Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Fortlumturia e Tij, Joani, po udhëheq ceremoninë e Fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Anastasit.
Kryepiskopi Joan theksoi se fronëzimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm ku themelet e kishës janë hedhur, kisha është ringritur dhe puna për forcimin e saj duhet të vazhdojë.
Fortlumturia e Tij, Joani, i dorëzoi si një thesar të çmuar Mitropolinë e Korçës, duke thënë se po e lë në duar të sigurta dhe të arta.
Kryepiskopi Joan u shpreh i bindur se Korça do të lulëzojë nën udhëheqjen e Mitropolitit të Korçës, Anastasit.
“Të dashur vëllezër hierarkë, të dashur besimtarë.
Sot është ditë e madhe gëzimi për Mitropolinë dhe Kishën. Jemi mbledhur këtu për të fronëzuar Mitropolitin e ri një bir të devtoshëm të kishës që sjell përkushtimin shpirtëor.
Pata bekimin dhe privilegjin të vazhdoja punën e Kryepiskopit Anastas për vite me radhë.
Vitet që kam kaluar këtu janë më të bukurit e jetës sime. Korça do të jetë përgjithmonë në zemrën time. Do ju kujtoj gjithmonë me mirënjohje.
Fronëzimi i Mitropolitit të Korçës Anastas vjen në një moment të rëndësishëm ku themelet janë hedhur, kisha është ringritur dhe puna për forcimin e kishës duhet të vazhdojë. Po të dorëzoj këtë thesar të çmuar. Po e lë në duar të sigurta dhe të arta. Korça do të lulëzojë në udhëheqjen tënde”, tha ndër të tjera Kryepiskopi Joan.
Pjesë nga fjala e Kryepiskopit Joan
Sot është një ditë e madhe gëzimi dhe takimi për Mitropolinë e Korçës dhe për gjithë Kishën tonë. Jemi mbledhur në këtë kishë katedrale, kushtuar Ngjalljes së Krishtit, për të përshëndetur dhe uruar Mitropolitin e ri, Hirësinë e Tij, një bir të devotshëm të Kishës sonë, i cili edhe në këtë ditë të shenjtë na jep një shembull të përkushtimit shpirtëror dhe të shërbesës.
Para se të flas për Mitropolitin e ri, më lejoni të kujtoj me mirënjohje të thellë punën titanike që është bërë në këtë Mitropoli të shenjtë nga Kryepeshkopi i ndjerë. Kur ai erdhi këtu, si në gjithë Shqipërinë, gjeti një situatë shumë të vështirë: kishat ishin të shkatërruara ose të kthyer në magazina, besimtarët të frikësuar dhe të shpërndarë, kleri pothuajse mungonte krejtësisht dhe vetë jeta ortodokse ishte dobësuar.
Por, me hirin e Perëndisë dhe me mbështetjen e besimtarëve të devotshëm, ai kreu punën e madhe të rindërtimit, si për ngritjen e infrastrukturës fizike, ashtu edhe të asaj shpirtërore – një vepër të jashtëzakonshme që e përmbushi me sukses të plotë.
Unë pata bekimin dhe privilegjin të vazhdoja veprën e tij për 27 vjet, ndonëse me sfida dhe pengesa, por gjithmonë pranë një komuniteti ortodoks të mrekullueshëm, të devotshëm dhe besnik, që më mbështeti dhe më qëndroi afër në çdo vështirësi. Vitet që kam kaluar këtu janë ndër më të bukurat e jetës sime, dhe Korça, ashtu si çdo qytet dhe fshat i kësaj Mitropolie, çdo kishë, çdo njeri dhe çdo familje besimtare, do të mbetet përgjithmonë në zemrën time.
