130 vjetori i shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë, “mbrojtësja e Shqipërisë”/ Rama ftesë Papa Leonit XIV
Kryeministri Edi Rama ka treguar përjetimet gjatë vizitës ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në reformimin e drejtësisë penale me miratimin e projektligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të qartë politike për orientimin e drejtësisë drejt veprave që paraqesin rrezik real për shoqërinë.
Sipas Ramës, ligji parashikon lirimin e menjëhershëm të 447 personave nga institucionet e vuajtjes së dënimit, ulje dënimi për qindra të tjerë, amnistim nga masat alternative të shërbimit të provës, si dhe pushimin e ndjekjes penale për vepra penale të lehta.
Kryeministri theksoi se amnistia nuk përfshin asnjë vepër të rëndë penale, duke përjashtuar krimet kundër jetës, dhunën, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas tij, ligji ka kufij të qartë dhe synon shmangien e përdorimit disproporcional të ndëshkimit penal.
Rama u shpreh se ky vendim do të ketë edhe efekte pozitive anësore, si ulja e mbipopullimit në burgje, reduktimi i kostove dhe rritja e investimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës në institucionet penitenciare.
Duke folur për paraburgimin, kryeministri e cilësoi atë si “një plagë në Shqipëri”, të evidentuar edhe nga Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës. Ai tha se qeveria është e vendosur të ndërhyjë me masa të tjera konkrete për ta adresuar këtë problem, në bashkëpunim me partnerë të rëndësishëm europianë dhe pa humbur kohë.
“Një tjetër vendim që besoj ia vlen të nënvizohet është miratimi i projektligjit për amnistinë penale. Një akt me ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit tonë të drejtësisë penale, por dhe në frymën e kësaj drejtësie.
Dhe ky projekt përfshin lirimin e menjëhershëm të 447 personave nga institucionet e vuajtjes së dënimit, ulje dënimi për qindra persona të tjerë, aministimin nga masat alternative të shërbimit të proves, si dhe pushimin e ndjekjes penale për vepra penale të lehta.
Është një vendim që përfaqëson përsëri e përsëri një zgjedhje të qartë politike. Ta orientojmë drejtësinë drejt veprave që paraqesin rrezik real për shoqërinë dhe të shmangim përdorimin disproporcional të forcës represive të shtetit, përmes ndëshkimit penal për raste që nuk e justifikojnë përdorimin e forcës.
Kjo natyrisht do të sjellë pastaj efekt të vetin anësor, por shumë të rëndësishëm edhe uljen e mbipopullimit në burgje, uljen e kostove, por edhe rritjen e investimeve për të rritur cilësinë e jetës në institucionet tona penitenciare.
Ligji është i qartë. Ka kufij të mirëpërcaktuar. Nuk përfshin asnjë vepër të rëndë penale, krime kundër jetës, dhunës, korrupsioni, krimi i organizuar janë të përjashtuara nga amnistia.
Dhe në ndërkohë është një hap konkret që do të pasohet nga të tjerë në raport me idenë totalisht të keqshfrytëzuar dhe të keqpërdorur të paraburgimit.
Paraburgimi është një plagë në Shqipëri. Një plagë e evidentuar më së miri dhe më së qarti nga Komiteti për parandalimin e torturës i Këshillit të Europës. Një plagë me të cilën përballet çdo ditë shoqëria dhe ne jemi të vendosur që do të ndërhyjmë për ta shëruar këtë plagë me masa të tjera me atë që e kam quajtur reflektim i madh dhe për të cilin po punojmë me një sërë partneresh shumë të rëndësishëm europian për të bërë ndërhyrjet e duhura dhe pa humbur shumë kohë”, theksoi Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka treguar përjetimet gjatë vizitës ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e G...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me a...
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji...
Një trajnim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amer...
Akademiku Artan Fuga ka ndarë një qëndrim pas vendimit të ...
Imazhet e trupave të pajetë, të rreshtuar në trotuare dhe ...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot në një analizë pas vend...
Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale, Genard dhe Son...
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situa...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në komunikimin e ...
Kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Ve...
Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshm...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Rënia e eksporteve drejt Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë s...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për rrëzimin e...
Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e qeverisë për vend...
Një person ka tentuar të vjedhë pasditen e sotme një filia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...