web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ideologjizimi gjinor te fëmijët/ Pano: Nuk është produkt rastësor, por agjendë globaliste

8 Shkurt 2026, 19:43, Aktualitet CNA

Ideologjizimi gjinor te fëmijët/ Pano: Nuk është produkt

Pastori Akil Pano theksoi sot se ideologjizmi gjinor që po predikohet te të miturit është një program që i përket agjendës globaliste.

I ftuar në “Syri Tv”, Pano u shpreh se edhe Shqipëria është prekur gjerësisht këto pesë vitet e fundit nga ky fenomen, duke e cilësuar si një ndërhyrje të thellë kirurgjikale në mënyrën se si perceptohet identiteti gjinor dhe seksualiteti.

“Natyrisht që gjatë këtyre pesë viteve të fundit, opinioni publik ka qenë tejet i ngarkuar me raportime gati në kufijtë e të pabesueshmes në raport me idenë e një dekadence të thellë morale, e cila ka hyrë në shpirtin tonë, për hir të së vërtetës. Ka prekur familjet, ka prekur martesën, ka prekur prindërimin, ka prekur fëmijët. Edhe habia, është pa cak, pasi , në kufirin e këtyre pesë viteve kemi kuptuar që e gjithë kjo histori nuk është një produkt rastësor i një momenti, pra një aksident i një shtëpie diskografike apo i një, platforme të madhe mediatike, apo e një grupi të caktuar, por është fjala për agjenda globaliste të ekstremit të majtë, pra socialistët, progresistë ose komunistët, të cilët kanë marrë nën krahët e tyre ideologjikisht agjendat LGBTQ+ plus dhe agjendat e transgjinorizmit, që në thelbin e tyre synojnë pikërisht ndërhyrjen kulturore, pra një ndërhyrje kirurgjikale në kulturën e popujve, si ky yni pra, për ta kontekstualizuar, çështjen në vendin tonë në Shqipëri. Edhe ne jemi përballur jo rrallë herë këtu me histori prindi një, prindi dy, unë vetë jam dëshmitar i disa gjyqeve që për hir të së vërtetës, faleminderit Zotit i kemi fituar në gjykatat gjyqësore të Tiranës.

Çështje të tjera bashkë me kolegët tanë të cilët kemi protestuar kur ka qenë momente ku në kinematë e kryeqytetit kanë qenë filma të cilët pa dijeninë e prindërve, gjyshërve, familjarëve, fëmijët thoshin që shkonin të shikonin filma që kishin përmbajtje transgjinorizmi ose përmbajtje, LGBT. Dhe kemi bërë një rezistencë jo të vogël, por në thelb ne kuptuam që e gjithë kjo histori është një histori ideologjike, është një histori e cila shtyhet nga agjendat politike të ekstremit të majtë, të liberalëve të majtë, veçanërisht përgjatë periudhës së administratës Biden-Harris nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë një ekspansion i kësaj që ne e njohim si kundër-kulturë, imperializëm kulturor, që synon të shkatërrojë vlerat kombëtare tona.

Një kancer i vërtetë, i cili vjen dhe hyn në trupin tonë kombëtar për të bërë një ndërhyrje të thellë kirurgjikale në mënyrën e botës, në mënyrën se si ne e perceptojmë identitetin tonë, se si e perceptojmë seksualitetin, se si i perceptojmë marrëdhëniet mes shokëve, mes shoqeve, marrëdhëniet njerëzore dhe në rast se do të guxoje që të ishe i ndershëm me mënyrën tënde të të rriturit pra, si ti e shikon seksualitetin, si ti e shikon identitetin tënd gjinor, si ti shikon raportet njerëzore, edhe ti do të flisje pra do të komunikoje mbi këto të vërteta që ti beson, që i ke marrë ose nga feja, ose nga tradita, ose nga kultura apo nga familja jote, atëherë do të përballeshe me çështje që do të ngrinin tek komisioneri për diskriminimin.

Edhe unë jam njëri nga ata individë që jam përballur me këto çështje dhe e kuptova që, që të jesh vetëm në një betejë si kjo, nuk mjafton. Nuk mjafton thjesht një pasion apo dëshira e mirë për, për të qëndruar përballë një agjende që është shumë më e madhe se ti. Për këtë arsye, ne ndërtuam koalicionin shqiptar pro-familjes edhe jetës për të bërë një përballje dinjitoze dhe jo vetëm një përballje lokale, por një përballje ndërkombëtare, pasi koalicioni shqiptar i familjes është i lidhur tashmë me të gjitha strukturat konservatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë dhe kuptuam që ne nuk jemi vetëm. Kjo është një histori që fillon përpara ndryshimit të administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra ne kemi bërë një betejë ndërkohë që liberalët e majtë sundonin botën.

Në planin global, administrata e re Trump, është duke bërë një punë fantastike dhe janë duke qëndruar koherent dhe besnikë ndaj premtimeve elektorale të cilat i sollën ata në pushtet. Pra, nuk është habi fare që na duhet ta theksojmë faktin që Trumpi erdhi në pushtet, u zgjodh si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbi bazë të premtimeve që në momentin që ai do të vijë në zyrën presidenciale, do të deklarojë që ekzistojnë vetëm dy gjini.

