Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mungesa e shkëmbimit automatik të të dhënave mes sistemit qendror tatimor dhe atij vendor, deri te mosvendosja e një linku apo formulari online për vetëdeklarimet për ndryshimet e xhiros, vijojnë të shkaktojnë sorollatje për bizneset në Tiranë.
Muajin e kaluar gjithashtu rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.
Penalitetet për mosdeklarim në kohë të ndryshimit të xhiros nuk ishin të vetmet pasoja për subjektet.
Pas rivlerësimit të xhiros së deklaruar, një pjesë e bizneseve që u klasifikuan në kategori më të larta tatimore, u ngarkuan edhe me detyrime shtesë për taksën e infrastrukturës arsimore dhe taksën e pastrimit.
Bizneset bëhen çorap me taksat e Bashkisë Tiranë, nuk dinë çfarë po paguajnë; Penalizime të padrejta
Sipas ndarjeve të miratuar në Këshillin Bashkiak të vitit 2019, në Tiranë një biznes p.sh i shitjeve me pakicë me qarkullim vjetor të ardhura deri në 2 milionë lekë paguan 2,500 lekë në vit taksë për infrastrukturën e përkohshme arsimore.
Ndërsa për një biznes me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi është 1,500 lekë më shumë. Për këtë kategori detyrimi është 4,000 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa për t’u paguar arrin në 15,000 në vit.
Për penalitetet e bëra Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi më herët se detyrimi për vetëdeklarimin brenda 15 ditëve nga ndryshimi, në përputhje me nenin 43 të ligjit “Për procedurat tatimore”, është detyrim i bizneset ta kryejë pranë administratës së tatimeve të pushtetit vendor.
Sqarimi shkaktoi debate te biznesit, që ngritën shqetësimin se për plotësimin e këtij detyrimi nuk ka asnjë link zyrtar online apo formular në dispozicion nga tatim-taksat vendore. Ndërsa të adresa zyrtare [email protected] nuk merrnin asnjë përgjigje.
Më tej pas insistimit të Monitor Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaroi se “në orientimin e subjekteve për plotësimin e detyrimeve të tyre ligjore nëpërmjet vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të detyrimit procedura është duke na shkruar në emailin tonë zyrtar [email protected], ose duke u paraqitur fizikisht pranë sporteleve tona për të plotësuar formularin përkatës, si parimi bazë dhe universal mbi të cilin mbështetet çdo sistem tatimore”.
Për këtë situatë, debate pati edhe në radhët e ekspertëve, pasi sipas tyre ligji “Për procedurat tatimore” nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.
“Bazuar në udhëzimin nr. 24, datë 02.09.2008 për zbatimin e ligjit “Për procedurat tatimore” detyrimi për të njoftuar ndryshimet lind vetëm kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar,” u shpreh më herët audituesi ligjor Julian Saraçi.
E pyetur për këtë problematike, se pse nuk arrin sistemi të transmetojë automakisht të dhënat për ndryshimet e përgjegjësisë tatimore dhe përgjegjësi e kujt është vetëdeklarimi, pasi në ligj nuk përcaktohet në mënyrë konkrete institucioni për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tha se pavarësisht problematikave mbetet përgjegjësi e biznesit që vetëdeklarimim e ndryshimeve te xhiros ta kryejë pranë tatimeve e pushtetit vendor.
DPT sqaroi se të dhënat e xhiros prej disa vitesh regjistrohen online në sistemin qendror me zbatimin e fiskalizimit, nëpërmjet të cilave çdo muaj bëhet ndarja e biznesit në të vogël apo të madh, proces që më përpara përfundonte në fund të vitit. Por të dhënat nuk arrijnë të kalojnë automatikisht te bashkitë.
Administrata Tatimore thotë se kjo ndodh pasi nuk ka një sistem të unifikuar legjislacioni tatimor dhe teknik, pra bashki të ndryshme, përfshirë edhe Tiranën, e llogarisin detyrimin për taksat mbi ndarje të ndryshme të fashës së xhiros, të miratuar me vendimet e Këshillave Bashkiakë.
Për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar, bashkitë, përfshirë atë të Tiranës, mbështeten në marrëveshje të veçanta për marrjen periodike të informacionit nga administrata tatimore. Pra në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara për të dhënat e xhiros së biznesit, administrata e tatimeve vendore merr 1 deri në 2 herë vit informacion nga tatimet qendrore, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.
Pra nëse një biznesi i vogël në Tiranë me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, të ardhurat vjetore i rriten 2 apo 3 milionë lekë, për rrjedhojë për llogaritjen e taksave vendore do të klasifikohet në fashën tjetër të xhiros nga 2 deri në 8 milionë, vetëdeklarimi i ndryshimit të xhiros në Drejtorinë e Tarifave dhe Taksave Vendore të Bashkisë së Tiranës do të jetë përgjegjësi e tij, me qëllim evitimin e gjobave.
Nga bizneset vetëdeklarimi për ndryshimet e xhiros sipas sqarimeve të dhëna më parë nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore do të bëhen nëpërmjet plotësimit të formularit fizikisht prej biznesit te sportelet e kësaj drejtorie, apo duke i komunikuar ndryshimet këtij institucionit te adresa zyrtare [email protected]./ Revista Monitor
Liri Berisha, mjekja dhe bashkëshortja e kryedemokratit Sa...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Serbin...
Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025...
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysen...
Sot në mesditë, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administr...
Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e punës për nj...
Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Blloku...
Në Darëzezë është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit. CNA...
Ditën e sotme është hedhur shorti për trupën gjykuese që d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se klani "Tropl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hë...
Mitropolia e Shenjtë e Korçës ka dhënë lajmin e hidhur për...
Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëv...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Igna...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet n...
E marta shënon nisjen e provimeve të Maturës Shtetërore pë...
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të diel masën e sigurisë “a...
Këtë të diel u përkujtua 11-vjetori i Shërbesës së Shenjtë...
Sot më datën 1 Qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Kri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...