Korça ka vlerësuar figurën e Llazar Fundos, intelektualit korçar dhe njeriut vizionar që skicoi një ëndërr të madhe për Europën Federale, duke qenë në krah të Alterio Spinellit.
Me nismën e kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, në mbledhjen e ditës së enjte të Këshillit Bashkiak u miratua propozimi që sheshi i vogël para bashkisë të merrte emrin e një prej figurave më të shquara të Korçës që kanë lënë gjurmë në histori, atë të Zai Fundos.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, tregon për CNA-në propozimin e dhënë prej tij në nder dhe vlerësim të Fundos, duke treguar vlerat dhe kontributin e madh që kjo figurë ka dhënë për Shqipërinë e për Korçën në veçanti.
Filo e konsideron Llazar Fundon një figurë poliedrike, që fatkeqësisht është pak e njohur për vlerat që përfaqëson. Kryebashkiaku thotë se Fundo ka qenë personalitet i Korçës e Shqipërisë, patriot që e donte vendin e qytetin e tij.
"Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Bashkisë është miratuar një propozim i kryetarit të Bashkisë së Korçës për të emëruar një hapësirë në krah të bashkisë si sheshi ‘Llazar (Zai) Fundo’. Ka qenë një propozim i imi për të vlerësuar këtë figurë poliedrike do të thosha, që është fatkeqësisht akoma pak e njohur për vlerat që ka përfaqësuar dhe për kontributet që ka dhënë. Zai Fundo ka qenë një personalitet i Korçës dhe i Shqipërisë, një patriot, i cili e ka dashur Korçën, këtë qytet, ka dashur vendin, ka ardhur nga jashtë shtetit, është kthyer në Korçë për të dhënë kontributin e tij në luftën kundër pushtuesve fashistë”, u shpreh ai.

Filo shtoi se Zai Fundo ka kontribut të gjithanshëm në shumë fusha dhe se kjo vendimmarrje e Këshillit Bashkiak i shërben promovimit dhe njohjes së kësaj figure të rëndësishme të historisë sonë.
“Llazar Fundo ka qenë një figurë komplekse, mjafton të përmendim faktin që ka qenë një nga përkrahësit e parë të ideve komuniste, duke pasur parasysh idealizimin e këtyre ideve, por në të njëjtën kohë ka qenë një nga të zhgënjyerit e parë, duke parë se si komunizmi mund të shkiste në totalitarizëm, konkretisht në Bashkimin Sovjetik në vitet e Stalinit. Ka qenë një nga kritikët e parë të Stalinit dhe është dënuar me vdekje nga Kominterni. Ndërkohë që sa i takon Shqipërisë, ka qenë pa dyshim një patriot, një antifashist i vendosur.

Pikërisht në shkallët e bashkisë ku jemi sot, ai ka mbajtur një fjalim dhe ka qenë një nga personalitetet, i cili është burgosur nga fashistët në ishullin e Ventotenës, dhe atje së bashku me personalitete të tjera, do të veçoja italianin antifashist Alterio Spinelli, kanë qenë bashkëhartues të manifestit të Ventotenës, i cili hedh themelet e asaj se çfarë është sot Europa e Bashkuar ku ne duam të integrohemi. Kjo është një pjesë e kontributit patriotik të Zai Fundos, ai ka qenë një figurë e gjithanshme për të dhënë kontribut edhe në fusha të tjera, në letërsi, estetikë dhe jo vetëm. Prandaj besoj se ky propozim i kryetarit të bashkisë dhe kjo vendimmarrje e Këshillit Bashkiak, i shërben promovimit dhe njohjes së kësaj figure të rëndësishme të historisë tonë”, theksoi Peleshi.
Kontributi i madh i Llazar (Zai) Fundos ka sjellë vlerësimet e qytetarëve korçarë, politikanëve dhe intelektualëve të cilët e njohin mirë figurën e tij. Ky vit përkon me 80-vjetorin e ekzekutimit të Fundos, teksa ka qenë drejtuesi politik i PS-së, Niko Peleshi, që e ka njoftuar paraprakisht këtë nismë e cila u zyrtarizua këtë të enjte.
Llazar Fundo është një figurë komplekse e historisë shqiptare. Një intelektual poliglot me plot 9 gjuhë të huaja, që lindi në një familje tregtarësh nga Voskopoja në Korçë, më pas në rini u bë komunist, u pushkatua nga komunistët dhe përpara togës së pushkatimit la testamentin e tij: “Komunizma që idealizonim si Krishtin, për nga ligësitë ia kalon dhe djallit. Kam qenë komunist, por s’do të vdes kurrë i tillë. Mund të gënjeja për të shpëtuar kryet, por s’mund ta bëj një gjë të tillë. Fotot që janë në çantë t’i jepen nënës në rast se është gjallë”.
Këto janë fjalët e një intelektuali të kalibrit europian. Një ish-anëtar i Kominternit që më pas denoncoi dhe akuzoi Stalinin dhe krimet e tij.

Historia e diktaturës në Shqipëri e akuzon si tradhtar, dikush tjetër si themelues të Partisë Komuniste, por faktet dhe të vërtetat e zbuluara tregojnë një intelektual që qëndroi me vlera dhe përkushtim në krah të njerëzve më të mëdhenj të kohës.
Fundo është arrestuar nga italianët në 5 maj 1939 dhe nuk ka asnjë lidhje me themelimin e PKSH-së nga Dushan Mugosha, Miladin Popoviç dhe Enver Hoxha si vegël e tyre në nëntor 1941. Llazar Fundo ndodhej i internuar në Vetontene dhe kur në Shqipëri jugosllavët themelonin Partinë Komuniste, ai firmoste “Il Manifesto Di Vetontene”, i cili është dokumenti ku janë hedhur rrënjët e Bashkimit Europian. Një prej hartuesve dhe firmëtarëve të saj është Llazar Fundo, i cili shpesh thirrej Zai.
Fundo vlerësohet nga historiografë italianë, gjermanë, francezë, shqiptarë etj., si një nga filozofët më të mëdhenj të kohës, politikan dhe një parimor plot ide që kërkonte një Europë pa kufij./ CNA TV
Prokuroria e Durrësit ka dalë me një njoftim në lidhje...
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, është paraqit...
Gazetari Elton Qyno ka qenë ditën e sotme në Prokurori...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka forcuar përpjekjet në lu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është thirrur n...
E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, ka...
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është dorëzuar në poli...
Ditën e nesërme, ora 12:00, opozita do të zhvillojë marshi...
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë nga ambientet e SPAK-ut...
Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë vënë në pranga 9 p...
Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka folur për ...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur s...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për masakrën me 3 vik...
Njoftimi i Policisë: Në vijim të veprimeve procedurale, n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për vrasjen...
Anija me mbetjet e dyshuara si të rrezikshme, që u kthyen ...
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë vijon të ketë një nive...
Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsioni...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...