
Policia e shtetit i është besuar nga kryeministri Edi Rama, Muhamet Rrumbullakut, në prezantimin e të cilit mori pjesë një ditë më parë.
Pas këtij emërimi pritet një "furtunë" në strukturat e policisë së shtetit, e cila duket se është në ditët e saj më të zeza, pasi dyshohet se drejtues apo oficerë të lartë paguhen nga krimi.
Paralajmërimi për shkundjen e policisë, është bërë dje, gjatë ceremonisë së emërimit të Rrumbullakut nga kryeministri Edi Rama.
Rama tha se emërimet do t'i bëjë drejtori, dhe vetëm ai, duke theksuar besimin e plotë te Rrumbullaku.
“Askujt mos ia hap celularin”, ishte udhëzimi që kryeministri i dha Rrumbullakut.
“Kërkesave nëpër telefona ju nuk keni detyrë t’u përgjigjeni, nga kushdo qoftë. Ditën kur do t’ju marr në telefon, keni të drejtën të dilni këtu të flisni…. por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha ndër të tjera Rama.

Sipas Ramës, as strukturat e policisë kriminale nuk janë në nivelin e duhur, gjithashtu edhe krimi ekonomik.
“Struktura e krimit ekonomik, struktura më absurde, më jo eficiente, por ajo që ka ndodhur është që ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditest. Të merret me krimet në shkallë të larta, të merret me milionerët, aty ku biznesi ndërvepron me politikë, dhe jo të dalë për gjah biznes më biznes”, ka thënë Rama.
Edhe drejtori i sapoemëruar, dje dhe sot, Muhamet Rrumbullaku, ka paralajmëruar "furtunë" në polici.
Rrumbullaku ka folur për një fytyre të re të policisë.

"Jam i vendosur për të luftuar pa kompromis fenomenet e paligjshme. Uniforma e çdo punonjësi policie nuk është një veshje, por një simbol në luftën me krimin. Objektivat e mi do të jenë: Reformë e re ligjore, rialokim, riorganizim, analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës", u shpreh Rrumbullaku.
Tashmë pritet “furtuna Rrumbullaku”, me lëvizje të drejtorëve të qarqeve dhe të shefave të komisariateve.
Burime nga policia e shtetit thanë për CNA.al se do të ketë një plan të fortë goditës, dhe lëvizje të cilat synojnë performancën e lartë të policisë së shtetit dhe goditje të krimit./CNA.al
Media prestigjioze "Reuters" ka shkruar një artikull lidhur ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në parlament, ka fo...
Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe një herë në Kuvend, di...
Presidenti Begaj në konferencën me homologun italian Matta...
Një sherr mes dy djemve të mitur ka ndodhur në Tiranë. Pas ...
Pasi Shqipëria vendosi që të ndërpriste marrëdhëniet d...
Helmohen 9 punonjës në një fabrikë ulliri në Fier. D...
Drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit, Drejtu...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme pake...
Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Bal...
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, nis sot vizit...
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës parlame...
Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho, ka folur mbrëmjen e ...
Forca të shumta policie kanë shkuar pranë ambasadës së...
Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje me emisionin “Op...
Në emisionin “Open” po diskutohet në lidhje me vendimi...
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë nuk është as...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Qeveria shqiptare vendosi të mërkurën që të ndërpresë ...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Ka'...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...