Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025, duke filluar me provimin e Gjuhës së Huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh inkurajues dhe gjithëpërfshirës për maturantët.
“Sot nis një moment shumë i rëndësishëm për ju, provimet e Maturës Shtetërore. Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me Gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, Matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje. E vetmja gjë që kërkohet sot prej jush është të përqendroheni tek ajo që dini. Pjesa tjetër, organizimi dhe mbarëvajtja e maturës janë përgatitur me shumë kujdes: nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, deri tek ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore që për muaj me radhë kanë punuar për ta garantuar këtë proces si të drejtë, të sigurt dhe të besueshëm për të gjithë”, tha Manastirliu.
Ministrja vuri në dukje masat e ndërmarra për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, përfshirë:
“Që në janar janë shpërndarë modelet e testeve, janë zhvilluar paratestime në shkolla për të identifikuar vështirësitë, janë organizuar trajnime intensive me hartuesit, administratorët dhe vlerësuesit e testimit. Janë përzgjedhur me kujdes qendrat e testimit dhe është ndërtuar një fond pyetjesh në përputhje me programet orientuese. Në këtë proces janë angazhuar 145 administratorë të trajnuar, të cilët do të kujdesen për çdo aspekt të provimit: nga tërheqja e materialeve, kontrolli i ambienteve dhe ruajtja e fshehtësisë, deri te dorëzimi i testeve. Ata do të jenë aty për t’ju dhënë të gjithë qetësinë dhe sigurinë që ju keni nevojë. Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit, për të garantuar një maturë transparente dhe të drejtë për të gjithë.”
Ministrja Manastirliu vuri theksin te risia e këtij viti që është përfshirja më e gjerë e nxënësve me nevoja të veçanta.
“Kemi ndërmarrë edhe një hap të rëndësishëm për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta nëpërmjet testeve specifike. Për herë të parë, për nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë pranë tyre mësues të gjuhës së shenjave gjatë testimit, një masë që siguron dhe nxit barazinë dhe dinjitetin për çdo nxënës”, tha Manastirliu.
Në vijim, maturantët do të zhvillojnë provimin e Gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor, dhe lëndët me zgjedhje më 24 qershor.
“E dimë që keni kaluar shumë kohë duke studiuar, duke bërë ushtrime dhe duke u përgatitur. E dimë që keni pasur dhe do të keni emocione në këtë muaj, si dhe dilemat tuaja. Ajo që ne si prindër e si mësues ju themi është: Besoni te vetja, më e mira është përpara jush për gjithçka që vjen pas këtij momenti në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të shkëlqyer për të gjithë!”, përfundoi Manastirliu, duke u uruar suksese të gjithë maturantëve./CNA
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme rreth 27.000 maturantë do t’i nënshtrohe...
Paqartësitë që nisin që me përcaktimet në legjislacion, mu...
Liri Berisha, mjekja dhe bashkëshortja e kryedemokratit Sa...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Serbin...
Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025...
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysen...
Sot në mesditë, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administr...
Policia Rrugore e Shkodrës ka bërë bilancin e punës për nj...
Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Blloku...
Në Darëzezë është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit. CNA...
Ditën e sotme është hedhur shorti për trupën gjykuese që d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se klani "Tropl...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të hë...
Mitropolia e Shenjtë e Korçës ka dhënë lajmin e hidhur për...
Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëv...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi Joan ngriti në gradën e Arkimandritit Atë Igna...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet n...
E marta shënon nisjen e provimeve të Maturës Shtetërore pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...