AKMC: 13 vatra zjarri në vend, ja si paraqitet situata sipas qarqeve
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistem...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar ditën e sotme se janë rreth 33 milionë euro të padeklaruara, të cilat janë të ardhura të përfituara nga rrjetet sociale. Për këtë, Tatimet deklaruan se ka nisur hetimi për 100 individë/subjekte.
Nga rrjetet sociale përfitohen shuma të mëdha parash nga artistë, këngëtarë, influencer apo blogerë. Para këto të cilat merren nëpërmjet bankave, por nuk i deklarojnë te Tatimet.
CNA, për të paraqitur një sqarim më të thellë dhe më shterues në lidhje me këtë raportim, (LEXO KËTU), i ka marrë një reagim një prej emrave më të rëndësishëm të distributimit të materialeve audiovizive në rrjetet digjitale në Shqipëri, drejtueses së Faber Media & Production, Anxhela Faber.
Ne e pyetëm Anxhela Faber se çfarë janë këto të ardhura të përfituara nga rrjetet sociale dhe përse nuk deklarohen te Tatimet. Faber sqaroi se këto të ardhura kalojnë nëpër një zinxhir, ku nis nga një kontratë mes platformës dhe kompanisë, ndërsa kjo e fundit shpërndan pjesën që u takon personave që zotërojnë të drejtat e autorit.
Më tej, Anxhela Faber tha se problemi që këto të ardhura nuk deklarohen, qëndron te fakti se kur zotëruesi i të drejtave është një individ, jo gjithmonë i deklaron të ardhurat pasi mungon informacioni rreth detyrimeve tatimore.
“Kjo është një temë që problematikën e ka në zanafillë pikërisht te ndërgjegjësimi i atyre që përfitojnë të ardhura. Po ju shpjegoj zinxhirin e të ardhurave. Unë operoj në këtë industri ku kryej funksionin e distribuimit të materialeve audiovizive në rrjetet digjitale. Çdo platformë lidh kontratën me kompaninë dhe çdo e ardhur paguhet në llogarinë bankare të kompanisë, dhe kompania shpërndan pjesën takuese te mbajtësit e të drejtave. Problemi qëndron që, kur mbajtësi i të drejtave është individ dhe i përfiton të ardhurat në llogarinë bankare (pasi kjo është mënyra e vetme se si mund të shpërndahen këto të ardhura), individi jo gjithmonë i deklaron ato të ardhura, sepse janë të painformuar rreth detyrimeve tatimore.
Konkretisht, prej vitesh u shpjegoj mbajtësve të të drejtave se çdo individ ka detyrimin të jetë subjekt i të qenit person i tatueshëm në vendin ku jeton, për të ardhurat që gjeneron, pasi shpesh nuk e kuptojnë që nuk është e thënë të jesh 'sh.p.k.' që të tatohesh. Çdo individ duhet të paguajë tatimet për të ardhurat që realizon, sepse ashtu funksionon shteti kudo”, sqaroi Anxhela Faber.
Më tej, në reagimin e bërë për CNA, Anxhela Faber sqaroi edhe rolin që kanë kompanitë në administrimin e të ardhurave që vijnë nga rrjetet sociale. Faber u ndal te pjesa e tatimit në burim, që është në Shqipëri dhe nuk është në vendet e tjera. Për rrjedhojë, një individ që merr të ardhura nga distribuimi në kompani nga Gjermania apo Amerika, nuk mund të paguhet, dhe për pjesën e tatimeve që i takojnë atij vetë t’ia paguajë shtetit ku është rezident, në këtë rast Shqipëria.
Drejtuesja e Faber Media deklaroi se platforma gjithmonë i bën në bankë pagesat e ardhura nga distribuimi dhe kompania distributore është gjithashtu e detyruar t’i paguajë në bankë. Në të kundërt nëse kjo pagesë nuk bëhet në bankë, siç sqaron Faber për CNA, do të taksohej çdo qindarkë. Pra, problematika qëndron te përfituesi fundor, për të cilin Anxhela Faber thotë se nuk e ka të qartë që e ka detyrim deklarimin e të ardhurave.
“Pra, problemi këtu i mosdeklarimit të të ardhurave nuk është as te platforma, as te distributori, sepse platforma gjithmonë i paguan në bankë, dhe distributori, duke qenë kompani, është i detyruar t’i paguajë në bankë, sepse nëse i tërheq cash, do të tatohej për çdo qindarkë të tërhequr nga kompania. Kështu që pjesa problematike është përfituesi fundor, i cili nuk e ka të qartë që është detyrimi i tij t’i deklarojë si të ardhura.
Dua të shpjegoj edhe diçka tjetër: kjo pjesa e tatimit në burim që e kemi ne, por nuk e ka bota – për shembull Gjermania nuk e njeh si koncept, përveç në rastin e punësimit, ku sigurisht nga paga bruto zbriten tatimet dhe individi përfiton shumën neto – në asnjë fushë tjetër nuk aplikohet.
Pra, një individ nuk mund të presë që një kompani nga Kina, Gjermania, Amerika apo nga kudo në botë që të të sjellë ty pjesën takuese të të ardhurave të realizuara nga distributimi, të të paguajë edhe tatimet që të takojnë ty t’i paguash në shtetin tënd, sepse je ti përfituesi i pjesës tënde dhe je, për shembull, rezident në Shqipëri”, tha më tej Faber./ CNA
Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistem...
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e Jama...
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turist...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një inte...
Ambasada e SHBA në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet ...
Janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri. Sipas IG...
BIRN ka raportuar se Erion Veliaj i ka shtuar mbrojtje...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi këtë të martë hapjen e ...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidh...
Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifik...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e depozituar nga Behar...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashiki...
Këtë të martë, Kryepiskopi Joan kryesoi kremtimin e lindje...
Matura shtetërore në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin...
Këtë të martë ka nisur seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pa...
Prokuroria e Posaçme merr të pandehur kreun e Prokurimeve ...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 69 vite burg në total për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...