web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës për klubin "Partizani"

25 Shtator 2024, 16:38, Aktualitet CNA
Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës
Jamarber Malltezi

Ditën e sotme avokatët e kreut të PD-së Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, firmosën dosjen e mbylljes së hetimeve nga SPAK lidhur me çështjen “Partizani”.

Pas këtij akti, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka treguar me dokumente, për CNA se si Edi Rama në atë kohë kryetar bashkie, pasi kishte ndryshuar destinacionin e klubit “Partizani” dhe kishte firmosur lejen për ndërtim, refuzoi të zbardhte lejen e ndërtimit që e kishte miratuar vetë KRRT në shkurt të 2008.

Malltezi deklaron se pas kësaj, Xhim Begeja dhe firma “Kontakt” dërguan në gjyq Bashkinë e Tiranës për të detyrim të zbardhjes së aktit, një gjyq që zgjati dy vite dhe e fituan me vendim të formës së prerë.

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës

Por pavarësisht vendimit të gjykatës, Edi Rama refuzoi sërish të zbatonte vendimin e gjykatës dhe nuk e zbardhi lejen e ndërtimit.

Jamarbër Malltezi thekson se pas kësaj e kanë dërguar sërish në gjyq Bashkinë për shpërblim dëmi dhe nisën punimet.

Malltezi përmes dokumenteve tregon se ka tre vendime të kundraligjshme për gjobë, pezullim dhe prishje nga INU.

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës

Sipas Malltezit gjykata vendosi që Rama kishte shpërdoruar detyrën dhe Bashkia e Tiranës i detyrohej 320 mijë euro dëm që u krye me shlyerje detyrimi.

Malltezi nxjerr dokumentet/ Tre vendimet e kundraligjshme të Ramës

Më tej në lidhje me këtë çështje, Malltezi e drejton gishtin nga SPAK dhe prokurorët të cilët nuk kanë thirrur kryeministrin Edi Rama që ta pyesin për:

-Inventarin e objekteve të ‘zëna forcërisht’.

-Ndryshimin e destinacionit në vitin 2006.

-Lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 2007.

-Zonimin funksional me vendim të KRRT numër 238 të datës 27.12.2008, që e ktheu zonën për ‘zhvillim me parametra të lartë urbanë’.

-Refuzimin e zbardhjes së lejes së ndërtimit.

-Keqpërdorimin e INU në shkelje të vendimit të gjykatës.

-Dëmin financiar mbi 320 mijë euro nga shpërdorimi i detyrës sipas vendimit të formës së prerë nga gjykata./ CNA





Lajmet e fundit nga