“Duçka, ndërmjetës i Ramës”/ Shkullaku: Ja pse ka dhe pasaportë diplomatike dhe e-mail shtetëror
Gazetari Armand Shkullakun, ka deklaruar se Dorian Duç...

Pak ditë më parë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prezantoi gjetjet e Raportit të Tranzicionit për vitin 2022-'23. Për Shqipërinë, treguesi që mat mirëqeverisjen shënoi rënie, krahasuar me gjashtë vite më parë.
DW: Z.Plekhanov, është publikuar së fundi Raporti i Tranzicionit për vitin 2022-23. Si do t'i analizonit gjetjet për Shqipërinë?
Alexander Plekhanov: Viti 2022 ishte një vit sfidues në të gjitha rajonet ku ne investojmë, përfshirë Shqipërinë. Ekonomitë në Europë janë prekur thellësisht nga kriza energjitike dhe ndërprerje të tjera, pikërisht në kohën kur ato po rimëkëmbeshin nga pasojat e pandemisë së COVID-19. Një nga kapitujt e këtij raporti evidenton format se si kompanitë menaxhuan ndërprerjet e ndryshme të zinxhirit të furnizimit dhe dokumenton zhdërvjelltësinë e jashtëzakonshme të ndërmarrjeve private. Tre të katërtat e kompanive që veprojnë në Europë në import dhe eksport u përballën me ndërprerje të rrjetit të furnizimit, si pasojë e politikave 0-COVID të Kinës, të pushtimit rus në Ukrainë, motit ekstrem e shumë arsye të tjera. Kompanitë u treguan tepër elastike, rritën inventarët dhe gjetën furnizues të rinj (në 80% të rasteve, jashtë shteteve të tyre) dhe digjitalizuan menaxhimin e zinxhirit furnizues.
DW: Në këtë raport, treguesi që mat mirëqeverisjen ka shënuar rënie krahasuar me vitet e mëparshme, më konkretisht treguesi shënon 4.62 për vitin 2022, ndërkohë që në vitin 2016 shënonte 5.26. Cilët janë faktorët që kanë çuar Shqipërinë në regres brenda një periudhe 6-vjeçare?
Alexander Plekhanov: Treguesit e qeverisjes ndërthuren me një sërë masash të qeverisjes në nivel vendor dhe korporatave. Luhatja në rezultate pasqyron ndryshimet e shumë treguesve dhe gjithashtu varet nga progresi i bërë nga vendet e tjera, gjatë së njëjtës kohë. Për shembull, renditja e Shqipërisë në listën e indeksit të perceptimit të korrupsionit që analizon Transparency International, ishte më e ulët në vitin 2022 sesa në vitin 2016. Duke parë drejt së ardhmes, një ritëm më i shpejtë i reformës gjyqësore do të sillte rezultate në përmirësimin e tregut. Në të njëjtën mënyrë, do të kishte një përmirësim të tregut nëse do të zbatoheshin shqetësimet e ngritura nga Task-Forca e Veprimit Financiar në lidhje me kontrollet kundër pastrimit të parave, shqetësime të cilat e kanë futur aktualisht Shqipërinë në të ashtuajturën "listë gri”, zyrtarisht e njohur si lista nën monitorim të shtuar.
DW: A evidentoni rritje të korrupsionit dhe informalitetit dhe sa e dëmton përkeqësimi i situatës rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE?
Alexander Plekhanov: Në terma afatgjatë, të dhënat e studimit tonë tregojnë përparim. Çdo 6 vjet, së bashku me Grupin e Bankës Botërore dhe Bankën Europiane të Investimeve ne kryejmë sondazhe përfaqësuese me kompanitë. Ne u drejtojmë atyre një numër të madh pyetjesh rreth përvojave të tyre, përfshirë përvojat tipike të korrupsionit dhe informalitetit në sektorët dhe fushat në të cilat ato operojnë. Kur e zhvilluam këtë sondazh 20 vite më parë, në vitin 2002, kompanitë në Shqipëri raportuan se 6% e shitjeve të tyre shkonin për pagesa informale. Në vitin 2019, kjo përqindje kishte rënë në 2.7%. Kjo shifër vijon të mbetet më e lartë se Italia për shembull, ku mesatarja është rreth 0.3%, por gjithesi është më e ulët se 20 vite më parë.
Pavarësisht nga këto tendenca pozitive afatgjata, mbetet ende shumë punë për t'u bërë, duke përfshirë këtu rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për disa sfida që ne i përmendëm, si reforma e gjyqësorit, dispozitat ligjore kundër pastrimit të parave dhe zbatimi i tyre, për shembull.
DW: Si paraqitet situata për sa i përket rritjes së inflacionit dhe sa e rrezikuar është Shqipëria nga rritja e çmimeve?
Alexander Plekhanov: Inflacioni është një sfidë madhore e ekonomive me të cilat ne punojmë, në Europë, Mesdheun Jugor dhe Lindor dhe Azinë Qendrore. Në të gjithë rajonet inflacioni arriti pikun e tij në tetor 2022, me një mesatare prej 17.5%, nivel i përjetuar për herë të fundit në recesionin e vitit 1998. Inflacioni ka nisur të bjerë gradualisht që nga tetori. Çmimet e energjisë elektrike (në veçanti çmimet rekord të gazit natyror në Europë) dhe çmimet e ushqimeve ishin nxitësit kryesorë të inflacionit në fillim, ndërsa tani përbëjnë thuajse gjysmën e presionit inflacionist.
Edhe në Shqipëri inflacioni gjithashtu kulmoi në tetor 2022, por me një nivel dukshëm shumë më të ulët, në 8.3%. Në fundin e vitit ra në 7.4%. Varësia e ulët e Shqipërisë ndaj gazit ndihmoi për të mbajtur inflacionin nën kontroll, duke qenë se prodhimi më i madh i energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet. Besueshmëria e politikave të Bankës Qendrore ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm. Teksa ekonomia rritet dhe uji pakësohet gjithnjë e më tepër, kriza energjitike e vitit 2022 në Europë nënvizon rëndësinë e investimit në energji, me një fokus tek energjia e rinovueshme. Në këtë sektor, BERZH ka pasur një sërë projektesh të rëndësishme dhe vijon ta mbështesë vendin.
DW: Në cilat fushat vërehet progres dhe në çfarë sektorësh paraqitet situatë stanjacioni?
Alexander Plekhanov: Përmenda më sipër prioritetet për reformat qeverisëse dhe masat që duhet të merren kundër pastrimit të parave.
Për sa u përket pëparimeve, raporti ynë thekson përmirësime në fushën e gjithëpërfshirjes, ku Shqipëria ka shënuar një rritje prej 0.5 që nga viti 2016. Në veçanti, të dhënat e sondazhit flasin për një përmirësim të dukshëm për sa u përket aftësive digjitale të njerëzve dhe qasjes së përmirësuar në internet, në zonat problematike të dikurshme. Ishte gjithashtu inkurajuese të shihje turizmin në rritje gjatë vitit të kaluar, ku ne punuam ngushtë me këtë sektor, me qëllim që zhvillimi i turizmit dhe përmirësimi i gjithëpërfshirjes të forcojnë njeri-tjetrin.
Alexander Plekhanov është drejtor i BERZH për "Ndikimi i Tranzicionit dhe Ekonomive Botërore” (Transition Impact & Global Economics)/DW
Gazetari Armand Shkullakun, ka deklaruar se Dorian Duç...
Kryeministri Edi Rama ka debatuar me analistin Neritan...
Edhe pse në studio të ndryshme televizive, Sali Berish...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi skandalin McGonigal...
Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po heton ish-a...
Në 15 korrik të 2022-shit, kryeministri Edi Rama zhvil...
Pas ulërimës së disa muajve më parë, analisti Andi Bus...
Në media ka qarkulluar një lajm se ish-zyrtari i FBI-së, C...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë publikisht për ...
Sonte në emisionin e saj, Grida Duma, është shfaqur e ...
Pasi mungoi në një seancë parlamentare të "nxehtë" me ...
Në rrugën e Thesarit në zonën e "Freskut" kanë shpërth...
Prej ditësh është denoncuar në media se si ish-zyrtari...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të...
Një shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit është bë...
Partia Demokratike, në bashkëpunim me aleatët e saj ka...
Sot në parlament një prej deputetëve të PS, Baftjar Ze...
Arta Marku, prokurorja që vendosi Rilindja kryeprokuro...
Gjyqtarja Elona Toro është konfirmuar në detyrë. Pas anki...
Tre gjyqtare kanë dorëzuar kandidaturat për garën e kreut ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...