Ti dëgjove thirrjen e Zotit: “Eja pas Meje”. Dhe ti, si Mateu tagrambledhësi, si Pjetri dhe Andrea peshkatarët, le pas gjithçka dhe ndoqe Krishtin. Ky është një shembull personal dhe një mesazh i fuqishëm për shoqërinë tonë materialiste, e cila shpesh vendos në vend të parë lumturinë e përkohshme dhe pushtetin. Vendimi yt për të lënë karrierën bankare dhe për t’iu përkushtuar Kishës, dëshmon se Krishti vazhdon të thërrasë njerëz edhe në shekullin XXI, dhe se ka ende burra të guximshëm që i përgjigjen kësaj thirrjeje. Ti je prova e gjallë se fjalët e Ungjillit nuk janë relike të së kaluarës, por forcë e gjallë dhe frymëzim për të tashmen dhe për të ardhmen.
Rruga jote deri në këtë moment ka qenë domethënëse. Linde në Vlorë në vitin 1979. Që në rini tregove etje për dije, duke studiuar fillimisht në Athinë për gjuhën greke, pastaj në Universitetin e Vlorës, ku përfundove studimet master në Administrim Biznesi gjatë viteve 2001–2005. Këto studime të dhanë një formim të gjerë intelektual dhe kulturor. Por mbi të gjitha, brenda teje kishte lindur një thirrje shpirtërore: dëshira për të shërbyer Kishës, për ta ndihmuar dhe mbështetur atë.
Në vitin 1992, në kushtet ende të vështira të pas-komunizmit, u pagëzove, dhe që nga ai moment e mbajte gjithnjë në zemër zjarrin e dashurisë për Krishtin dhe për Kishën. Aty mësove se besimi i vërtetë nuk qëndron në fjalë të mëdha, por në veprat e vogla të dashurisë. Mësove se Kisha nuk jeton me politikë dhe diplomaci, por me lutje dhe sakrifica.
Bashkëpunimi yt me Mitropolinë e Beratit u bë një tjetër shkollë formimi, ku përfiteje nga urtësia dhe përvoja shpirtërore e atyre që të udhëhiqnin. Edhe pse nga viti 2005 deri në 2017 punove në bankë, nuk u shkëpute kurrë nga Kisha. Që prej vitit 2006 shërbeve si anëtar i Këshillit të Rikonstituar Laik, duke dhënë ndihmën tënde profesionale për administrimin e Kishës.
Kur më në fund, në vitin 2017, iu përkushtove plotësisht Kishës, përparimi yt ishte i shpejtë dhe i natyrshëm. Peshkopi yt i atëhershëm, duke parë përkushtimin tënd, të dorëzoi në pak kohë nga diakon në prift e më pas në arkimandrit. Kjo nuk ishte thjesht një ngjitje hierarkike, por njohje e përkushtimit tënd të plotë. Çdo dorëzim për ty nuk ishte vetëm një akt liturgjik, por një moment formimi dhe trashëgimi urtësie.
Nga mësimet e Zotit tonë Jezu Krisht, nga jeta shpirtërore e Kishës së shekujve, dhe nga pararendësit tanë, mësojmë se udhëheqësi shpirtëror duhet të prijë grigjën e tij me dashuri dhe përkushtim. Mësojmë se bariu i vërtetë nuk sundon mbi grigjën, por i shërben asaj. Dashuria baritore nuk është abstrakte, por konkrete: të vizitosh të sëmurin, të ushqesh të uriturin, të veshësh të zhveshurin, të ngushëllosh të pikëlluarin, të përkrahësh të dobëtin, të mësosh të paditurin dhe të ndihmosh të humburin të gjejë rrugën.
Po kështu mësojmë si të kombinohet urtësia me thjeshtësinë, autoriteti me përulësinë, vizioni me realizmin. Mësojmë se nuk mjafton të ndërtojmë ndërtesa kishtare, por duhet të ndërtojmë edhe tempullin shpirtëror në zemrat e njerëzve.Mësuam të duam Perëndinë, dhe e dimë se të gjitha bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Atë. Duke mbajtur këto mësime në mendje e në zemër dhe duke i zbatuar ato me përkushtim në jetë dhe në punë, do të shpëtosh edhe veten, edhe ata që të janë besuar ty.
