Vranësira dhe reshje kalimtare/ Moti për ditën e sotme, 4 qershor 2026
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...

Deputetja Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh për të diskutuar mbi dëmin dhe pasojat që sjell ligji i ri i Zonave të Mbrojtura.
Tryeza e parë e diskutimit ishte në Pogradec, me ekspertë, me profesorë, me pjestarë të shoqërisë civile ku u fol për qasjen ndërtimore të ligjit të ri dhe u ndalën te rasti konkret i Liqenit të Ohrit, me mbrojtje UNESCO dhe parkut Drilon-Tushemisht.
Zhupa thekson se ky ligj nuk bën asgjë tjetër veçse heq atë nocion kryesor që kishte ligji i vitit 2017 “ndalimin e ndërtimeve”, “ndalimin e shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura”.
Sipas deputetes, i vetmi vend që e quan progres shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura është Shqipëria.
Ndër të tjera ka shigjetuar Ministrinë e Mjedisit, duke e quajtur "Ministria e Ndërtimit".
Zhupa i është drejtuar ministres Mirela Kumbaro se “më shumë dëm nuk bën qesja që hidhet jo në koshat e duhur, por diku tjeter, sesa shkatërrimi i Zonave të Mbrojtura”.
Deklarata e Ina Zhupës
“Ky ligj nuk bën asgjë tjetër vetëm se heq atë nocion kryesor që kishte ligji i vitit 2017 “ndalimin e ndërtimeve”, “ndalimin e shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura”. I vetmi vend që e quan progres, që e quan të mirë, që e quan arritje shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura, është vetëm Shqipëria. Të gjitha vendet e tjera bëjnë politika që si t'i shtojnë, si t'i mbrojnë, si të shtojnë pyllëzimin e tyre, si të shtojnë më shumë mbrojtjen e kafshëve të egra, si t'i promovojnë këto, si të arrijnë t'i regjistrojnë në mbrojtje nga UNESCO, apo në mbrojtje të tjera të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.
Kurse vendi ynë bën të kundërtën me pretendimin që kjo u shërben turistëve. Në fakt kjo nuk i shërben turizmit, kjo u shërben vetëm xhepave të oligarkëve, që do të ndërtojnë resortet e tyre atje. Sepse turizmit i shërben më mirë së çdo gjë tjetër, natyra, me gjithë aktivitetet që na mundëson, me gjithë hapësirën e veçantë që mundëson, pra e ndryshme nga vendet e tjera sepse për resorte mund të gjesh më të mira dhe më luksoze në gjithë botën.
Nuk ka nevojë të konkurrojë Shqipëria me një industri resortesh ku janë ndërtuar tashmë në gjithë botën dhe janë të famshme për resortet, por duhet të konkurronte pikërisht me veçantinë e saj, me atë që e bën të ndryshme, me atë që e bënë të cilësohet si vend i shqiponjave dhe jo i resorteve të oligarkëve.
Aq më teper siç thotë ministrja e Mjedisit, që për mua duhet të ndërroj edhe emrin se duhet të quhet “Ministria e Ndërtimit”, që: Ju po pengoni zhvillimin e vendit dhe të sipërmarrjes?!
Nuk është zhvillim i sipërmarrjes kur shteti i dhuron falas zonat e mbrojtura, i jep mbrojtje sipërmarrësit dhe jo zonës. I garanton atij të ketë një investim privat në kurriz të atij publik.
Kjo nuk është të mbështetësh sipërmarrjen e lirë, ne jemi të djathtë patjetër mbështesim sipërmarrjen e lirë, por me tokë private, me rrisqe private dhe me fitimet e veta po ashtu private.
Jo t'i biem në kurriz publikut për t'i dhënë përfitime një oligarku lidhur me qeverinë duke u dhuruar copat e tokave sikur të jenë ato një trashëgimi e një qeverie.
Për Pogradecin ka reaguar vetë UNESCO për atë që po ndodh me projektin Drilon-Tushemisht, për shkak të çështjeve të tjera që unë kam në Gjykatën Kushtetuese, atë të Butrintit, kam ndjekur me rigorozitet konferencat e UNESCO-s për t'u informuar për gjendjen e Butrintit me atë rast dhe gjendjen e të gjithë pasurive që mbrohen nga UNESCO.
Dhe në konferencën e RIADIT në tetorin e 2023-shit, në sesionin e 45-të, u ngrit në mënyrë të veçantë shqetësimi dhe paralajmërimi i UNESCO-s për ndërtime që do të bëhen në atë që quhet zona Drilon-Tushemisht. Në Drilon-Tushemisht parashikohet që nga një trashëgimi kulturore natyrore e jashtëzakonshme e mbrojtur nga UNESCO, të kthehet në një lloj formë resorti ku prioritet kanë parkingjet nëntokësore dhe ndërtimi i hoteleve aty.
Kanë nxjerrë vendim në shtator 2023, në fletoren zyrtare që mund t'jua vë në dispozicion, provohet se si shpronësohen banorët për t'ia dhënë një ndërtimi të një privati tjetër, pra ia heqin një privati për t'ia dhënë një privati tjetër dhe për këtë hyn në rol shteti.
UNESCO ka kërkuar që projekti të ndërpritet sepse ndryshe do të duhet që të hiqet nga mbrojtja e UNESCO dhe të kthehet nga pasuri në rrezik, më pas në një pasuri të hequr nga lista e UNESCO-s.
