“Patronazhistët ndërruan vetëm krerët”/ PD, thirrje: Të heqim Shqipërinë nga duart e bandave
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka deklar...

Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar me fokus tek ligjet e reja të propozuara nga shumica socialiste, si ai për rikthimin e lojërave të fatit dhe për liberalizimin e investimeve në zonat e mbrojtura.
Në kalendarin e punimeve për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2024 të miratuar të enjten pa praninë e opozitës në Konferencën e Kryetarëve parashikohet votimi në seancë plenare me datë 8 shkurt i projektligjit “Për lojërat e fatit” një propozim i ardhur nga Këshilli i Ministrave që në korrik.
Dispozitat e reja ligjore që propozojnë rikthimin e basteve online më shumë se 5 vite nga ndalimi i tyre me ligj nga qeveria.
Ligji u miratua pa ndonjë debat thelbësor në komisionin e Ligjeve por ato shkaktuan kundërshtime dhe debat në komisionin për Ekonominë dhe Financat, duke bërë që të shtyhej disa herë futja e tij në seancë plenare.
Qeveria argumenton se me anë të ligjit të ri tenton ta formalizojë aktivitetin e basteve pasi pranoi se nuk e ka kontrolluar dot funksionimin e tij në mënyrë të paligjshme gjatë kësaj periudhe.
Sipas propozimeve të reja, bastet sportive do të lejohen vetëm online, e drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do jepet vetëm për 10 operatorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një komisioni të veçantë e kriteresh të forta.
Ligji u kundërshtua nga opozita, nga shoqata e basteve dhe atyre për mbrojtjen e lojtarëve. As vetë deputetët socialistë nuk kanë arritur të gjejnë konsesus mes tyre në komisionin e ekonomisë, ku po diskutohem ndryshime të mundshme mbi propozimet fillestare të qeverisë.
Ndërkohë, në kalendarin 3-javor të nisjes së sesionit të ri mazhoranca parashikon votimin më 15 shkurt të nismës ligjore të deputetëve të PS-së, e cila i hap rrugë shkatërrimit të mëtejshëm të Zonave të Mbrojtura natyrore me lejimin e investimeve turistike dhe ekonomike brenda tyre.
Aktivistët e mbrojtjes së mjedisit e cilësuan një “zhvillim skandaloz” dhe kundërshtuan njëzëri nismën.
Propozimet parashikojnë heqjen e neneve që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre duke lënë bashkive në administrim jo me pak se 20% të sipërfaqes së zonave te mbrojtura qe jane ne territorin e tyre.
Në kalendarin e ri të punës nuk parashikohet diskutimi i nismave për reformën zgjedhore dhe pse një vendim i Gjykatës Kushtetuese i ka lënë afat deri në 14 janar Kuvendit për të ndryshuar ligjin për garantimin e votës për diasporën.
Projektligjet dhe zgjedhjet e drejtuesve në institucionet e pavarura që kërkojnë shumicë të cilësuar votash do të hasin në vështirësi për t'u miratuar, nëse opozita nuk i rikthehet pjesëmarrjes në jetën parlamentare.
Edhe ky sesion pritet të nisë në një situatë tensionuar me të cilën u përshkruan javët e fundit të sesionit parardhës, ku opozita protestonte duke tentuar bllokimin e seancave, pasi mazhoranca refuzoi kërkesat e saj për hetim parlamentar të qeverisjes.
Ndërkohë PS ndërmori një sërë vendimesh në mënyrë të njëanshme, si ndryshimi i rregullores parlamentare duke ashpërsuar masat ndëshkimore për prishje të seancave dhe ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore./ Reporter.al
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka deklar...
Isuf Berberi, njeriut të cilit ne i kemi raportuar një...
Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për çës...
Prokuroria e Posaçme kërkon katër vite e 6 muaj burg për S...
Shkarkohet drejtoresha e Kadastrës në Sarandë, Aida Demi. ...
Policia e Korçës, në 48 orët e fundit ka vendosur 50 m...
Gazetarja Lise Josefsen Herman, në një intervistë për ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për biznesmeni...
Ermal Mamaqi, aktori i njohur i humorit shqiptar, ka r...
Të premten, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ë...
Gazetari Armand Shkullaku i lidh ndryshimet në qeverin...
Ish-zëvendësministrja e qeverisë “Rama”, Ornela Çuçi, ...
Ish-deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se drejtësia ...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapa...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin "Opinio...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Adea Pirdenin si mini...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet e fundi...
Analisti Andi Bushati ka folur për arrestimin e ish kryemi...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka ...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka degjeneruar Lulzim Bashën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...