Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...

Prokuroria e Posaccme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 14 persona të një grupi të strukturuar kriminal, të lidhur me disa atentate.
Mes të dërguarve për gjykim janë dhe Emiljano Shullazi, Astrit Avdyli dhe Leonard Duka. Personat e dërguar për gjykim, dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatet ndaj vëllezërve Bami, Durim e Valter apo dhe ndaj Ervis Martinajt.
Disa nga akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Njoftimi i plotë i SPAK
SPAK dërgon në gjyq 14 pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi përfundoi hetimet paraprake për procedimin penal nr.59/1, të vitit 2022 ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:
1. Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 e Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 4 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 paragrafi 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.
2. Emiljano Shullazi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.
3. Naim Stafuka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
4. Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
5. Besian Xhixha, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Preng Gjini, e kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
6. Enver Diva, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, e të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
7. Robert Laçi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Preng Gjini, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
8. Leonard Duka, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
9. Drianto Bardhi, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
10. Gjergji Cukali, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elvis Gacaj, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Altin Gega, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
11. Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
12. Satilno Basho, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
13. Xhelal Rraja, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Arben Ndoka, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
14. Miri Bruli, i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:
Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), Emiljano Shullazi dhe Blerim Abazi, gjatë muajve janar-korrik 2020 dhe i pandehuri Naim Stafuku, gjatë muajit gusht 2020 në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.
Të pandehurit Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve gusht-shtator 2020, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Preng Gjini.
Të pandehurit Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve qershor-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga i pandehuri Leonard Duka kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi.
I pandehuri Gjergji Cukali, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajve korrik-shtator 2020 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Elvis Gacaj dhe Altin Gega.
I pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), gjatë muajve qershor-dhjetor 2020, si dhe i pandehuri Satilno Basho, gjatë muajve mars-maj 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasve Fatmir Hyseni dhe Armando Hyseni.
I pandehuri Xhelal Rraja, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë muajit Janar 2021 në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Ndoka.
I pandehuri Emiljano Shullazi, në bashkëpunim me persona të tjerë, me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje gjatë katërmujorit të parë të vitit 2019, si dhe veprimtari e konkretizuar më datë 23.04.2019, 2021, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar prej tij ka goditur një pjesëtar të familjes së një gjyqtareje, anëtare e një trupe gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, e cila gjykonte një cështje penale ndër të tjera edhe në ngarkim të këtij të pandehuri. Ky i fundit, për këtë çështje gjyqësore, kishte kërkuar përjashtimin e kësaj gjyqtareje.
I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 29.06.2024, ka mbajtur në banesë pa lejen e organeve kompetente shtetërore një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh luftarakë.
Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Miri Bruli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konkretizuar më datë 03.07.2020, kanë ndihmuar një shtetas në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri nëpërmjet liqenit të Shkodrës.
I pandehuri Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli), me veprimet e tij të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta të kryera me dashje dhe të konstatuara më datë 17.05.2024, duke qenë me një masë sigurimi “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga nenit 237 i K. Pr. Penale, të caktuar me vendimin nr.33, datë 26.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është larguar nga banesa ku duhej të qëndronte si i paraburgosur, duke mos u gjetur në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak dhe Durrës.
Të pandehurit Astrit Balliu (alias Astrit Sulejmani, alias Astrit Avdyli) dhe Emiljano Shullazi, me veprimet e tyre të kundraligjshme dhe të drejtëpërdrejta, të kryera me dashje dhe të konstatuara gjatë periudhës Janar-Korrik 2020, kanë mbajtur secili prej tyre në mënyrë të paligjshme në institucionet burgimi sende të ndaluara telefona celularë me të cilët kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë institucionit të ekzekutimit të dënimit me burgim, ku mes të tjerash kanë komunikuar edhe me disa persona që kanë qenë bashkëpunëtorë në kryerjen e një sërë veprash penale, për të cilat ata akuzohen.
Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal nr.59, në ngarkim të personave të tjerë të dyshuar në kryerjen e veprave penale si edhe për fakte penale të rezultuara gjatë hetimeve të këtij procedimi./ CNA
Ish-i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dial...
Policia e Shtetit është përpjekur të justifikojë skandalin...
Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka bërë sot një thirrje nda...
U nda sot nga jeta, në moshën 79-vjeçare, diplomati dhe pu...
Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Dibrës, Irini Shehu p...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, së bashku me drejt...
Në TRING SPORT na presin ditë plot adrenalinë dhe emocione...
Në 7 gusht të 2025 do të shënohen plot 9 vite nga humbja e...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “5D” në lidh...
CNA ka siguruar një fotografi ku shihet kryebashkiaku i Sh...
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme në një shkresë të dërguar...
Policia e Shtetit është përfshirë në skandal. SPAK dhe GJK...
Erion Veliaj në marrjen në pyetje para prokurorisë së posa...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emision televiziv, e qua...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se ndryshimi i qëndrimit ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mëngjesin e s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mb...
Hetimi i SPAK hedh dritë mbi shpenzimet marramendëse për m...
Në shënjestër nga Klodiana Lala Interesante në të gjithë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...