Numri 69 si fat për Meron dhe Zdromsin
Prej 69 ditësh, CNA ka raportuar se Erion Veliaj dhe Mero ...

Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme sa vjen edhe i afrohet fazave vendimtare. Pak ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë një mbledhjeje listën me 4 kandidatë që shprehën interesin dhe aplikuan për të qenë në krye të SPAK-ut.
Katër kandidatët e miratuar janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho.

Adnan Xholi
Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani.
Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004.
Ka mbajtur këto detyra:
01.05.1998-31.12.1999/ Oficer i Policisë Gjyqësore i Seksionit të Prokurorisë, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë.
01.01.2000 - 31.12.2000/ Zëvendësdrejtues Prokurorie (Zv/Prokuror Rrethi), në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
01.01.2001-05.01.2004/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Janar 2004- Maj 2013/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.
Gusht 2012- Dhjetor 2012/ Drejtues i Komanduar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Qershor 2013-2017/ Prokuror/Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
04.03.2015 - 28.09.2015/ Drejtues i Komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranës.
2017 - 23.07.2021/ Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme/Prokuror.

Doloreza Musabelliu
U diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.
Më herët ka mbajtur këto detyra:
11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.
19.12.2019 - 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).
Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
23.07.2021 - aktualisht/ Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Elvin Gokaj
Gjatë viteve 1994 – 1998, Gokaj ka përfunduar studimet e larta të ciklit 4-vjeçar, në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
Ka marrë emërim si prokuror më 5 dhjetor 2000.
Më herët ka mbajtur këto detyra:
2000-2007/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
2007-2012/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2013-2014/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
2014-2021/ Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
Nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, Gokaj mban detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Klodjan Braho
U lind në Skrapar më 21 korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës.
Mori emërimin më 14 nëntor 2007.
Më parë ka mbajtur këto detyra:
14.11.2007-2012/ Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012-2015/ Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014-2015/ Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015-19.12.2019/ Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Nga 19 dhjetori 2019 dhe aktualisht është prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në fazën tjetër të garës për kreun e SPAK-ut do të zhvillohet intervista e secilit kandidat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mandati trevjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Altin Dumani mbaron në dhjetor të këtij viti./CNA
Prej 69 ditësh, CNA ka raportuar se Erion Veliaj dhe Mero ...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar sot se zëvendëskryemini...
Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se ditën e hë...
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar sot nj...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “detyrim pa...
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrast...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vazhdojnë të mashtrojnë opinion...
Janë zbardhur detaje të reja nga kontrollet e befasishme n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar s...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në ...
Fshati Lin i Pogradecit është bërë pjesë e Trashëgimisë Bo...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur sot p...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Bilanci i tragjedisë së ndodhur para pak ditësh pas djegie...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka qenë sot i pr...
Kabina elektrike e një pallati në lagjen “Liri Gero” në Fi...
Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Ni...
Gazetari Arsen Rusta ka hedhur poshtë lajmet që qarkullojn...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shpr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...