“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas ceremonisë së Fronëzimit.
Hirësi Anastasi tha se Fronëzimi është një ngjarje e kishës, një gur i ri i vendosur në tempullin e gjallë të trupit të Krishtit.
Ai theksoi se ky vend që po i besohet nuk është i tij, por i Zotit.
“Sot ndodhem para jush me një ndjenjë falenderimi dhe mirënjohjeje. Fronëzimi është një ngjarje e Kishës, një gur i ri i vendosur në tempullin e gjallë të trupit të Krishtit.
Në dritën e mësimeve peshkopi është thirrur të mbajë ndezur pishtarin e besimit, të ngushëllojë të lënduarit, të bëhet shenjë e gjallë e pranisë së Krishtit mes besimtarëve.
Unë jam këtu, që të mos kërkoj lavdinë e botës, por lavdinë e kishës, të mos qëndroj mbi të tjerët, por në mes të tyre. Zemra ime mbushet me përulësi, ky vend që po më besohet nuk është i imi, por i zotit.
Besoj se jo vetëm unë, por edhe të gjithë vëllezërit peshkopë të pranishëm këtu, së bashku, si Sinod i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kemi të njëjtin qëllim: të bashkëveprojmë e të mbajmë mbi supe kryqin e Krishtit, që kisha jonë të ndriçojë gjithmonë si dritë e së vërtetës dhe e shpresës.
Ju, që për më shumë se 27 vjet e drejtuat këtë Mitropoli të shenjtë, u përkushtuat, u sakrifikuat dhe u bëtë atë shpirtëror për besimtarët, për klerikët dhe laikët, duke u bërë njëkohësisht edhe mik i dashur për gjithë popullin. E dorëzoni sot këtë Mitropoli të lartësuar, të stolisur, të bashkuar, një grigjë nën një bari. Kjo është arritja më e madhe: që të jemi një, ashtu siç edhe ne jemi një me Krishtin.
Mitropolia e Shenjtë e Korçës ka një vend të nderuar në historinë e kishës sonë. Korça është quajtur shpesh 'qyteti i dritës dhe i kulturës': këtu u hapën shkolla, këtu u formuan breza intelektualësh, këtu u lidhën kultura me besimin dhe arsimi me shpirtin. Kishat e saj, manastiret, ikonat dhe këngët e saj ende flasin për një trashëgimi të pasur shpirtërore. Ky vend nxori martirë e shenjtorë, burra dhe gra që nuk iu nënshtruan errësirës së ateizmit, por ruajtën zjarrin e besës kur të gjitha dritat e tjera u shuan.
Unë ndiej se sot hyj në këtë trashëgimi të shenjtë, duke ardhur nga Vlora e Shën Nestorit, Shën Anstit, Shën Donaktit, Shën Nilit dhe Shën Omilit, ku Perëndia më ka denjësuar të jetoj mes njerëzve të virtytit, të lutjes, sakrificës dhe altruizmit. Nuk isha i denjë, por jam shumë mirënjohës. Kujtoj edhe Atë Kozmain e Apolonisë, që bashkoi qytetet tona gjatë përndjekjes komuniste, si dhe Ignatin e Beratit.
Rruga që më solli këtu, rrugë që e përshkova pa e ditur se kah më kishte nisur Perëndia, më dha mundësinë të jetoj e të punoj pranë dy prej figurave më të mëdha të kishës sonë: të madhit Anastas të Shqipërisë dhe të urtit Imzot Joanit.
Nuk jam këtu që të flas si i huaj mes jush, por si një vëlla në Krishtin, i lidhur me dashurinë dhe me shenjtërinë e etërve që përmenda. Nuk jam këtu për të nisur nga e para, por për të vazhduar një histori që ka rrënjë të thella. Jam këtu për të shkruar një kapitull të ri në librin e gjatë të besimit dhe të dashurisë që kjo Mitropoli e ka gdhendur në gjuhën dhe jetën e popullit tonë.
