web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim Basha"

7 Tetor 2022, 12:13, Aktualitet CNA

Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim

Grida Duma duket se ka hequr dorë nga prijësi Luli Basha.

Kongresi i shporrjes së Berishës kur Grrida demonstronte modelin e ri të flokëve "alla-brilantin", i takon së kaluarës tashmë.

Grrida që i ngjethi të gjithë me atë vështrimin e vet sensual, ndërsa i drejtohej Luli Bashës me shprehjen: "Na prij Lul Basha" tashmë është një Grridë e re.

Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim

Modeli i flokëve nuk mund të ndryshojë kaq shpejt dhe jo se Grrida nuk do të donte, por sepse ai dreq leshi nuk rritet aq shpejt sa duhet që të dukej sikur ka kaluar shumë kohë nga stili "alla-brilantin". Por ama Grrida ka ecur mjaft përpara. Luli nuk e priu dot aq mirë sa Grrida do të donte të prihej prej tij.

Ndaj, tani oferta e Berishës për grupimin e Alibeajt për të shkuar me një draft të përbashkët për reformën territoriale i duket e domosdoshme dhe e sinqertë.

 

Grida Duma, i mëshoi bashkimit të PD-së për fitoren në zgjedhjet lokale të 2023-shit dhe si një detyrim ndaj demokratëve. Grrida tashmë e përjashton veten nga palët në parti, dhe thekson se ka shumë deputetë të tillë që kontributin e tyre e lidhin me votuesit.

“E shoh si logjikë e domosdoshme e një kohezioni të plotë që duhet të kemi në zgjedhje. Gjithë kampi opozitar duhet të përqendrojë forcat dhe kampi opozitar duhet të jetë i unifikuar. Do të bëj aq sa është në mundësinë time për të dhënë kontributin tim ndaj kësaj qasjeje. Të kthejmë detyrimin te njerëzit që presin fitoren në shumë bashki të vendit dhe që janë pararendje e zgjedhjeve të përgjithshme. 

Si unë ka shumë deputetë të tjerë që nuk e lidhin kontributin e tyre me palët, por me votuesit e tyre. Ka deputetë që janë të lidhur me terrenin e kanë më të lehtë dhe ka deputetë që lidhjen me votuesit e kanë jetik. Për ne ku do të jemi do të jemi të unifikuar. Nuk kam arsye të mendoj pse nuk është i sinqertë, nëse do të ndërtohet ky draft ne kemi prodhuar një finale që është e përbashkët”, tha ajo.

Për ata që e kanë të vështirë të kuptojnë fjalitë e Grridës kur ajo u ajo vjen vërdallë atyre që beson se thotë, po jua përkthejmë:

"Kampi opozitar duhet të bashkohet. Jam e bindur që edhe kolegu Berisha e mendon si unë, sepse ky është qëndrim i logjikshëm. Ndaj besoj se propozimi i Berishës është i sinqertë".

Ështe ngatërruar pak me atë shprehjen për kampin, se kampi opozitar nuk është vetëm PD, por këto janë detaje që mos ia kërkoni Grridës që t'i kuptojë. Këto detaje i mbush me kombinimin e xhaketave me fustanin. Mbase ngaqë detajet që i shpëtojnë janë të shumta dhe pafund, ndodh që Grridën nuk e shohim të veshur 2 herë njësoj. Por për këtë do të ketë gjetur zgjidhje me rroba të lira njëpërdorimshe.

Në lidhje me financimin e PD-së nga paratë ruse Duma tha:

“Këtë diskutim nuk dua ta bëj me emra individësh, nuk ka asgjë për të thënë sot, por në grupin parlamentar me themel mes njerëzve politikisht adultë. Është përmendur çështja e financimit me para ruse unë kam thënë që s’duhet të ketë dy standarde. Më tej do të flasim. S’duhet të ketë dy standarde duhet të shkojmë drejt transparencës. Po ka shumë çështje që unë nuk kam arsye t’i sjell”, u shpreh Duma.

Përkthimi:

"Nuk di ça të them për këtë pikë. Të shohim se si do gjykojmë midis kolegësh të vjetër që jemi, me Berishën dhe politikanë të tjerë të pjekur si ne të dy. Duhet diskutuar në grup parlamentar".

