“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

REAGIM I TË PËRNDJEKURVE POLITIKË DHE KOMUNITETEVE FETARE NDAJ DREJTUESVE TË SHTETIT SHQIPTAR DHE TRUPIT DIPLOMATIK I AKREDITUAR NË TIRANË PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT! HESHTJA E SHTETIT SHQIPTAR PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT SJELL PËRÇARJE DHE URREJTJE NDËR SHQIPTARËT!
Ka mbi 6 muaj që Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në bashkëpunim dhe dakortësim të plotë me tre komuniteteve fetare Mysliman, Katolik , Orotodoksë dhe Bektashian i janë drejtuar Shtetit shqiptar dhe kan mbështetur kërkesën e Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë drejtuar institucjoneve të shtetit shqiptar që të dënohen krimet e komunizmit me ligj siç i ka dënuar Europa postkomunizëm.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Këshillit të Ministrave Edi Rama opozita e ashtuquajtur e djathtë antikomuniste, vazhdojnë të heshtin ndaj kësaj kërkese sa kushtetuese, njerzore, aq dhe e domosdoshme për zhvillimet politik shoqërore në Shqipëri duke dëmtuar rëndë ekuilibrat e shoqërisë në vend. Ka 34 vite që mijëra
familje shqiptare kërkojnë një varr për familjarët e vrarë pa faj nga diktatura, janë mbi 6000 familje shqiptare që presin një përgjigje nga ky shtet që e quan veten “demokratikë.” Por drejtuesit e shtetit vetëm Heshtin!
Kur do t’i dënoni krimet e komunizmit me ligj që t,ju bëjmë një varr në tokën e tyre martirve të lirisë, lajmëtarëve të Europës demokratike. Këta shqiptarë të pafajshëm i vrau banda e katilit, tradhëtarit të Shqipërisë Enver Hoxha, të cilët ju, që drejtojni Shqipërinë sot, vetëm e imitoni për të mbajtur pushtet dhe heshtni për krimet e tija makabre.
Një President që nuk nderon historinë e qëndrestarve antikomunist, që hesht ndaj krimeve të komunizmit, që nuk jep përgjigje për 6 muaj rrjesht kësaj kërkese njerzore kombëtare, si mund të drejtoi shtetin shqiptar? Një Parlament qesharak, që flet për gjenocidin e luftës së dytë botërore dhe nuk flet asnjë fjalë për krimet e komunizmit 50 vjeçarë, një Parlament që hesht për krimet e serbëve ndaj shqiptarve,të Kosovës , e tregon kujdes hipokrizie për krimet e serbëve në Bosnje.
A mund ti shërbej shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së lirive të qytetarve të vet?
Një Kryeministër që promovon në pushtet xhelatët e vrastarët e këtyre shqiptarve dhe i shpërblen me poste drejtuese, dhe me pensione marramendse, a mund ti shërbejë një shteti dhe sistemi demokratik.? Një opozitë apatike që ka ardhë në parlament me votat e antikomunistëve dhe familjarve të zhdukurve, i bashkohet heshtjes së pushtetit për krimet e komunizmit?! Cilën përfaqëson kjo opozitë??? Shqipëria vazhdon agoninë komuniste. Ka më se tredekada që politikanët e viteve 90 muarën përsipër përpara shqiptarve të traumatizuar nga diktatura komuniste për të ndërtuar një sistem demokratik, dhe bilanci mbas tre dekadash është jo shtet i së drejtës por rilindje të stalinizmit shqiptar. Kjo klasë politike e krijuar mbas shembjes së murit të Berlinit jo vetëm që nuk ndërtoi sistem demokratik ku të zhvilloheshin zgjedhje të lira, ku të kishte një drejtsi të pamvarun, ku prona private të shkonte tek i Zoti, ku të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të ishin të barabartë për të gjithë qytetarët. Këta politikan, në mënyrë të kaumfluar rindërtuan Stalinizmin e ri shqiptar me anën e korrupsionit dhe duke mos dënuar krimet e stalinizmit enverist, shkatruan sistemin e zgjedhjeve të lira dhe i krijuan shoqërisë një sistem
staliniste ku partitë politike dhe kryetarët e tyre u kthyen në sundues dhe të pazavendësueshëm duke mbajtur peng demokracinë e shum pritur të cilën e kan mbërthyer për fyti duke mos e lejuar as të vdesi as të jetoi. Këto veprime antidemokratike që çfaqin sot politika e pushteti me urrejtje ndaj shtresës më fisnike, qëndrestare ndaj diktaturës dhe paqedashëse ndaj shoqërisë janë këmbanë alearmi për mos funksionimin e shtetit shqiptar!
Sot jemi i vetmi vend europjan që nuk dënuam krimet e stalinizmit shqiptar, dhe i krijuam shoqërisë fenomenin e shpopullimit nga Shqipëria si vend që ska shtet të së drejtës.
Sot politikën në Shqipëri e bëjnë stalinistët e rinj të cilët për tre dekada nuk lejuan as nuk lejojnë zgjedhje të lira, ndrim elitash. Ata që përvetsuan politikën në 90, ata sundojnë si barbarë Shqipërinë. Partia e Punës së Shqipërisë që kreu krime ndrroi emrin në Parti Socijaliste, duke luftuar me çdo lloj mjeti për të mbrojtur krimet e Enver Hoxhës. Partia Demokratike që u shit si e djathtë në 90, bashkëpunoi me Partinë që ndrroi emrin vetëm me mbajt pushtet dhe aspak për liri e demokraci për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut siç u sakrifikuan për 50 vite Antikomunistët shqiptar dhe familjarët e të zhdukurve të komunizmit që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.
Si mund të heshti opozita e ashtuquajtur e djathtë, për 6 muaj rrjesht ,ndaj kërkesës së Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe komuniteteve fetare, ndaj familjeve të zhdukurve të 6000 shqiptarve të vrarë pa faj që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