Sot sfidat janë të tjera. Nuk kemi përndjekje të hapura, por kemi forma të fshehta të tyre: shpërfillje, relativizëm dhe materializëm. Njeriu shpesh humbet në zhurmën e shumë zërave dhe ofertave të kota. Të rinjtë, jo rrallë, nuk gjejnë kuptim në jetën e përditshme. Pikërisht këtu hyn misioni i kishës: të jetë dritë dhe udhërrëfyes. Roli i saj nuk është të dënojë, por të ndriçojë; jo të përjashtojë, jo të gjykojë, por të udhëheqë me dashuri.
Kisha është spital shpirtëror, ku të gjithë gjejnë shërim; është shtëpi, ku çdo njeri ndien mbrojtje; është shkollë, ku mësohet e vërteta. Popull besimtar dhe i dashur i Mitropolisë së Korçës, ju siguroj se nuk vij si i huaj, por si vëlla. Dëshira ime është që të njihemi më thellë. Dhe kjo njohje nuk është kureshtje e thjeshtë njerëzore, por një thirrje shpirtërore që bëhet marrëdhënie, marrëdhënie që kthehet në bashkëjetesë, dhe bashkëjetesa në përjetimin e Krishtit.
Pa Krishtin çdo marrëdhënie është e brishtë, çdo bashkim është i përkohshëm, çdo vëllazëri është e pamjaftueshme. Me Krishtin edhe i panjohuri bëhet vëlla, edhe i largëti bëhet i afërt, edhe i huaji bëhet pjesë e trupit të njëjtë. Apostulli Pavël na kujton: 'Të gjithë, në një Frymë, u pagëzuam për të qenë një trup.' Dhe në këtë trup, që është kisha, nuk ka ndarje, por një unitet të thellë që buron nga vetë Krishti, Koka e saj.
Shën Gjon Gojarti na kujton se Kisha është bashkësi dashurie dhe shenjtërie, ku askush nuk jeton për veten, por për tjetrin, sepse të gjithë jetojmë për Krishtin. Kjo do të thotë se unë, si bariu juaj, nuk mund t’ju njoh vërtet nëse nuk ju shoh të bashkuar me Krishtin; dhe ju nuk mund të më njihni mua vetëm nga emri apo figura ime, por vetëm nëse shihni tek unë besimin në Krishtin.
Pra, njohja jonë nuk duhet të ndalet në një nivel njerëzor, por të gjejë përmbushje në përvojën e përbashkët të Fjalës dhe të Mistereve të Shenjta. Aty, në Kungimin e Shenjtë, ku Krishti vetë na bëhet Bukë e Jetës, ne njohim njëri-tjetrin jo si individë të ndarë, por si anëtarë të një trupi të vetëm, të një familjeje të shenjtë.
Etër të dashur, bashkëpunëtorët e mi më të afërt në vreshtin e Zotit, ju jeni zëri i përditshëm i kishës; praninë tuaj e ndien çdo lagje, çdo fshat e çdo shtëpi. Përmes jush predikohet Ungjilli, kremtohen misteret, dhe populli i Perëndisë ushqehet me hirin e shenjtë. Ju jeni duart me të cilat Krishti bekon, buzëqeshja me të cilën Bariu i Mirë ngushëllon, dhe zemra me të cilën ai i mbledh delet e Tij. Pa ju, çdo fjalë e imja do të ishte bosh, çdo përpjekje do të mbetej pa fryt. Për këtë ju falënderoj me gjithë zemër për gjithçka që keni bërë deri më sot", tha Mitropoliti i Korçës, Anastasi./ CNA
Fortlumturia e Tij, Joani, po udhëheq ceremoninë e Fronëzi...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë lumi Vjosa...
Sot në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në ...
Analisti Andi Bushati tha se pushteti në vend është i lidh...
Patriarkut Ekumenik i Konstandinopojës, Vartholomeu i ka d...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje nga mekanizmi i man...
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla ka nda...
I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kap...
2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bu...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e thelluara mbi vrasjen e...
Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 d...
Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pograde...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përj...
Papa Leo i XIV, i ka dërguar një letër urimi Fortlumturisë...
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se administratorët e 5 njës...
Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë k...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskenat e gjyqit të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...