullsisë më 1 janar 2023 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,6%).
Vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë në Tiranë
Pavarësisht rënies së popullsisë, ndërtimet në kryeqytet pritet të vijojnë.
Vitet e fundit, zëri kryesor i të ardhurave të Bashkisë është “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet, që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.
Nga dhënia e lejeve të ndërtimit bashkia arkëton rreth një të tretën e të ardhurave që ajo mbledh në total nga taksat dhe tarifat.
Bazuar në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2013, ky vrull pritet të vijojë. Në vitin 2023, nga ky zë Bashkia parashikon të arkëtojë 5.6 miliardë lekë të ardhura, që përbën 34% të totalit të të ardhurave të veta të Bashkisë, duke e bërë institucionin menaxhues të kryeqytetit tepër të varur nga lejet e ndërtimit, për sigurimin e të ardhurave të veta.
Në krahasim me parashikimin e 2022-it, (që ishte 4.8 miliardë lekë) nga ky zë pritet të arkëtohen rreth 16% të ardhura më shumë, ndërkohë që pritshmëria faktike e 2022-t është 6.5 miliardë lekë, një tregues se këtë vit Bashkia ka dhënë leje përtej parashikimeve.
Edhe në 2024 dhe 2025, vrulli i ndërtimeve pritet të vazhdojë, teksa Bashkia parashikon rreth 6.2 miliardë lekë të ardhura për secilin vit./Monitor


Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Dalin detajet e para nga arrestimi i dy punonjëseve, sekre...
Policia, me urdhër të SPAK-ut, arrestoi sot sekretaren e p...
Policia ka arrestuar ditën e sotme sekretaren e përgjithsh...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në ...
Ditën e sotme gjykata e Elbasanit liroi nga burgu ish-mini...
Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ka bërë thirrje SPAK q...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për gjyqtaren ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është gati plani ...
Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir...
Më datë 01.06.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë...
Sot Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë ish-ministri...
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri....
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka sqaruar për mediat m...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është paraqitur sot në SPAK...
Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë rajonit të Emilia ...
Arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të H...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha sot pagat...
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin për nisjen e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...