Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Në një atmosferë dhimbjeje, komuniteti i besimtarëve të Kishës Ortodokse, familjarë e dashamirës, i dhanë sot lamtumirën e fundit priftit Kristaq Viso, një figurë e dashur dhe e respektuar që për dekada shërbeu me përkushtim ndaj Zotit dhe njerëzve.
Kryepeshkopi Joan Pelushi, në fjalën e tij ngushëlluese, theksoi devotshmërinë dhe gatishmërinë e pafundme të priftit Kristaq Viso. Ai e përshkroi si një punëtor të palodhur, gjithmonë i gatshëm për çdo detyrë, dhe nënvizoi shpresën e besimit të krishterë në ngjallje dhe jetën e përjetshme.
"Sot i japim lamtumirën e fundit vëllait tonë të dashur, priftit Kristo, i cili do të qëndrojë gjithmonë në memorien tonë si një punëtor i palodhur, i papërtueshëm. Sa herë e thërrisnin për çfarëdolloj pune ishte i gatshëm. Shpresojmë që veprat ta ndjekin pas sepse ne besojmë që jeta nuk mbaron prandaj dhe nuk dëshpërohemi si ata që nuk kanë shpresë - thotë Shën Pavli. Këto fjalë duhet t'i mbajmë mend gjithmonë sepse ne kemi shpresën që te Zoti nuk ka të vdekur. Zoti ynë nuk është Zoti i të vdekurve, por i të gjallëve dhe të gjithë te Zoti janë të gjallë. Ne besojmë në ngjallje sepse themeli i besimit tonë ështe pikërisht se Zoti e mundi vdekjen. Ne dëshpërohemi kur largohen njerëz të dashur dhe hidhërohemi për këtë gjë, por nuk dëshpërohemi si ata që nuk kanë shpresë. Sepse ne kemi shpresë në ngjallje. Lutem që Perëndia ta prehë shpirtin e tij në tendat e të drejtëve dhe familjarët e të gjithë dashamirësit të rrojnë e ta kujtojnë gjithmonë! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", tha Fortlumturia e Tij, Joani.
Atë Kristaq Mërtiri, mik i ngushtë dhe bashkëshërbestar i të ndjerit, ndau momentet e fundit të jetës së priftit Kristaq Viso. Ai tregoi se ngjarja tragjike ndodhi gjatë një pune vullnetare në çatinë e një kishe, ku po përgatiteshin materiale për restaurimin e Manastirit të Çifligut.
"Atë ditë kishte hipur në çati në kishën ku shërbej unë, për të hequr disa llamarina të cilat do t'i përdornim për të bërë restaurimin e manastirit në Çiflig. Kisha ishte shumë e amortizuar se ishte me pllaka zdrukthi dhe nga kondensimi ishin dëmtuar dhe nuk mbanin peshë. Atë ditë Kristaqi punoi pak, i zbërtheu të gjitha llamarinat ndërsa duke ikur mbrapa, ishte hapur një gropë dhe u rrëzua brenda në kishë. Kaq ishte gjithë historia. Si njeri rrallë se mund të gjendet si ai", tha Atë Kristaq Mërtiri.
Atë Kristaq Mërtiri e konsideron Kristaq Vison si një prift shembullor që e kryente detyrën me shumë devotshmëri, si njeri aktiv dhe shumë energjik, duke u qëndruar pranë qytetarëve në çdo moment.
"Si prift ishte një prift shembullor që e kryente punën me devotshmërinë më të madhe, detyrën ndaj zotit dhe njerëzve të cilëve u shërbente. Ishte një njeri aktiv dhe shumë energjik, pavarësisht se edhe mosha bën të vetën. Edhe pse ishte 66 vjeç ai aktivizohej, jo vetëm në problemet shpirtërore, por edhe në problemet fizike, materiale, duke dhënë ndihmesë", u shpreh më tej Atë Kristaq Mërtiri.
Prifti Kristaq Viso ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm pas disa ditëve në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës për shkak të dëmtimeve të marra nga rrëzimi i tij nga çatia e kishës së Shën Triadhës. Ai do të mbetet në kujtesën e besimtarëve si një njeri i përulur, aktiv dhe gjithmonë pranë komunitetit. Kujtimi i tij do të jetojë mes njerëzve që e njohën dhe e deshën./ CNA
Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare të Hetimit të Finl...
Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur këtë të m...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka ndarë të tjera detaje në ...
Përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, i pranishëm në konfere...
Prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu, ka dhënë detaje në lidh...
Në konferencën e përbashkët për shtyp këtë të martë, kreu ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka ndarë detaje në lidhje me...
Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve në qytetin turis...
Sot 27 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Gjuhës...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
SPAK ka kryer një tjetër operacion antidrogë ku raportohet...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në nisje të këtij...
Ish-deputeti Selami Jenishehri ka folur për ndeshjen Shqip...
Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme rreth 27.000 maturantë do t’i nënshtrohe...
Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mu...
Liri Berisha, mjekja dhe bashkëshortja e kryedemokratit Sa...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Serbin...
Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...