Korça, qyteti që është kryeqendra kulturore e Shqipërisë, djepi i arsimit kombëtar dhe i qëndresës shpirtërore, aty ku lindi Rilindja Kombëtare dhe u hap shkolla e parë shqipe, ka dhënë shumë për kombin tonë dhe është përballur me sfida të mëdha. Emigrimi masiv, plakja e popullsisë, vështirësitë ekonomike, ndikimi i sekularizmit, humbja e vlerave tradicionale dhe dobësimi i familjes janë ndër shkaqet që e bëjnë të vështirë ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe funksionale.
Jam i bindur se do të gjesh përgjigje krijuese për këto sfida dhe do të dish të komunikosh me të rinjtë në gjuhën e tyre, duke përdorur mjetet moderne, por pa komprometuar mesazhin e përjetshëm. Përvoja jote, si drejtor ekzekutiv i Logos-it, anëtar i bordeve të Klinikës së Ungjillëzimit dhe i Shkollës së Dashurisë, si edhe detyrat e tua si përfaqësues i Kishës dhe i institucioneve arsimore, kanë dëshmuar aftësinë tënde për të udhëhequr, për të kuptuar dimensionin shoqëror të Ungjillit dhe për të qenë shembull i përkushtimit. Studimet e tua në Universitetin Logos të kanë dhënë thellësi në doktrinë dhe në jetën shpirtërore.
Je thirrur të jesh jo vetëm një administrator i aftë, por mbi të gjitha një udhërrëfyes shpirtëror, një ngushëllues dhe dëshmitar i gjallë i pranisë së Krishtit. Je thirrur të jesh një dritë që ndriçon errësirën, një zë që shpall të vërtetën, një dëshmi e gjallë se Krishti është i gjallë.
Populli i Korçës pret shumë prej teje: të rinjtë presin frymëzim, të moshuarit ngushëllim, të varfërit shpresë. Në momentet e vështira, kujto thjeshtësinë dhe përulësinë e Atë Kozmait, mençurinë dhe dashurinë e Kryepeshkopit Anastas, që me veprën e tij të pashoqe ringriti Kishën tonë nga gërmadhat. Por, sidomos, kujto fjalën e Apostullit: “Gjithçka mund ta bëj me anë të Krishtit që më forcon.” Sepse pa Krishtin nuk mund të bëjmë asgjë.
Nuk je vetëm. Pas teje qëndron i gjithë Sinodi i Shenjtë, klerikët e nderuar dhe mijëra besimtarë që do të luten për ty. Mbaj gjithmonë mend se të është dhënë hiri i Perëndisë, dhe Ai nuk na ka dhënë frymë frike, por frymë force, dashurie dhe urtësie.
Së bashku do të vazhdojmë traditën e shenjtë që na është besuar. Le të lulëzojë Mitropolia nën drejtimin tënd. Le të bëhet një qendër rrezatimi shpirtëror për gjithë vendin tonë dhe një model për botën ortodokse.
Të uroj jetë të gjatë dhe të frytshme në vreshtin e bekuar të Zotit e të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht./ CNA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se tashmë lumi Vjosa...
Sot në orën 11:00, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në ...
Analisti Andi Bushati tha se pushteti në vend është i lidh...
Patriarkut Ekumenik i Konstandinopojës, Vartholomeu i ka d...
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje nga mekanizmi i man...
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla ka nda...
I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kap...
2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bu...
SPAK ka ndarë detaje nga hetimet e thelluara mbi vrasjen e...
Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 d...
Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pograde...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përj...
Papa Leo i XIV, i ka dërguar një letër urimi Fortlumturisë...
Bashkia e Durrësit ka njoftuar se administratorët e 5 njës...
Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë k...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskenat e gjyqit të...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga hetimet që ja...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...