web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë/ ISHP: Realitet që ndikon në jetën e shumë njerëzve

9 Shkurt 2026, 09:43, Aktualitet CNA

Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë/ ISHP: Realitet që ndikon

9 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, një ditë që shërben si një moment reflektimi dhe ndërgjegjësimi mbi stigmën që shoqëron epilepsinë, një realitet që vazhdon të ndikojë jetën e shumë njerëzve në mbarë botën.

Përmes një kujtese të rastit, Instituti i Shëndetit Publik thekson se epilepsia nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik, por prek përditshmërinë, marrëdhëniet shoqërore, arsimin dhe punësimin. Në shumë raste, sfida më e madhe nuk është vetë gjendja shëndetësore, por paragjykimet dhe keqkuptimet që e shoqërojnë.

Keqkuptimet dhe mitet luajnë një rol të madh në krijimin e kësaj stigme. Shpesh epilepsia ngatërrohet gabimisht me sëmundje mendore, konsiderohet si kufizuese për jetën e përditshme apo, në raste ekstreme, edhe si ngjitëse.

Fokusi i këtij viti është informimi i bazuar në fakte dhe edukimi i publikut, si rruga më e sigurt për të sfiduar keqkuptimet dhe për të reduktuar stigmatizimin./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga