web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Denonconi ndërtimet pa leje"/ Rama: Paratë shkojnë për shpronësimin e qytetarëve të Unazës së Re

8 Shtator 2022, 11:46, Aktualitet CNA

"Denonconi ndërtimet pa leje"/ Rama: Paratë shkojnë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në parlament, ka folur lidhur me ndërtimet pa leje. Rama shprehet se ndërtimet pa leje do të marrin fund. Po ashtu ai ka kërkuar nga qytetarët, por edhe nga opozita që çdo ndërtim pa leje të denoncohet dhe me ato para qeveria do të paguajë shpronësimin e qytetarëve të cilëve u është shembur banesa për në emër të së mirës së përbashkët.

“Thelbi është, sikur ne të kishim mendtë tuaja, do ishim atje ku e latë ju, por ne s'kemi mendjen tuaj. Zgjedhjet tuaja u kanë bërë të zhyteni poshtë e më poshtë.

Së pari askush nuk do të çojë ndër mend të shtojë ndonjë metër katrorë, se kjo do iu shkojë aq shtrenjtë sa s'do t'iu bjerë ndër mend.

Së dyti ata që shtojnë ndërtime do të gjobiten dhe ato para do t’u shkojnë banorëve të '5 Majit', apo unazës.”- shprehet Rama.

Më tej ai nuk ka hezituar që të ironizojë opozitën duke u shprehur se ata janë aty vetëm për të prishur punë dhe se nuk dinë t’i lexojnë ligjet ashtu siç “duhet”.

“Po të ishin zgjidhur të gjitha, ju nuk do të kishit nevojë për mua. Për sa kohë duhen zgjidhur të gjitha, ju jeni aty për të krijuar për çdo zgjidhje një problem. Ndërsa ne jemi këtu për të zgjidhur ato që ju nuk zgjidhni.

Nuk do të ketë asnjë kat, asnjë ndërtim që nuk do t’i kthehet popullit shqiptar. Me paratë që do të mblidhen nga çdo godinë që ju do të denonconi, ne do të hapim një kurs leximi.”- vijoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga