“Më e mira në 100 vite”/ Gazetari: Protesta e la për “vjeshtë” sistemin dhe klasën politike shqiptare
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...

Pasuritë e paluajtshme po kryesojnë investimet e huaja direkte edhe këtë vit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti investimet e huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 97 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 24%.
Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2024. Investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rritje me 43% krahasuar me 6-mujorin 2023. Edhe vlerat progresive janë më të lartat historike të investimeve të huaja direkte në prona për periudhën. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme përbënin më shumë se 24% të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2024.
Blerjet e shtetasve të huaj ose jorezidentë kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ciklin rritës të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit. Zbulimi i Shqipërisë si destinacion turistik, kosto më e ulët e jetesës dhe çmimet relativisht më të lira krahasuar me tregjet konkurrente kanë shtyrë shumë shtetas të huaj apo shqiptarë me banim jashtë vendit të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme, në 6-mujorin e parë të këtij vitit rreth 27% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 61% rezultojnë shtetas të vendeve të Bashkimit Europian.
Sektori i dytë për nga vlera e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të këtij viti ishte ai i aktiviteteve financiare. Investimet e huaja direkte në këtë sektor arritën vlerën e 126 milionë eurove, me një rritje prej 7% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.

Ndjek sektori i industrisë nxjerrëse, me një vlerë totale investimesh prej 101 milionë eurosh. Megjithatë, investimet në këtë sektor kanë pësuar rënie me 32% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.
Sektori i katërt për nga vlera e investimeve të huaja është industria përpunuese, me 90 milionë euro për gjashtë muajt e parë të vitit. Investimet e huaja në këtë sektor janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sektori i energjetikës në vitet e fundit e ulur kontributin në investimet e huaja direkte. Për 6-mujorin, investimet në këtë sektor kishin vlerën e 73 milionë eurove, 7% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike. Pas përfundimit të këtyre projekteve, ritmi i investimeve këtyre investimeve shënoi një rënie, por megjithatë në vitet e fundit ka një interes në rritje sidomos për energjinë nga burimet diellore.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në gjysmën e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 749 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njo...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për shpalljen ...
Emisioni investigativ ‘Plug’ ka denoncuar se si prona ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për goditjet ndaj prostit...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 2...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka h...
Kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi në vitin 201...
Shemsi Prençi një nga emrat e parë që kandidoi për poz...
Drejtuesi i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elba...
Komisioni i Venecias pranon kërkesën e Kuvendit të Rep...
Sot me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar ...
Qeveria ka marrë vendimin për të mbyllur veprimatrinë e ko...
SPAK në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol kanë kryer një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ditën e sotme avokatët e kreut të PD-së Sali Berisha d...
Revista prestigjoze amerikane, “Forbes”, ka nxjerrë disa t...
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) pu...
Një studim i publikuar së fundmi për punën e SPAK, jep...
Kryeministri Edi Rama foli në OKB dhe tha se mund të k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...