Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Sot më datën 1 Qershor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore me rastin e 11-vjetorit të Shërbesës së Shenjtërimit të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Liturgjia Hyjnore u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e Tij Imzot Joani.
Morën pjesë gjithashtu edhe Mitropolitët, i Apollonisë dhe Fierit Hirësi Nikolla, i Elbasanit Hirësi Andoni, i Beratit Hirësi Asti, i Amantias, Hirësi Nathanaili, Episkopi i Krujës Anastasi dhe klerikë të Kryepiskopatës së Hirshme. Kryepiskopi Joan u foli besimtarëve, që kishin mbushur katedralen, për rëndësinë e kësaj dite të shënuar.
1 Qershori 2014, është një përvjetor me domethënie të shumëfishta dhe gjithmonë aktuale. Ai është rikthimi në qendër të kryeqytetit i “syrit” shpirtëror orthodhoks, nga ishte shkulur me dhunë nga regjimi ateist.
Kjo ditë është afirmimi përfundimtar dhe më i qartë i rikthimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale në gjirin e Kishës Orthodhokse të përbotshme, si e barabartë mes të barabartëve. Këtë e dëshmoi pa ekuivok pjesëmarrja në Liturgjinë Hyjnore, të 1 qershorit 2014, e të gjitha Kishave Orthodhokse. Shërbesat u kryesuan nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu, në bashkëmeshim me Fortlumturitë e Tyre, Patriarkun e Jerusalemit, Theofilin; të Serbisë, Irineun; të Rumanisë, Danielin; Kryepiskopin e Qipros, Krisostomin; të Greqisë Jeronimin, Kryepiskopin e Shqipërisë, Anastasin; Kryepiskopin e Polonisë, Savën. Bashkëmeshuan edhe Hirësitë e Tyre Mitropolitë, përfaqësuesit e Patriarkëve të Aleksandrisë, Antiokisë, të Rusisë, të Bullgarisë, të Gjeorgjisë. Gjatë saj, Patriarku Ekumenik do të afirmonte se: “Na ka mbledhur sot kjo ngjarje e madhe dhe historike: Ceremonia e shenjtërimit të Kishës së Shenjtë të Ngjalljes, e cila vërteton edhe ngjalljen e Kishës Orthodhokse Autoqefale në Shqipëri… Për ata që nuk besojnë në Jisu Krishtin, ngjallja duket si mit. Por ne kemi përvojën e Ngjalljes, e cila është edhe realiteti, dhe përvoja jonë biomatike.
Në këtë kuptim, edhe shenjtërimi i kësaj Kishe të shkëlqyer Katedrale të Ngjalljes, përbën sot një dëshmi se Ngjallja është realiteti, se Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, e cila dikur ishte e vdekur për shkak të persekutimeve ateiste, tashmë është e gjallë, plot jetë dhe kreativitet“.
Kjo ngjarje është dëshmi e gjallë e arritjeve të jashtëzakonshme të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale në këto vite ngjalljeje të mrekullueshme dhe të paprecedent nga gërmadhat, që i dedikohet veprës së jashtëzakonshme e të lumurit Kryepiskopit Anastas.
Kompleksi i Katedrales është një vepër madhështore arkitektonike dhe artistike, naosi i mbushur me afreske dhe ikona murale në realizim, paraklisi “Lindja e Krishtit”, kambanarja madhështore etj., apo hapësirat e mrekullueshme të Qendrës Kulturore, si salla e madhe e shfaqjeve, e cila është bërë një zgjedhje ndër zgjedhjet e preferuara për veprimtaritë artistike dhe jo vetëm të kryeqytetit, Qendra Sinodike etj. Kompleksi është bërë edhe një nga pikat e përhershme ku ndalen turistët që vizitojnë kryeqytetin.
Në këtë ditë Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Ignat Todrin dhe hierodhjakon Johan Koroveshin në gradën e Kryedhjakonit.
Mbas Liturgjisë Kryepiskopi Joan bashkë me Anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe besimtarë kryen Shërbesën e Përshpirtjes pranë vendit ku prehet i lumuri Kryepiskopi Anastas.
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndërtuar në ambientet e restor...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbo...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bërë sot me dije s...
“Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin...
Javën e ardhshme, në datat 3-7 qershor, nis regjistrimi i ...
Të shtunën, në orën 21:00, sytë e të gjithë botës së futbo...
Kryebashkiaku i Pogradecit tha se së shpejti të gjithë pik...
Një simulim i një situate zjarri në shkollë ka qenë në qen...
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka...
Sot shënohet dita e fundit për aplikimet në skemat e subve...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga lumi Dunavec ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Policia e Fierit ka njoftuar se nesër, e premte, 30 maj, d...
Gazetari Artan Hoxha komentoi fituesit e zgjedhjeve të 11 ...
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka rrëfyer se kisht...
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku, ka rrëfyer mbi lar...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, që jeton...
Miliona euro kontrabandë cigaresh është skema e zbuluar ng...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...