A kanë ndërgjegje kombëtare këta drejtues të shtetit shqiptar që për masakrat që jan kryer në popullin e tyre , heshtin ndaj vrasjeve dhe vuajtjeve të bashkombasëve të tyre. Si mund të ndërtojnë demokracinë këta, kur shkelin dhunojnë të drejtën e shqiptarve të kenë një varr në tokën e tyre. Ka 34 vite që politika nuk lejon asnjë antikomunistë të drejtoi institucjonet e shtetit shqiptar. Nqs në Shqipëri nuk ke lidhje me diktaturën nuk mund të bëhesh pjesë e politikës apo të zgjidhesh e të drejtojsh institucjonet shtetrore. A nuk është dhunim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kjo në Shqipëri.???
Sot piskama e mijëra të zhdukurve jehon me thirrjet “Ku i keni vorret o burra e gra shqiptare!”

Kjo piskamë njerzore duhet të trondisi të gjithë ata shqiptarë, media, shoqëri civile që sistemi demokratik të funksionoi dhe të ju japi qetsinë shpirtnore mijëra shqiptarve që u sakrifikuan për liri demokraci dhe barazi dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre.
Askush nga vrarsit e tyre deri në sot jo vetëm nuk u penalizuar për krimet që kishin kryer, por njohën poste drejtuese në shtetin e ashtuquajtur “demokratik” dhe në anën njerzore nuk kërkuan falje.
Zotrinj Ambasadorë që përfaqësoni demokracinë e lirinë e vendeve tuaja, mos heshtni ndaj kësaj tragjedie kombëtare që i ka ndodhur popullit shqiptar e që sot vuan akoma heshtjen dhe bërjen palë të juve, me sunduesit e shtetit shqiptar. Ju sjellim në vëmendje se historia përsëritet, në mbarim të luftës së dytë botërore heshtja e juaj, e la vendin tim për 50 vite nën diktaturë.
Shpresojmë se gjaku i pafajshëm i shqiptarve që deshën liri dhe Shqipërinë si Europa dhe në partneritet e në miqësi të përjetshme me SH.B.A, të ndërgjegjësoi JU, ti bashkëngjiteni kërkesës tonë legjitime që të dënohen krimet e komunizmit me ligj, dhe jo të bëhej palë me heshtjen e sunduesve shqiptarë! Nga tragjedia e krimeve të komunizmit po ju sjellim në vëmendje një masakër të vitit 1948 juve që drejtoni shtetin dhe politikën shqiptare: U pushkatuan pa faj në një natë marsi 1948 , ora 5.00 të mëngjesit, pranë Rrëmajit në Shkodër, e vazhdojnë mos me pas një vorr në tokën e tyre!
1. Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik i Vatikanit),
2. Imzot Nikoll Deda, Ipeshkëv.
3. At Mati Prennushi, Provinçial i Françeskanve Shqiptar.
4. At Çiprian Nika, Rektor i Françeskanve Shqiptar.
5. Caf Dragusha,
6. Cin Serreqi,
7. Guljelm Suma,
8. Ing. Fahri Rusi,
9. Abdullah Kazazi,
10. Pjetër Pali,
11. Dulo Kali,
12. Xhelal Hardolli,
13. Gaspër Simon Gaspri,
14. Murat Hysen Haxhija
Qënja e mbi 6000 shqiptarve pa varr si falet kurrë kriminelave barbar , as bijëve të tyre të cilët sundojnë demokracinë dhe heshtin ndaj këtyre krimeve. Cila Europë ju pranon JU, që fyeni bashkombasit tuaj duke mos u lejuar dhe një varr në token e tyre. Si nuk turpërohi përpara botës demokratike që nuk e denon krimin dhe kriminelin komunistë, përkundrazi fyeni këtë pjesë të popullsisë së martirizueme duke nderuar xhelatët.
Si mund të drejtoni mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve që s’kanë një varr në token e tyre?
Kjo heshtje që ka zgjedhur Presidenti, Kryetare e Parlamentit, Kryeministri, apo Opozita, ky veprim i juaj si drejtues të shtetit sjell vetëm përçamje e urrejtje ndaj shqiptarve.
Kjo heshtje është tradhëtia ndaj atdheut. Shqipëria nuk do të ketë kurrë paqe, pa u denua krimet e komunizmit, dhe ju si drejtoni këtë shtet do të ju denoi historia për heshtjen tuaj vrastare si bashkëfajtorë me krimin e kriminelët!
Ne të mbijetuarit e diktaturës që përçuam paqe për 34 vite presim përgjigjen tuaj publike: Kur do ti denoni krimet e komunizmit me ligj si gjith Europa!
Dr. Besim NDREGJONI
Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Presidenti i Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Dëgjojmë shpesh të flitet për teknologjinë më të re, a...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar statistikat e U...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka treguar disa nga ...
Reshjet e shiut dhe breshërit kanë përfshirë pasditen ...
Pas më shumë se 4 muaj, që nga dita kur u përfshi nga ...
Sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së janë marrë disa v...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se tashmë që PD...
Kreu i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së ...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha dh...
Departamenti amerikan i Shtetit ka pbulikuar raportin ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ...
Edvin Kulluri, sekretari i Bashës, tashmë i mbetur pa ...
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë nga ambientet e SPA...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca i ka dhënë lam...
Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dhe kry...
Gykata e Posaçme e Apelit prishi këtë të hënë vendimin...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
3 drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tus...
Studentë dhe pedagogë, të premten kanë zgjedhur Lorenc...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqit...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...