Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Më 11 janar 2022, gjashtë zv/ministra, anëtarë të Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, iu rikthyen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2013 për organizimin e këtij komiteti dhe kërkuan që ta ndryshojnë atë.
VKM-ja me nr. 967, datë 25.10.2013 i jepte Komitetit të drejtën e shpalljes së “emergjencës mjedisore” në vend, por tetë vjet më vonë, Ministria e Mjedisit e konsideron këtë kompetencë të tepërt për shkak se është e pabazuar në ligj.
Nisur nga vendimi i qeverisë, Komiteti Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve vendosi në shkurt të vitit 2014 të shpallë “emergjencë mjedisore” në shkallë republike, duke i hapur rrugën miratimit të një oferte të pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe më pas atij të Fierit.
Kryeministri Edi Rama e quajti këtë vendim të Komitetit si “gurthemelin” e procedurës ligjore që qeveria e tij ndërmori për të miratuar tre koncesionet e inceneratorëve, gjatë përballjes së tij me komisionin hetimor parlamentar për aferën në shkurt të vitit 2022.
Megjithatë, një draft-projekt i iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sugjeron se si vendimi për shpalljen e emergjencës mjedisore në vitin 2014, ashtu edhe deklarata e kryeministrit para komisionit parlamentar në vitin 2022 nuk gjejnë mbështetje në asnjë ligj në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Propozimi për ndryshimin e VKM-së së vitit 2013 erdhi nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe u prezantua në mbledhjen e 11 janarit 2022 në Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, sipas procesverbalit të mbledhjes që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi.
“Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti,” thuhet në draftprojektin e Ministrisë së Mjedisit.
Në këtë dokument, Ministria propozon shfuqizimin e pikave dhe shkronjave që lidhen me shpalljen dhe përfundimin e emergjencës mjedisore si dhe krijimin e një task- force mjedisore në rastet e emergjencës mjedisore.
“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve,” thuhet më tej në draft-projekt.
E pyetur nga BIRN se çfarë masash ka marrë Ministria për rikthimin e situatës në ligjshmëri dhe nëse kryeministri Edi Rama ishte vënë në dijeni për konstatimin e paligjshmërisë në shpalljen e emergjencës mjedisore, ministja Kumbaro shmangu një përgjigje direkte përmes një zëdhënësi.
“Ky kantier ligjor nuk do të zhvillohet në mënyrë të fragmentuar, por si një paketë tërësore aktesh të integruara në kuadrin e programit “Ekonomia Qarkulluese” që iniciojmë këtë vit me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe në përputhje me planin analitik të projektakteve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit përmes një emaili.
Edhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, nuk iu përgjigj pyetjeve nëse kishte të drejtë kryeministri apo Ministria e Mjedisit dhe se çfarë masash kishte ndërmarrë qeveria kur ishte vënë në dijeni të paligjshmërisë së procesit. Fuga i tha BIRN se nuk komentonte për drafte.
Hetimi për aferën e inceneratorëve ka përfshirë një numër ish-zyrtarësh të qeverisë “Rama”, mes së cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Alqi Bllako dhe një dyzinë zyrtarësh dytësore që kanë marrë pjesë në procedurat e dhënies me koncension. Administratorët e kompanive koncesionare akuzohen gjithashtu për korrupsion dhe janë të shpallur në kërkim.
Megjithatë, zyrtarët më të lartë të qeverisë, duke nisur nga kryeministri Rama, e mbrojnë ligjshmërinë e procedurave që kishin ndjekur për këto kontrata, duke e parë çështjen e hetimeve si çështje e përgjegjësisë individuale të zyrtarëve.
Draft-projekti i Ministrisë së Mjedisit ka kaluar fazën e konsultimeve me institucionet e tjera, por vazhdon të mbetet e pamiratuar edhe pas një viti. Zv. ministrja e Mjedisit, Almira Xhembulla e mbrojti nismën në prill 2022 në një mbledhje të Këshillit Konsultativ, një strukturë e përbashkët e qeverisë qendrore dhe asaj vendore.
Ajo tha se propozimet u bënë “për të përmirësuar mënyrën e funksionimit dhe për të qartësuar detyrat e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve”.
“Qëllimi i këtij propozimi është shfuqizimi i një pjese të detyrave të Komitetit që nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore në fuqi për menaxhimin e mbetjeve,” tha zv.ministrja Xhembulla duke argumentuar nevojën e ndryshimit të VKM-së.
Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve e shpalli emergjencën mjedisore përmes një vendimi qarkullues më 5 shkurt 2014, pasi gjatë mbledhjes nuk u arrit konsensusi i nevojshëm.
Zv.ministrat e asaj kohe, Ylli Manjani dhe Arben Isaraj refuzuan ta firmosnin vendimin me arsyetimin se Komiteti nuk kishte tagër ligjor për të marrë vendime. Edhe ish-kryetarja e këtij komiteti, Oljana Ifti, ish-zv/ministrje e Mjedisit, e cilësoi vendimin e firmosur nga ajo, ‘pa fuqi ligjore’ dhe se komiteti kishte rol kordinues mes ministrive, jo vendimmarrës.
Në draft-projektin e Ministrisë së Mjedisit, Kumbaro pranon këtë handikap ligjor ku ishte futur komiteti.
“Theksojmë se roli i Komitetit është vetëm ai i bashkërendimit të detyrave të ministrive për menaxhimin e integruar të mbetjeve, dhe nuk mund të dalë mbi fushën e veprimtarive të institucioneve, që janë pjesë e Komitetit,” argumentohet në draft-projekt./ Reporter.al
Ditë pas dite është denoncuar megaafera me incenerator...
RCC lançon “Gratë Sipërmarrëse të Vitit 2022, në Ballkanin...
Nuk është bërë më e pazakontë, por sërish nga një vëzh...
Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar deklaratat e kry...
Media prestigjioze amerikane, “New York Times”, i ka kusht...
Një mbikalim në hyrje të qytetit të Shkodrës është shembur...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja, në një d...
Kryeministri Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Eur...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konkursin Ndërkomb...
Në autobusë dhe trena në Gjermani nuk është më e detyruesh...
Pak ditë më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zh...
Gazetari Armand Shkullakun, ka deklaruar se Dorian Duç...
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Neritan...
Edhe pse në studio të ndryshme televizive, Sali Berish...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi skandalin McGonigal...
Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po heton ish-a...
Në 15 korrik të 2022-shit, kryeministri Edi Rama zhvil...
Pas ulërimës së disa muajve më parë, analisti Andi Bus...
Në media ka qarkulluar një lajm se ish-zyrtari i FBI-së, C...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë publikisht për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...