
Gjykata e Posaçme, gati 1 vit pas arrestimit të tij, pritet të vendosë sot fatin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nëse dosja do të kalojë për gjykim me themel apo jo.
Në seancën e 2 shkurtit, GJKKO mbylli shqyrtimin paraprak të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar që prej 10 shkurtit 2025, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Veliajn 7 muaj më parë dhe e ka dërguar dosjen e tij në Gjykatën e Posaçme. 7 muaj dhe ende nuk është vendosur nëse dosja e Veliajt do të kalojë për gjykim me themel apo jo.
E gjithë kjo për aryse se kryebashkiaku i Tiranës dhe “ushtarët” e tij kanë gjetur pretekste dhe skema nga më të ndryshmet për të shtyrë seancat gjyqësore dhe për të mos u përballur me drejtësinë.
Rasti më i fundit është ai i seancës së 2 shkurtit, ku Veliaj u largua nga salla, madje kërkoi dhe përjashtimin e trupës gjykuese.
Madje skema shkoi më tej, duke u bërë edhe më qesharakë. Avokatja e tij tha se nuk e kishte takuar sa duhet klientin e saj në burgun e Durrësit, për shkak se i shkonte shumë fatura e taksisë që po e priste jashtë burgut. Asgjë më shumë, thjesht “cirqet” e Veliajt për të shtyrë gjyqin.
Taktikat e Erion Veliajt dhe avokatëve të tij për të shtyrë seancat paraprake kanë qenë të njëpasnjëshme dhe është përdorur çdo makinacion i mundshëm për të arritur qëllimin.
Në seancën e 19 janarit justifikimi i Veliajt ishte se nuk ishte takuar me avokaten e caktuar nga gjykata, Valentina Teodoresku.
Seanca paraprake për Erion Veliajn e caktuar për t’u mbajtur më 5 janar u shty për shkak se Veliaj dhe mbrojtësit e tij ligjorë nuk u paraqitën në seancë, me pretendimin se furgoni i burgjeve nuk kishte shkuar në kohë për të marrë Veliajn nga burgu i Durrësit.
Pretendim, i cili u hodh poshtë nga Drejtoria e Burgjeve, ku institucioni bëri me dije se Veliaj ishte pritur disa minuta nga furgoni, por kryebashkiaku i arrestuar për 5 vepra të rënda penale nuk kishte shkuar.
Një tjetër taktikë e përdorur nga Veliaj ishte shkarkimi i avokatëve në seancën paraprake të 12 dhjetorit. Erion Veliaj më 12 dhjetor 2025 përjashtoi avokatët Artan Gjermëni dhe Ermir Beta, me pretendimin se nuk arritën dot që ai të mos futej në kafazin e qelqtë. Pas shkarkimit të tyre, Veliajt iu caktua nga GJKKO-ja avokatja Valentina Teodoresku.
Seancat e caktuara në datat 12 e 17 nëntor, si dhe 2 e 5 dhjetor u shtynë për shkak se avokatët e Veliajt kërkuan kohë që të njiheshin me aktet hetimore. Akte, të cilat avokatët e Veliajt i kanë marrë që prej muajit korrik.
Seanca paraprake, e caktuar më 28 tetor, u shty për shkak të taktikave të avokatëve të Veliajt. Seanca paraprake e 21 tetorit u shty për shkak të bojkotit të avokatëve pas arrestimit të avokatit në Elbasan.
Për shkak të bojkotit të avokatëve u shty edhe seanca paraprake e 10 tetorit. Bojkot i ndërmarrë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
Seanca paraprake, e caktuar më 29 shtator 2025, u shty për shkak se disa nga të pandehurit nuk ishin njoftuar për seancën.
Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj i është shmangur drejtësisë si ata mashtruesit klasikë, me 1001 kleçka, mënyra dhe manovra./CNA
Me pjesëmarrjen e kirurgëve nga të gjitha trevat shqiptare...
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e ...
Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier-Elbasan-Bitola...
Gazetari Mentor Kikia ka ngritur sot shqetësimin lidhur me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me rastin e dhu...
Pastori Akil Pano theksoi sot se ideologjizmi gjinor që po...
Kjo e diel është e dyta e Triodit dhe në Kishën “Ngjallja ...
Duhet të biem dakord që në fillim se kjo Gjykatë Kushtetue...
Ulja e ndjeshme e temperaturave në veri të vendit ka rikth...
CNA ka siguruar deklarimin e avokatit Kujtim Cakrani për n...
Zbardhet dëshmia e avokatit Kujtim Cakranit pasi u dhunua ...
Avokati i Presidentit të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për vendimin e qeverisë...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një...
Kryeministri Edi Rama ka treguar përjetimet gjatë vizitës ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e G...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me a...
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...