Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...

Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në "TikTok", duke përmendur shqetësime mbi sigurinë kibernetike dhe ndikimin negativ të përmbajtjeve të dëmshme te të rinjtë.
Megjithatë, ky ndalim ka rezultuar të jetë joefektiv, pasi përdoruesit shqiptarë kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar, kryesisht përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN).
Pavarësisht përpjekjeve për bllokimin e platformës, "TikTok" mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance, në fund të vitit 2024, aplikacioni kishte 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç në një vend me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh.
Analiza të fundit tregojnë se ndalimi ka pasur ndikim minimal në përdorimin e platformës. Sipas një raporti të Pikasa Analytics, vetëm një rënie prej 3.3% e postimeve është vërejtur pas ndalimit, ndërsa shikimet e videove janë rritur me 14% krahasuar me javën para ndalimit.
Pas ndalimit të "TikTok", përdorimi i VPN-ve në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme. Sipas ProtonVPN, përdorimi i shërbimit të tyre është rritur me 1200% në ditën e parë të ndalimit, dhe kjo tendencë vazhdon të rritet. Aktualisht në Shqipëri, në Appstore, VPN-të janë aplikacioni i tretë më i shkarkuar i muajit të fundit, pas ChatGPT dhe Temu.
Keishliii, një nga influencueset më të njohura në "TikTok" në Shqipëri, ka ruajtur një aktivitet të qëndrueshëm në platformë. Me mbi 134,000 ndjekës dhe një normë angazhimi prej 5.80%, ajo vazhdon të tërheqë një audiencë të gjerë. Postimet e saj arrijnë mesatarisht 101,200 shikime dhe 4,700 pëlqime, duke treguar një interes të vazhdueshëm nga ndjekësit e saj, pavarësisht ndalimit.
Një tjetër krijuese përmbajtjeje e njohur është Hatixhe Brika e njohur si Hati, e cila ka parë një rritje të numrit të ndjekësve të saj me 30% nga fillimi i vitit deri më tani. Ajo ka arritur 512.5 mijë ndjekës momentalisht dhe ka një numër pëlqimesh në total prej 32 milionë, që nga nisja e përdorimit të platformës.
Por çfarë tregon kjo?
Sipas ekspertit të teknologjisë, Tomi Kallanxhi, ndalimi i "TikTok" në Shqipëri ka treguar se në epokën digjitale, përpjekjet për të kufizuar aksesin në platforma të njohura mund të jenë joefektive dhe të sjellin pasoja të paparashikuara.
“Rritja e përdorimit të VPN-ve dhe vazhdimi i përdorimit të 'TikTok'-ut sugjerojnë se qytetarët janë të gatshëm të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet,” thotë ai.
Kallanxhi thekson se për shumë përdorues, ndalimi u bë një nxitje për të mësuar teknologji të reja. “Ka raste kur përdoruesit, duke kërkuar mënyra për të rikthyer aksesin në "TikTok", mësuan të përdornin VPN, të ndryshonin parametrat e rrjetit apo të instalonin aplikacione të tjera mbrojtëse. Kjo në vetvete është një formë edukimi digjital.”
Sipas tij, suksesi i "TikTok"-ut lidhet me faktin që algoritmi i platformës është jashtëzakonisht tërheqës dhe arrin të kuptojë dhe të shërbejë përmbajtje sipas preferencave të secilit përdorues në mënyrë pothuaj perfekte. Kjo është arsyeja pse "TikTok" po e zëvendëson gjithnjë e më shumë "YouTube" për brezin Z.
“Sot, rreth 67% e të rinjve të kësaj moshe në Shqipëri e përdorin më shumë 'TikTok'-un sesa 'YouTube'”, vëren Kallanxhi.
“Unë nuk e shoh këtë fenomen si një shqetësim, por si një përparësi,” shton ai. “Është një mundësi për të kuptuar se ku shkon vëmendja e brezit të ri dhe si mund të kanalizohet ajo drejt përmbajtjes cilësore, në vend që të luftojmë me ndalime teknike që nuk funksionojnë.”
Pse "TikTok" mbetet kaq i përdorur?
Përgjigjja është e thjeshtë: "TikTok" nuk është thjesht një aplikacion për video të shkurtra. Ai është bërë një platformë argëtimi, informimi, tregtie dhe madje edhe aktivizmi. Algoritmi i personalizuar, shpejtësia në përhapjen e përmbajtjes dhe mundësia për të arritur audienca të gjera e bëjnë atë një mjet të fuqishëm.
Në Shqipëri, "TikTok" është kthyer në një dritare të rëndësishme për influencuesit, artistët, bizneset e vogla dhe opozitën politike. Kjo e fundit ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj vendimit, duke e cilësuar si një akt të motivuar politik për të kufizuar zërat kundër qeverisë, sidomos në prag zgjedhjesh./ CNA
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Igna...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet n...
E marta shënon nisjen e provimeve të Maturës Shtetërore pë...
Gjykata e Tiranës vendosi këtë të diel masën e sigurisë “a...
Këtë të diel u përkujtua 11-vjetori i Shërbesës së Shenjtë...
Sot më datën 1 Qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Kri...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndërtuar në ambientet e restor...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbo...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë sot me dije s...
“Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin...
Javën e ardhshme, në datat 3-7 qershor, nis regjistrimi i ...
Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbo...
Kryebashkiaku i Pogradecit tha se së shpejti të gjithë pik...
Një simulim i një situate zjarri në shkollë ka qenë në qen...
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka...
Sot shënohet dita e fundit për aplikimet në skemat e subve...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lumi Dunavec ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...