Krijoi skemë mashtruese fiskale dhe i shkaktoi shtetit miliona lekë dëm/ Vihet në pranga një person në Tiranë
Një person është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Ti...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mban tani detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, lajm që CNA e ka konfirmuar nga burime që nga 15 janari, ndërsa vendimi u zyrtarizua tre ditë më parë në një mbledhje të qeverisë.
Ditën e sotme, Sula është prezantuar zyrtarisht në këtë post, ndërsa gjatë fjalës së tij falenderoi për punën e kryer parardhësin e tij, Shkëlqim Hajdarin. Ai u shpreh më tej se bashkëpunimi me qeverinë, në kryerjen e kësaj detyre do të jetë në nivele maksimale.
“Ndodhem për herë të parë në këtë situatë, por dua t’ju falenderoj për këtë pjesëmarrje. Në kuptimin e plotë të fjalës ju konsideroj kolegë, pa asnjë lloj hezitimi. E para dhe e fundit unë mendoj dhe gjykoj që çdo person i cili kryen një funksion, ka një detyrë për të përmbushur në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, sigurisht ka bërë maksimumin dhe do jetë në raportë speciale në raport me mua. Do më lejoni që me gjithë respektin maksimal që kam për zotin Hajdari, e falenderoj për punën e bërë gjatë gjithë këtyre viteve, dhe të gjithë kolegët që kanë punuar me të. Kjo do të jetë jo një rrugë e nisur sot, por e nisur para kaq viteve dhe do të konsolidohet ditë pas dite në një stad të ri, që e kërkon koha dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Bashkëpunimi me zonjën ministre dhe me qeverinë do të jetë në kushtet maksimale. Mendoj se tre pika do të më shoqërojnë gjatë kohës që do të jem në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm. Përkushtimi do të jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit kur vihet në punë, deri në orën që mbyllet. Ju garantoj që unë do të jem 24 orë në 24 në dispozicion për çdo problem që çdo koleg do të ketë, dhe për të patur në çdo moment kontakt”, tha ai.
Ndër të tjera, Sula tha se edhe pse ishte në opozitë, kryeministrin Edi Rama dhe kolegët e tij të mazhorancës, nuk i ka parë kurrë si armiq. Ai shtoi se kjo detyrë, është jo një privilegj për të, por një përgjegjësi e madhe.
“Gjej rastin sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre, ish-kolegen Gjylameti dhe me kryeministrit kemi qenë përballë njëri-tjetrit, sepse kështu funksionon demokracia, një palë mazhorancë e një palë opozitë. Por kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq. Por për të punuar dhe luftuar për të çuar përpara diçka më të mirë për Shqipërinë. Për mua kjo është një sfidë, një dorashkë e hedhur nga kryeministri për të përmbushur këtë detyrë. Nuk është privilegj, është përgjegjësi shumë e madhe, pavarësisht se vij nga sistemi i drejtësisë për 15 vite dhe 20 vite në politikë dhe që kemi pasur mundësi që të njohim shumë gjëra.
Por duhet të kemi pozitivitetin që në funksion të përmbushjes së detyrës, por edhe në funksion të respektimit të biznesit, i cili mendoj që është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është ai që mbush përditë buxhetin e shtetit me taksat dhe tatimet që paguhen dhe që të gjithë ne këtu paguhemi nga taksat dhe tatimet nga aktiviteti i këtij biznesi. Që do të thotë një biznes me rregulla dhe lufta pa kompromis ndaj bizneseve që abuzon dhe shkel ligjet. Përkushtimi im do të jetë jashtëzakonisht i lartë.
Ka shumë rëndësi integriteti moral. Shtylla e tretë: Drejtësi. Drejtësi nga unë në raport me ju dhe drejtësi në raport me biznesin. Çdo ditë, orë dhe minutë është i rëndësishëm për të përmbushur detyrën. Korrektësi dhe respekt do të ken inga ana ime dhe këtë dua dhe nga ju në raport me mua”, u shpreh Sula.
Inspektorati i Përgjithshëm është një institucion që vepron nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe ka një rol mbikëqyrës mbi të gjitha inspektoratet qendrore dhe vendore. Ai monitoron aktivitetet e tyre dhe miraton formatin e raporteve vjetore të inspektimit. /CNA
Një person është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Ti...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet so...
Sot, GJKKO, pas 15 seancash shtyrje pa ndalim, që pas çuar...
Seanca për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme është ...
Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 1 v...
Gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe punonjës të policisë gjyqë...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Rrjeti "SafeJournalists" ka ndarë sot një deklaratë lidhur...
Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të h...
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi me themel për dosje...
Avokati i njohur, Saimir Vishaj, ndau sot një analizë juri...
9 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, një di...
Gjykata e Posaçme, gati 1 vit pas arrestimit të tij, prite...
Me pjesëmarrjen e kirurgëve nga të gjitha trevat shqiptare...
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e ...
Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier-Elbasan-Bitola...
Gazetari Mentor Kikia ka ngritur sot shqetësimin lidhur me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me rastin e dhu...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...