Noka: Me mediat "vari Carlo-n" kam vetëm një komunikim, "vari Carlo-n"
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...

Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë punës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për lirinë e medias nuk sheh asnjë përmirësim.
Kështu tha ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili ia dorëzoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Raportin e Progresit të hartuar nga Komisioni Europian.
Gonzato tha se KE-ja vëren angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit europian si përparësi kryesore strategjike. Gjithashtu, sipas tij, KE-ja vlerëson harmonizimin e plotë me politikat e jashtme të BE-së.
Ai tha se nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund t'ia dalë të hapë të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.
Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian më 15 tetor.
Pasi renditi fushat ku Shqipëria ka bërë përparim, ambasadori u ndal te çështjet që shihen me shqetësim nga Komisioni Europian.
"Sa i përket kriterit politik, vlerësohet se funksionimi i institucioneve demokratike është pjesërisht i kënaqshëm, kryesisht për shkak të situatës thellësisht të polarizuar politike që ndikon negativisht në aftësinë e Parlamentit për të luajtur rolin e vet dhe po rezulton edhe në vonesa në emërimin e individëve në poste kyçe”, tha Gonzato.
Ai e cilësoi urgjente nevojën për të rindërtuar një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës politik, duke e vlerësuar si thelbësor për mundësinë për të realizuar reformat e lidhura me BE-në.
Korrupsioni mbetet sërish shqetësim serioz, përparimi që është shënuar vlerësohet se vjen falë punës së SPAK-ut, ndërsa ka shqetësim për politikën që përpiqet të ndërhyjë.
“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz. Raporti vëren disi progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo ndodh për shkak të punës së shkëlqyer të SPAK-ut, i cili ka vazhduar të prodhojë rezultate konkrete përshirë edhe për çështje ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe në luftën kundër krimit të organizuar, KE-ja sheh disi progres, por edhe kjo falë punës së SPAK-ut. Shqetësimet mbeten sa u përket orvatjeve për ndërhyrje dhe trysni politike në sistemin gjyqësor”, tha ambasadori i BE-së. Gonzatoi shprehu keqardhje që nuk ka asnjë përmirësim për lirinë e shprehjes.
“Për fat të keq nuk ka asnjë progres sa i përket lirisë së shprehjes, sidomos për çështje që kanë të bëjnë mbi vendosjen e interesave të biznesit, medias, politikës në këtë drejtim, dhe kushtet problematike të punës së gazetarëve”, theksoi ambasadori i BE-së në Tiranë.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi Raportin e Progresit real dhe të balancuar. Ai tha se janë vlerësuar të gjitha përpjekjet që ka bërë Shqipëria për të arritur progres në rrugën drejt BE-së e gjithashtu tregon qartë çështjet ku duhet fokusuar për përmirësim.
Rama u ndal më shumë në arritjet e shënuara, si vlerësimi për rritjen ekonomike, procesin e digjitalizimit, reformat në fushën e energjisë, si dhe vlerësimin maksimal për politikën e jashtme.
"Nga viti në vit marrim nota të mira, por jemi shumë të vetëdijshëm se për notën maksimale kemi ende shumë punë për të bërë”, tha Rama.
I pyetur për zhvillimet e fundit politike që lidhen me aksionin opozitar, Rama tha se qeveria shqiptare është e hapur për diskutime, ndërsa ambasadori i BE-së tha se shpreson që të gjendet rruga për të riangazhuar opozitën, por kjo kërkon angazhimin e dy palëve./ Voa
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka takuar ditën e sotm...
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, është paraq...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe ...
Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe ...
Mësohet se 32-vjeçari Arlind Bushati ka ndërruar jetë ...
Në progres raportin e BE-së për Shqipërinë, për vitin 2024...
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rën...
Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se sul...
Në automjetin tip “Benz” me të cilin po qarkullonte viktim...
Komisioni Europian vlerësoi sot gjatë publikimit të Raport...
Progres-raporti i BE-së për vitin 2024 shpreh vlerësime nd...
Universiteti Kombëtar i Arsimit në Distancë (UNED) i Spanj...
Zbardhet lista me emrat që kanë shprehur interesin për ven...
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera ...
Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve që kan...
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve po diskutohet pro...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan shpalli në kërkim dy ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...