Po çfarë bën qeveria dhe kush është ai që ndërton në Drilon-Tushemisht?
Është i njëjti që është edhe koncensionari i Butrintit, AADF, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.
Të cilët do të ndërtojnë Drilon – Tushemisht, të cilët marrin të gjithë benefitet e publikes për ta kthyer në private. Të cilët marrin një portofol që u takon qytetarëve të Pogradecit, qytetarëve të Shqipërisë, por dhe pasuri të mbrojtura nga UNESCO, për ta kthyer në një portofol të AADF-së. Duke cenuar kështu trashëgiminë dhe atë që ne u trashëgojmë brezave të ardhshëm.
Dhe çfarë bënë qeveria? Vetem 1 javë mbasi UNESCO bëri këtë paralajmërim nga konferenca, për të cilin duhet të reagonin duke I thënë që Ju nuk keni zbatuar as raportin e vitit 2020, vjen dhe bënë një paradë në mbështetje të AADF-s për ndërtime që po bëhen në Drilon – Tushemisht duke thënë që ky është një projekt që do t'i kthejë faqen Drilonit duke injoruar në mënyrë të hapur dhe flagrante rekomandimet e UNESCO-s dhe atë në fakt që është e mira e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e këtij vendi.
Ka një koncept që nuk e respekton as koncensioni i Butrintit, as ndërtimet në Drilon – Tushemisht por as ligji i i “Zonave të Mbrojtura”, është koncepti i solidaritetit mes brezave dhe ruajtja e trashëgimisë, mjedisit dhe identitetit për brezat e ardhshëm. Brezat sipas kartës së BE, kanë për detyrë që të përmirësojnë dhe të lënë një mjedis më të mirë brezave të ardhshëm dhe jo ta përkeqësojnë atë, është një nga parimet bazë të Bashkimit Evropian.
Dhe në nuk mund t'u lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm resortin privat, nuk mund t'u lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm një parking nëntokësor, një hotel dhe një resort, në vend të një lagune, të një liqeni, apo një mjedis natyror të mbrojtur.
Sepse kështu kemi shkatërruar parimet e solidaritetit të brezave, kemi shkatërruar mjedisin, kemi shkatërruar dhe kemi bërë një dëm të pakthyshëm mbrapa që është një dëm që do ta paguajnë fëmijët tanë, nipërit tanë, ata që do të jetojnë në një Shqipëri shumë më të keqe se si kemi jetuar ne.
Ndërkohë në duhet të bëjmë të mundur që të jetojmë në një Shqipëri shumë më të mirë sesa ajo që kemi jetuar ne dhe prandaj na duhet që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar që nuk bëhet fjalë për një dëm, i cili ndodh atje larg dhe nuk na prek. Por në fakt ky dëm na prek të gjithëve, na prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe ndonjëherë në mënyrë të tërthortë sepse është një trashëgimi që ne do t'ua lëmë fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.
Është një dëm që nuk rikuperohet dot dhe po të ndryshohet qeverisja nesër sepse po u ndryshua dhe u bënë resort, dhe po u kafshua hapësira e zonës së mbrojtur, ti nuk e kthen dot më në gjendje të mëparshme. Ndaj reagimi duhet të jetë i fortë dhe i përbashkët pa parë dallime politike, pa parë nëse është politikë apo shoqëri civile, por duke parë vetëm interesin publik dhe respektimin e Kushtetuës dhe standardeve të BE-së.
Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj, i cili do të çohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetët opozitarë duke qenë se janë një subjekt i pakushtëzuar, por ne nuk do jemi vetëm.
Ne do të kemi në krah shoqërinë civile, do të jemi bashkërisht, për ta mbrojtur sepse siç e thashë në krye të herës është një çështje përtej politikës dhe përtej partive. Është çështje që na takon të gjithve.
I them Mirela Kumbaros që më shumë dëm nuk bën qesja që hidhet jo në koshat e duhur, por diku tjetër, sesa shkatërrimi i Zonave të Mbrojtura. Në qoftë se jeni të ndërgjegjshëm për mjedisin, ndaloni këtë ligj që është klientelist, korruptiv dhe kundër interesit të publikut./ CNA
Autoriteti Rrugor shqiptar ka treguar situatën me rrugët n...
Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropi...
Reshjet e dëborës kanë nisur në aksin Dardhë-Boboshticë dh...
Gazetari dhe analisti Andi Bushati duke folur për nego...
Shefi i Protokollit të Oborrit Mbretëror, Beniamin Bak...
Kandidati më serioz i propozuar ndonjëherë për kryemin...
Të burgosurit e burgut të Reçit nëpërmjet një letre të pub...
Ditën e sotme pritet që Gjykata e Lartë të japë vendim...
Ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetarja Ola Xama ka folur për sulmet që i janë bërë nga ...
Elia Zaharia ka reaguar sërish për sherrin me Princ Le...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të hënë në rrj...
Reshjet e shiut këtë të hënë kanë bërë që qyteti bregdetar...
Siç pritej prej ditësh, sot ka plasur sherri në Këshil...
Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e Këshillit Dr...
8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veça...
Fondi Kulturor Rinor i Ballkanit Perëndimor sjell mund...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish Asamblenë e PS-...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...