web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit sesa të familjes

30 Tetor 2024, 22:10, Aktualitet CNA

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit

Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nga Barometri lidhur situatën ekonomike të vendit 22.7% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 51.3% e vlerësojnë atë negativisht dhe 25.6% as pozitivisht dhe as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë e vendit është ulur me 5.1 pikë, ndërkohë që vlerësimi negativ për situatën ekonomike të vendit është rritur me 12.1 pikë.

Lidhur me situatën ekonomike të familjes, 34.8% e qytetarëve e vlerësojnë atë pozitivisht, 29.9% negativisht dhe 35.1% as pozitivsht as negativisht. Krahasuar me 10-muaj më parë vlerësimi pozitiv për ekonominë familjare është ulur me 6.4 pikë, ndërkohë që   vlerësimi negativ është rritur me 2.9 pikë.

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit

Vlerësim më negativ për situatën ekonomike të vendit





Lajmet e fundit nga