web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO lë në burg Metën

26 Qershor 2025, 14:21, Aktualitet CNA

GJKKO lë në burg Metën

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lajmi u konfirmua nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani.

Në një prononcim për mediat, Cakrani tha se mbrojtja e kreut të PL-së kishte kërkuar verifikim dhe zëvendësim mase.

Lihet në fuqi 'Arresti me burg'. Sot dhamë pretendimet tona, të cilat i kishim të bazuara. Kërkuam verifikim dhe zëvendësim mase. Diskutuam rreth 45 minuta duke parashtruar pse nuk duhet të rrijë në paraburgim. Foli dhe vetë Meta për rreth një orë. Pasi pati dhe një debat me prokurorin, në fund gjykata vendosi lënien në fuqi të masës. Nuk ka pasur debat në kuptimin e keq të fjalës, nuk kishim asgjë me prokurorin”, tha avokati./ CNA





Lajmet e fundit nga