Tensionet Shqipëri-Iran/ Nesho: Siguria kombëtare në rrezik, Rama luan në bazë të influencave
Diplomati Agim Nesho komentoi ngrirjen e marrëdhënieve...

Ekspertë të çështjeve të sigurisë në Tiranë pohuan se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin do të shtojë sfidat e vetëmbrojtjes së Shqipërisë si në fushën kibernetike ashtu edhe në atë të antiterrorit.
Ata vlerësojnë se kjo masë drastike e sotme dhe prania e pjesëtarëve të MEK-ut në Shqipëri është një nxitje e madhe për Iranin, për të zgjeruar sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë si dhe veprimtarinë kriminale në terren.
Vendimi i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin nuk është një zhvillim i papritur, vlerësojnë ekspertët e sigurisë në Tiranë.
Marrëdhëniet midis tyre janë të zhbalancuara prej vitesh, thotë për "Zërin e Amerikës" eksperti Arjan Dyrmishi, por ato u acaruan së tepërmi pas vendosjes së veprimtarëve të MEK-ut në Shqipëri.
Mbas ndërhyrjes në sistemin informatik shqiptar, që u verifikua se është me burim nga Irani, theksoi zoti Dyrmishi, atëherë vlerësohet si proporcional vendimi i sotëm për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe për të hequr edhe fizikisht praninë zyrtare iraniane në Shqipëri.
“Me praninë e veprimtarëve të MEK-ut këtu mendoj që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin nuk do ta largojë vëmendjen e Iranit nga Shqipëria. Ata do të vazhdojnë të kenë interes. MEK-u është një organizatë e shprehur qartë politikisht për ndryshimin e regjimit në Iran dhe për këtë do të vazhdojë të ngelet objet dhe target i politikës dhe i strukturave të sigurisë së Iranit”, thotë zoti Dyrmishi.
Ekspertët renditin një seri zhvillimesh si shpallja shpallur "non grata" e ambasadorit iranian në Shqipëri dy vjet më parë, dhe përzënia e zyrtarëve të ambasadës iraniane për arsye të përfshirjes së tyre në veprimtari spiunazhi, derisa erdhi së fundi sulmi kibernetik.
Studiuesi Fabian Zhilla thotë për "Zërin Amerikës" se një masë e tillë drastike dhe e shpejtë merret pas një analize të thellë mbi rreziqet dhe masat konkrete për të mbrojtur vendin, ndërkohë që Irani ka investuar prej kohësh në Shqipëri.
Ai thotë se vendimi i fundit e vendos Shqipërinë në një pozitë delikate për sa i takon sigurisë kombëtare, për më tepër që është edhe strehuese e opozitës iraniane në qendër të vendit.
“Tashmë Shqipëria ka ndërmarrë një hap serioz dhe shumë të rëndësishëm në fushën diplomatike, i cili duhet shpqëruar me masa në fushën e sigurisë kombëtare. Këtu kam parasysh ndërhyrjet dhe përpjekjet e vazhdueshme të agjencive inteligjente të Iranit, ndaj duhen marrë masa patjetër ndaj sulmeve kibernetike si dhe ndaj akteve të mundshme terroriste” , thotë zoti Zhilla.
Ekspertët vlerësojnë se midis dy vendeve nuk ka ndonjë marrëdhënie të zgjeruar as ekonomike apo në fusha të tjera.
Shqipëria e ka tërhequr me kohë praninë diplomatike nga Irani, por ekziston vetëm një sfond kulturor, që lidhet me traditat e bektashizmit dhe fesë shiite.
Zoti Dyrmishi thotë se Irani pas këtij vendimi ndoshta mund të përshkallëzojë sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, e cila ndërkohë ka marrë masa për të përforcuar sigurinë e rrjeteve
“Dy mund të jenë fushat: diversifikimi i përpjekjeve për të ndikuar, infiltruar dhe sabotuar veprimtarinë e MEK-ut, dhe së dyti në rrafshin diplomatik, një përshkallëzim në marrëdhëniet me institucionet për të demonstruar një lloj hakmarrje, siç mund ta quajmë”, thotë zoti Dyrmishi.
Nga ana tjetër zoti Zhilla shton se për sa kohë që është gjetur se ka një ndërhyrje në databasat e institucioneve shqiptare me burim nga Irani, pritej një reagim i rëndësishëm strategjik nga Shqipëria, që besoj se është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.
Por kjo duhet shoqëruar me masa mbrojtëse profilaktike në lidhje me sigurinë kombëtare.
“Në çastin që ne marrim masa të tilla drastike, ne duhet të marrim masa urgjente me hapa, të cilat lidhen me sigurinë. Nëse Irani do të ndërmarrë hapin që të na shpallë një shtet armik, politika e tyre do të na shpallë si shtet armik, atëherë ata do të na sulmojnë, do të marrin veprime të ndryshme. Pra, Shqipëria ekspozohet në një nivel tjetër rreziku, për të cilat ndoshta nuk është përgatitur. Është e lehtë të merren masa kaq drastike, por a jemi bërë gati dhe a janë marrë masat mbrojtëse? Shpresoj që po, por këtu kam shqetësimet e mia, sidomos për sigurinë kibernetike” , thotë zoti Zhilla.
Ekspertët shprehi shqetësim për sigurinë kibernetike të Shqipërisë përballë një lufte të mundshme kibernetike, e cila nuk ëhstë një sfidë e lehtë për një vend me kapacitete të kufizuara. Ata janë të mendimit se ndërhyrjet në rrjetet informatike tani e tutje do të shtohen dhe bashkë me to duhen shtuar me shpejtësi edhe masat mbrojtëse.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve ishin një vazhdimësi në zbehje të vazhdueshme, që pas revolucionit islamik të drejtuar nga Komeini në vitin 1979, ku qeverisë komuniste dhe antiamerikane të diktatorit Hoxha në Shqipëri i erdhi për shtat të kishte marrëdhënie me Iranin.
Pas vitit 1990, raportet me Iranin mbetën tek ndonjë program ndihmash shëndetësore dhe në fushën arsimore gjatë periudhës së parë të tranzicionit, apo tek veprimtaritë e fondacionit Shiiraz, i cili bënte disa këmbime kulturore./voa
Diplomati Agim Nesho komentoi ngrirjen e marrëdhënieve...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ...
Një megaoperacion policor është zhvilluar nga Garda Ci...
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të drejtorit ...
Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit me kr...
Deputetët e Lulzim Bashës përrteh 6 orë po bëjnë "show" në...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimi...
Pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet dip...
Ministria e Punëve të Jashtme Maqedonisë së Veriut ka dalë...
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria...
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së so...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria...
Ministri Bledi Çuçi doli në një konferencë për mediat ku n...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka njoftuar se në orën 1...
Pas rreth katër ditësh ka përfunduar aksioni i Inspektoria...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se vendimi...
Policia rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë javës që lamë...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, do të zhvillojë d...
Polic. Mos u zgërdhij. Je dru fare. Me këto deklarata vij...
Komisioni për Reformën Territoriale është përfshirë nga de...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...