Nuk kuptohet në cilin grup parlamentar duhet të presim që të trajtohet, por edhe këto hyjnë tek ato detajet që shpjeguam më lart, që Grrida nuk i kupton e as sqaron dot. Do gjejë një kombinim fund e bluzë për këtë. Sigurisht që për rastin duhet një fund me bel te lartë, me rrip të trashë dhe togëz të madhe.

Evolucioni i Gridës dhe si e harroi shprehjen: "Na prij Lulzim

S'ka gjë që nuk e zgjidh Grrida.

Meqë gazetarja e kuptoi ashtu si ne përgjigjen e Grridës e pyeti nëse e ka kuptuar Grrida që ka kusht nga ndërkombëtarët për të mos bashkëpunuar me kolegun Berisha.

Përgjigjja e Grridës:

“Kjo është një gjë që ata e thonë vazhdimisht. Bisedat nuk janë të fokusuara në PD, por janë qëndrimet tona, vala e kësaj trysnie. Nuk është qëndrimi aktual, nuk është kjo çështja e momentit, por kandidatë që do të dalin si kandidatë të opozitës. Uroj që të jetë një dhe një i vetëm këtë detyrim ua kam njerëzve. Nuk jam e pjesë e asnjë pale, por për të mundur kundërshtarin.

Në 6 mars nuk kishte zgjedhje lokale, ishte një diskutim brenda PD-së. Me gabime apo jo jemi ne përgjegjës që nuk duhet t’i themi të gjitha në publik. Unë nuk kam nxjerrë në publik çfarë ndodh në mbledhjet e brendshme të PD-së. Diskutimi brenda PD-së nuk është më çështje për ushqim hienash, por 6 marsi tregoi një realitet politik për të cilin unë kam thënë që mbaj përgjegjësi që jemi këtu pastaj historitë e tjera nuk kanë rëndësi”.

Përkthimi:

"Po ti mua m'i gjete këto pyetje?"

Sa i takon gjendjes në bazën e Partisë, Duma tha:

“Unë nuk besoj që ka çarje të thellë në bazë. Që kur jam ulur me njerëzit dhe kam diskutuar para dhe pas 6 marsit për të gjetur mënyrat për ta bërë PD-në fituese. Unë nuk e kam bërë. Nuk ka zhveshje të imazhit të PD-së, ka shumë demokratë që thonë ju duam bashkë. Kudo që të jenë deputetët e PD-së unë shoh që demokratët e strukturave të kontribuojnë. Njerëzit e partisë nuk duan çështje të ndasive. Jemi në një situatë që nuk meritohet dhe njerëzit nuk e pranojnë më. Cilido që të jetë kandidati shpresoj të jetë një. Dua shumë që kjo parti të forcohet, të fitojë terren të motivojë njerëzit e vet t'u japë pjesë politike njerëzve në terrene dhe pasi të ketë ngritur këtë shkallare që e humbi në 2017 e 2019”.

Përkthimi:

"Ka çarje në bazë, por aq nuk është shumë e thellë. Në takime që kam pasur kam kërkuar të më tregojnë si ia bënin dikur që e nxirrnin PD-në fituese se unë nuk e di se si mund të ndodhë kjo. Kam që në 2013 që ndërroj përditë veshjen, por as në 2017, as në 2019 nuk fituam".

E pyetur se kë njeh në PD, Berishën apo Alibeajn, Duma thotë:

“Unë me Alibeajn kam një marrëdhënie OK, të respektuar. Kjo nuk do të thotë që nuk e njoh potencën e Berishës dhe nga ana tjetër ky është një ngërç, por kujt do t’i shërbejmë ne? Lider nuk të bën asnjë vendim gjykate dhe as kryetar partie nuk të bën asnjë statut partie. Nuk jam këtu për të vënë majën e hierarkisë për sa kohë është kthyer në horizontal, apo maja e piramidës është në rrotullim të vetëm dhe nuk e quaj veten të rëndësishme ta përcaktoj unë”.

Përkthimi:

"Me Alibeajn kemi marrëdhënie institucionale. Nuk ia di aftësitë. Por njoh potencën e Berishës. Nuk i marr vesh shumë këto historitë me statute dhe vendime gjykatash. Nuk mund të përcaktoj se cila është hierarkia se për mua jemi të gjithë kolegë dhe vlejmë njësoj. Por pres nga të tjerët që të dallojnë sa e rëndësishme jam unë në raport me kolegët e tjerë."/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga