Sulmet e vazhdueshme ndaj protestuesve, me gjuhe fyese dhe linçuese deri duke i quajtur psikopatë, janë sinjali i shqetësimit të madh që ka pushteti i mercenarëve mediatikë të pushtetit dhe përfituesit e Rilindjes, nga pagesa aferash, përfitues koncesionesh, të cilët janë kthyer në biznesmenë dhe përfitues të dhjetëra miliona eurove pasuri në vila, apartamente dhe hotele.
Protesta mund të ketë shumë diskutime, për rrymat, partitë e vogla, interesat dhe këdo tjetër aty që shkon me porosi apo inat, por edhe vërteta është që shumica janë njerëz të lirë, familjarë që shkojnë me fëmijë, të rinj dhe qytetarë, të cilët janë të mërzitur, të ngarkuar plot mllef nga pushteti 13-vjeçar i Rilindjes, ku një nga arsyet që i bën të jenë kundër qeverisë janë edhe fytyra si Mero Baze.
Në shkrime përpiqet të thotë se ata janë linçues dhe shajnë, vetë shkruan janë psikopatë, mediokër dhe budallenj. Mos vallë Mero na del i tillë duke pasur të njëjtën qasje me segmente të caktuara të protestës, të cilat mund të jenë nën kontroll dhe shërbim të pushtetit pikërisht për t’i dhënë “ushqimin e duhur”, Merove dhe të mjerëve që më shumë sesa hallin se ju ikën Rama, kanë hallin e miliona eurove pasuri. Sa për Ramën, nuk e ka shumë merak, përkundrazi është bashkuar me dhjetëra të tjerë në “skuadrën” e pushkatimit pas burgosjes së Erion Veliajt.
Mero shkruan: Psikopatët që marrin mikrofonin, broçkullat që këpusin duke i quajtur ide, keqpërdorimet fetare dhe deri tek deliret në emër të popullit. Po Mero, në emër të kujt shkuan? Apo të miliona eurove dhe përfitimeve që ka marrë nga pushteti duke punësuar edhe qentë e macet me soj e sorollop ç’ka në fis. Kjo meritë e Rilindjes dhe faj i protestuesve “psikopatë”, në fakt, një vizitë e kapërcimeve të Meros nga Saliu te Rama, i quajtur terrorist nga kolegët, është më pranë së vërtetës së psikopatisë. Por kjo duhet vërtetuar, megjithëse tashmë në pleqërinë e vetminë e shpejtë nuk i bëjnë dot derman këshillat.
I quan psikopatë individët e lirë, disa prej tyre dikur miq të ngushtë të Meros dhe shërbëtorë të pushtetit të Rilindjes, por duhet të hanin aty me Bazen, jo t’i qëndronin përballë pagatorit të tij.
“Budallëku shpeshherë është gjëja më historike në këtë vend”, shkruan Mero. Këtu nuk gënjen, budallallëqet më të mëdha dhe idiotësitë më spektakolare i ka shkruar ai, që, edhe pse ka ndryshuar veshjet, qelb erë njësoj si dikur në korridoret e PD-së. Sepse Meros i qelb mendja./CNA
Mero Baze, në lëçitjen e tij të radhës, duket se ka ndrysh...
CNA prej ditësh ka publikuar emrat e blogerëve, personazhe...
Në lajthitjen e tij të radhës Mero Baze i cili duket se i ...
Në një nga shënimet e radhës që janë më shumë lëshime mend...
Kanë të njëjtën formë, stil, mënyrë, njëri me ato që artik...
Mund të mos e njohim nëpërmjet babi Gurit që ka qenë kokrr...
Mero Baze, në paçavuren e tij online, ka publikuar “psiqik...
I njohur botërisht si këllira e Saliut me një paçavure...
Në një editorial të tij Mero Baze, gazetari që qelb erë jo...
“Djali i dytë” i Sali Berishës dikur, siç quhej në korrido...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, në një nga paça...
Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë,...
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin...
Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë...
Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013...
Në një nga halucinacionet e tij raportuese në gazetën “Tem...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, njeriu i cili dje i...
Ndoshta mashtrimet që shkruan Mero Baze, në pleqërinë e ti...
Mero Baze, gazetari i familjes Veliaj, ka bërë thirrje pas...
Mero Baze ose siç e quajnë ndryshe Plaku Mere, në pleqërin...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Irani po përshtat dhe po rrit aftësitë e raketës së vet ba...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Presidenti kazak Kassym-Jomart Tokayev ndau disa kritika g...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...