I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë nuk është aspak befasi, vlerësojnë ekspertët e intervistuar nga "Zëri i Amerikës" dhe ka të bëjë me faktin që Shqipëria ka strehuar grupin disident iranian MEK.
John Holtquist, ekspert i ruajtjes së të dhënave nga kompania “Mondiant”, thotë se informacioni i konfirmuar sot nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, është ditur që nga muaji gusht, kur kompania për të cilën ai punon publikoi një raport që fajësonte Iranin.
“Në fillim të gushtit kemi nxjerrë një raport ku themi se Irani qëndronte pas sulmit ndaj Shqipërisë. Në atë kohë askush nuk e dinte se kush e bëri sulmin, ndërsa Irani ndërmori masa që sulmi të dukej sikur ishte kryer nga një grup “hakerësh” e jo nga shteti iranian” tha për Zërin e Amerikës John Holtquist nga “Mondiant”.
Sulmi kibernetik u nis më 15 korrik, ndërsa tre ditë më pas qeveria shqiptare njoftoi se për shkak të sulmit “janë mbyllur përkohësisht qasjet tek shërbimet publike që ofrohen përmes internetit dhe tek shërbimet tjera të qeverisë”.
Më 22 korrik, në ekranet e kompjuterave, që tani ishte bllokuar nga sulmi kibernetik, u paraqit ky mesazh:“Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të DURRËSIT?” duke lënë të kuptohet se rasti kishte të bënte me strehimin në Shqipëri të mijëra pjesëtarëve të grupit muxhahid iranian “MEK” (Mujahedeen-e-Khalq).
Disidentët iranianë ndodhen të strehuar në qytezën Manëz, në qarkun e Durrësit.
Më 23 dhe 24 korrik aty ishte planifikuar të mbahej konferenca “Samiti Botëror i Iranit të Lirë” ku pritej të merrnin pjesë kundërshtarët e udhëheqjes së Republikës Islamike të Iranit. Samiti megjithatë nuk u mbajt për shkak të një “kërcënimi të një sulmi terrorist”.
Amir Rashidi nga organizata “Miaan” ekspertiza e të cilit përfshin edhe sulmet kibernetike të Iranit, thotë se Irani në fakt u hakmorr ndaj sulmeve kibernetike që më parë u kryen ndaj Iranit dhe për të cilat përgjegjësinë jo zyrtarisht e morrën muxhahedinët e MEK-ut.
“Ka pasur sulme ndaj pompave të gazit, industrisë së çelikut të Iranit në të kaluarën, sulme këto që jo vetëm e dëmtuan sektorin financiar të atyre industrive, por edhe reputacionin e Iranit. Nuk më befasoi fare që Irani deshi të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve kibernetike. Shumicën e kohës anëtarët e MEK-ut, jo zyrtarisht, kanë marrë përgjegjësinë” tha në intervistën për Zërin e Amerikës, zoti Rashidi.
Ai shtoi se duke i strehuar disidentët e MEK-ut, Shqipëria po u ofron përkrahje njerëzve që e kanë sulmuar Iranin.
“Kryeministri shqiptar tha se sulmi iranian tentonte të vidhte informacione dhe të shkaktonte dëme në infrastrukturë. Vjedhja e informacionit ndoshta ka të bëjë me përpjekjet e Iranit që të gjejë identitetin e anëtarëve të MEK-ut ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës kanë të bëjnë me një lloj përgjigje iraniane ndaj Shqipërisë”
Eksperti amerikan, John Holtquist nga kompania “Mandiant” e vlerëson si “shumë të fuqishëm” reagimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.
“Ne kemi bërë shumë gjëra në këtë hapësirë që t’iu kundërvihemi vendeve si Irani, apo Rusia dhe shumë nga këto veprime nuk kanë pasur rezultat. Ne jemi në një vit zgjedhor në SHBA dhe presim që Irani dhe Rusia të veprojnë siç kanë vepruar më parë. Nuk besoj se do të ndalojnë me këto veprime. Ndoshta një veprim i tillë kaq i fuqishëm(i qeverisë shqiptare), siç bëri Shqipëria, ndoshta i nxit ata t’i ri-mendojnë veprimet e tyre” tha zoti Holtquist.
Eksperti tjetër i sigurisë kibernetike me grupin “Miaan”, Amir Rashidi, nuk beson që vendimi i sotëm i qeverisë shqiptare do e ndalojë Iranin të bëjë sulme të tilla në të ardhmen.
“Shqipëria nuk është një vend që Irani e sheh si një shtet me të cilin ka nevojë të ketë komunikim me ta, nuk është një shtet si Franca, apo Britania. Pra Irani nuk do t’ia dijë për pasojat dhe nuk besoj se këto sulme do të ndalojnë”.
Ndërsa zoti Holtquist thotë se vendet e vogla anëtare të NATO-s, duket se janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike kohët e fundit.
“Ka pasur dy sulme deri tani, që janë bërë ndaj vendeve të vogla të NATO-s. Ishte sulmi ndaj Malit të Zi, ndonëse ai nuk duket se është bërë nga Irani, por kjo tregon se këto vende të vogla ndeshen me sfida për të përballuar këtë sulme”.
Sipas zotit Holtquist “duhet kuptuar se kjo luftë nuk bëhet vetëm” dhe se në këtë përballje “Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë shumë” duke përfshirë sektorin privat dhe industrinë e sigurisë kibernetike./voa
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ...
Qeveria shqiptare vendosi të mërkurën që të ndërpresë ...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Ka'...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit sot me strukturat...
Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Tiranë pohuan se ...
Diplomati Agim Nesho komentoi ngrirjen e marrëdhënieve...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ...
Një megaoperacion policor është zhvilluar nga Garda Ci...
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit ...
Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit me kr...
Deputetët e Lulzim Bashës përrteh 6 orë po bëjnë "show" në...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimi...
Pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet dip...
Ministria e Punëve të Jashtme Maqedonisë së Veriut ka dalë...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria...
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së so...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria...
Ministri Bledi Çuçi doli në një konferencë për mediat ku n...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka njoftuar se në orën 1...
Pas rreth katër ditësh ka përfunduar aksioni i Inspektoria...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...