E gjithë kjo historia pastaj e fondeve të taksapaguesve amerikanë, po flasim për miliarda dollarë, të cilat transferoheshin tek organizata të tjera në vende të ndryshme të botës për të mbështetur dhe për të ë bërë ekspansionin Ëoke të vlerave të atyre që ne i shikojmë si kundërvlera, pra të grupeve LGBT, mbështetje të ideologjisë gjinore të fëmijëve në shkolla, mbështetje të asaj që ne e shikojmë si kulturë, ndryshime kulturore nëpërmjet kinematografisë, filmave, materialeve, eventeve. Është bërë një punë e jashtëzakonshme nga grupet LGBT përgjatë periudhës 2020-2024  jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, saqë përballë një ë ndërmarrje kaq të madhe financiare, e cila në thelb, amerikanëve, që ishin taksapagues, ishin krejt në hije, pra nuk dinin se çfarë ndodhte me taksat që ata paguanin dhe këto para devijoheshin dhe shkonin në këto drejtime. Një pjesë e madhe e këtyre parave kanë qenë administruar nga Open Society Foundation, pra Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, i cili në vendet lokale, i alokonte nëpërmjet dhe drejt organizatave  LGBT, të cilat bënin atë punën e tyre pastaj, që tek edukimi, kultura, festat.

Për t'u kthyer tashmë në momentin tonë, pra në Shqipëri, nuk kemi pasur një betejë të lehtë, sepse imagjinoni, ka pasur shfaqje të transgjinorizmit në kodrat e liqenit artificial të Tiranës, me nëpërmjet ashtuquajturave grupe artistike që vinin nga Franca. Ka pasur një farë e madhe që ndodhi në në kundërshtimin e ligjit dhe kodit të familjes. Ndodhi në ballkonin e Bashkisë së Tiranës, e ashtuquajtura martesë midis dy grave lezbike. Kemi pasur festa të ashtuquajturve, Drag Queen ose mbretëreshat dragua, që në thelb nuk janë asgjë përveçse meshkuj të veshur si më falni për shprehjen, po si punonjës seksi, si prostituta, për të argëtuar fëmijët, vetëm që t'ia fusin në botën e fëmijëve idenë e normalitetit të një bote ndryshe, të një bote tjetër, të një bote ë të kundërt me botën në të cilën neve dëshirojmë t'i rrisim fëmijët tanë. Për të vijuar më tej pastaj tek programet në shkolla, tek trajnimet që janë bërë në shkolla dhe për të shkuar deri tek ligji i famkeq i barazisë gjinore, i cili u miratua në parlamentin e Shqipërisë në kundërshtim me vullnetin e popullit nga 77 kartonat e e sektit të Rilindjes. Dhe ky ligj aktualisht tani, imponon kërkesa që ministritë përkatëse të nënshkruajnë amendamente dhe artikuj të tjerë në përputhje me ligjin.

Dhe vetëm, vetëm tre javë më parë ka dalë ministrja e arsimit dhe në media, e keni publike këtë, nuk është diçka që unë po e shpik dhe ka ka deklaruar që ka nënshkruar një dokument për ndryshimin e kurrikulave shkollore konform ligjit mbi ideologjizimin gjinor të fëmijëve, në të gjithë sistemin parauniversitar, që do të thotë që nga gjimnazi, pra viti i tretë në gjimnaz, deri tek mosha e tre vjeçarëve në kopsht.

Konkretisht do të thotë do të shikoni tek materialet e fëmijëve që dy vajza të vogla pesë vjeçare apo shtatë vjeçare dhe mund të puthen në buzë me njëra-tjetrën, që djemtë jo vetëm mund të luajnë me lodrat e vajzave, por duhet të eksplorojnë identitetin e tyre, sepse identiteti gjinor nuk është projeksion natyror, pra nuk vjen nëpërmjet lindjes, por është një konstrukt social. Pra e gjithë kjo është historia, që fëmijët meshkuj dhe fëmijët femra, vajzat dhe djemtë të dyshojnë ë, të dyshojnë dimensionin e identitetit të tyre seksual, i cili si rrjedhojë e ndryshimit të ligjit, tashmë nuk është natyrë.

Ne i çojmë, ne i çojmë fëmijët në shkollë të mësojnë matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe jo ideologji. Pra, ne kemi insistuar mbi faktin që fëmijët duhet të jenë të mbrojtur në shkolla, në kopshte, në të gjithë sistemin parauniversitar dhe prindërit duhet të kenë domeinin e tyre të sigurt në raport me kush i mëson fëmijët e tyre dhe çfarë i mësojnë fëmijët e tyre. E dini që në perëndim fëmijët po mësohen, i shkojnë djemve në shkollë dhe u thonë mbasi keni lindur në trupin e gabuar. I shkojnë vajzave në shkollë dhe i thonë të njëjtën gjë dhe mbase, mbase jeni djem që...

Tani kjo gjë do të ndodhi në Shqipëri, sepse Shqipëria nuk është një shpikje e re, e sistemit, por është adoptimi, i këtij manuali i cili është i gatshëm. Pra ajo që ndodh sot në Shtetet e Bashkuara, në Kanada, në Evropën Perëndimore, mbi ligjet që njihen si ligje të barazisë gjinore, si ky ligji që u miratua në Republikën e Shqipërisë nga mazhoranca socialiste, ajo që ndodh me fëmijët është pikërisht kjo”,-u shpreh Pano./CNA

 





Lajmet e fundit nga