50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit/ Ironizon Rama: Po flamuri i NATO-s ç'kërkon këtu
Kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Kongresin e...

Fermerët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë për një përdorim më të gjerë të mjeteve digjitale, teksa bujqësia në Europë dhe Afrikë përballen me trysninë mjedisore dhe ekonomike. Kjo doli në pah në një studim të ri të pavarur “Fermerët dhe Digjitalizimi”, nga Savanta ComRes dhe financuar nga Vodafone Group.
Mbi 600 fermerë në 13 vende të Europës dhe Afrikë janë pyetur se ç’mendim kanë në lidhje me digjitalizimin e fermave të tyre, sfidat mjedisore me të cilat përballen dhe presionet aktuale gjeopolitike dhe shoqërore që po ndikojnë në zinxhirin e lëndëve të para dhe po rrisin kostot e pajisjeve e materialeve.
Siç edhe pritej, ndryshimet klimatike qëndrojnë në krye të listës së kërcënimeve me të cilat përballen fermerët në Europë dhe Afrikë. Thuajse të gjithë fermerët në Europë (97%) u shprehën se ndryshimet klimatike po ndikojnë masivisht në qendrueshmërinë financiare të fermave.

Teknologjia dhe ndërlidhja janë mjete të fuqishme për t’u përballur me këto sfida, kështu që është inkurajues fakti që studimi nxjerr në pah se fermerët janë duke i përdorur tashmë mjetet digjitale për të reduktuar përdorimin e plehrave kimike, ujit si dhe për të përmirësuar vlerat e tokës. Për më tepër, më shumë se dy të tretat e fermerëve në Evropë dhe Afrikë (89%) besojnë se teknologjia mund t’i ndihmojë fermat të kenë sukses në të ardhmen. Madje 96% e fermerëve, sipas studimit, planifikojnë të investojnë më shumë në digjitalizimin e fermave të tyre në 12 muajt në vazhdim.
Joakim Reiter, Drejtori i Çështjeve të Jashtme dhe Korporative në Vodafone Group, tha: “Ky studim duhet lexuar si një kërkesë për ndihmë e fermerëve, të cilët po përballen me sfida të paprecedenta. Është jetike që si sektori publik, ashtu edhe ai privat, t’i sigurojnë këtij komuniteti akses në teknologjitë digjitale, informacion dhe trajnimin e nevojshëm për të zhvilluar bizneset e tyre. Në këtë mënyrë, fermerët do të kenë akses në të dhëna të cilat u nevojiten për një bujqësi më efikase.”

Dhe Vodafone ka bërë tashmë shumë në këtë drejtim. Në Afrikë, platforma digjitale Vodafone’s Connected Farmer rrit produktivitetin, të ardhurat dhe qendrueshmërinë e fermerëve të vegjël duke iu dhënë akses në informacione, lëndë të para, kredi dhe blerës. Kurse në Europë, Smart Agriculture ka ndihmuar shumë fermerë të tjerë të ulin kostot dhe rrisin efikasitetin e fitimet. Një rast suksesi është edhe ai në Shqipëri, ku teknologjia e aplikuar në Uka Farm ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Vinod Kumar, Drejtori i Përgjithshmëri i Vodafone Business, tha: “Nga puna me fermerët në të gjithë Evropën dhe Afrikën këto tetë vitet e fundit, ne kemi kuptuar se sa shumë sfidat e përmendura në studim rrezikojnë të ardhmen jo vetëm të fermave të tyre, por edhe të bujqësisë në përgjithësi. Duke ndihmuar fermerët të digjitalizojnë proceset e punës, ne po ndihmojmë në reduktimin e barrierave dhe po i ndihmojmë fermerët të ulin kostot e të rrisin prodhimet, për një të ardhme më të qendrueshme në industrinë bujqësore.”
Kryeministri Edi Rama, po mban fjalën e tij në Kongresin e...
Policia e Tiranës ka bërë publike rezultatet e operacionit...
Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për vendimin e s...
Monika Kryemadhi i ka hedhur poshtë zërat se dokumentet pë...
“Të njëjtat kompani, pra, Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvi...
Ditën e djeshme në Kuvend u përdor një fjalor mjaft i papë...
Në Bukuresht, Rumani, u zhvillua në datën 9 nëntor forumi ...
“Një vajzë i prezanton djalin që dashuron familjes së saj,...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë p...
Shqyrtimi i projektligjeve dhe buxhetin e shtetit të vitit...
Kur Elon Musk bleu "Twitter"-in, Komisarja e BE-së që merr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendo...
Një vajzë, që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare,...
Një vajzë, që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare,...
Italia ka bërë një studim për ndërtimin e një ujësjell...
Qeveria i ka konfiskuar 20 mijë m² shoqërisë "Salillar...
Moderatorja Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me mandati...
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-...
Ndryshimet klimatike janë tashmë realitet. Natyra ësht...
Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...