
Duhet të biem dakord që në fillim se kjo Gjykatë Kushtetuese është rezultati i reformës ‘Xhafaj’ mbi drejtësinë.
Sado t’i bjeri gjoksit Rama e sado të përpiqet të shesë qëllimin e mirë të mazhorancës, reforma me formën e shkruarjes së ligjeve ka paaftësinë e përzjerë me tinëzinë e Fatmir Xhafajt.
Sot rezultati është për shembull, që të gjithë "ish-ekspertët" janë rehatuar nëpër gjykata nga ku papritur qenkan pavarësuar nga mazhoranca! Për secilin prej tyre, kjo mazhorancë ka bërë beteja të vogla e të mëdha, që secili të rehatohej në ato karrige. Dhe që këta "ekspertë" t'a kishin rrugën bosh, mazhoranca asgjësoi konkurrencën mes këtyre "të pavarurve", me juristë të tjerë, që një pjesë të jetës kishin qenë të angazhuar në politikë.
Asgjësimi i ish-politikanëve, me të njëjtin kriter të asgjësimit të ish-të dënuarve për vepra penale, duke i përjashtuar për 10 vjet nga e drejta që t'u lindtte dëshira për t'u futur në sistemin e drejtësisë së re, ishte spastrimi i rrugës së Sadushëve të Xhafajt, për të kapur sistemin.
E spastruar rruga deri në Gjykatën Kushtetuese, ky përjashtim udhëhiqej edhe nga moskuptimi i shumicës, lidhur me funksionin e Gjykatës Kushtetuese.
Nuk është çudi që edhe vetë Xhafaj të mos e dijë që Gjykata Kushteutese nuk është pjesë e sistemit gjyqësor. Rama jo e jo! Kush lexon "gjykatë", e di gjykatë!
Maxhoranca sigurisht nuk u ndje kur Sadushët "konkurronin" dhe fitonin si të pavarur postet e lakmuara në sistem.
Me gjithë ndalesën ligjore, sot të gjithë "ish-ekspertët" janë rehatuar në karriget nga ku sot po sillen si kunguj me institucionet.
Për ata që nuk e dinë: Gjykata Kushtetueses nuk është pjesë e sistemit gjyqësor.
Është institucioni më i lartë shtetëror, i paguar për të zgjidhur konfliktin mbi leximin dhe interpretimin e ndryshëm të dispozitave kushtetuese. Është garanti i ekuilibrit të shtetit. Është vendi ku shtetari bëhet gjyqtar dhe gjykon mbi bazën e ligjit themeltar të shtetit. Nuk është vendi ku vlerësohen masat e sigurisë, por vendi ku vlerësohen ekuilibrat mes pushteteve.
Vendimi i fundit për shembull është pasqyra ku mund të lexohet qartë niveli i ‘kungujve’ që ulen në ato karrige që duhet të ishin karrige shtetarësh. Nëse lexon vendimin e shkruar nga ‘kungujt’, kupton që të tetë janë dakord që vendimi për pezullim mund të përbëjë ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.
Citojnë të dyja grupet e ‘kungujve’ të njëjtat dispozita të Kushtetutës!
Dinë të lexojnë! Por nuk kuptojnë që duhet të mësojnë të lexojnë KUSHTETUTË, jo kodin e procedurave penale.
Dy grupet ndahen në arsyetim, (nëse mund ta quajmë arsyetim), sepse 4 nga ‘kungujt’ thonë se atë që nuk e shkruan Kushtetuta, duhet ta rregullojë Gjykata Kushtetuese, duke interpretuar parimet kushtetuese. Por nuk e dinë që pasi arrin këtu, duhet ta shpjegosh si shkelje kushtetuese, veprimin apo aktin juridik për të cilin ka lindur konflikti.
Kurse katër ‘kungujt’ e tjerë, (më të rëndë nga përmasat,) thonë: "Nuk është puna jonë, konfliktin kushtetues duhet t'a rregullojë Kuvendi me ndryshime kushtetuese".
Po Gjykata Kushtetuese pse u dashka?
Pak javë më parë, të njëjtët ‘kunguj’ kthyen përmbys dispozitat e Kushtetutës, duke i denatyruar ato me një intepretim që ua pranuan vetëm tifozeria e panelistëve të darkës.
Ishin 7 nga 8 ‘kungujt’ e sotëm, zhgarravitën Kushtetutën në rastin ‘Veliaj’. Nuk thanë ta plotësojë Kuvendi! Nuk thanë as që deri dje ishte ndryshe, por sot më pas do jetë ndryshe.
Pse për Veliajn “kungujt” e mbushëm me intepretim Kushtetutën, kurse për Belindën duhet që të mblidhet Kuvendi? Tashmë gjithmonë e më shumë vendimet e Gjykatës Kushtetuese po bien erë. Gjithsesi vendimet nuk ngjajnë njeri me tjetrin nga era!
Në rastin p.sh. të mbledhjes me tuta për një biznesmen rus kriptomonedhash, vendimi i kësaj gjykate binte era kripto. Kurse këtij vendimit te fundit i vjen erë pak më e rëndë!
Vetë Gjykata po kujdeset që të na ndihmojë të ushtrohemi me aromat, sepse vetë ajo me aksion, ka grumbulluar për shqyrtim një thes me çështje që në fakt nuk duhet t'i pranonte fare për shqyrtim.
Pasi e ka bërë mullar, nuk shpëton dot nga aromat që lëshon./CNA
Ulja e ndjeshme e temperaturave në veri të vendit ka rikth...
CNA ka siguruar deklarimin e avokatit Kujtim Cakrani për n...
Zbardhet dëshmia e avokatit Kujtim Cakranit pasi u dhunua ...
Avokati i Presidentit të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për vendimin e qeverisë...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një...
Kryeministri Edi Rama ka treguar përjetimet gjatë vizitës ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e G...
Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me a...
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji...
Një trajnim i përbashkët mes Shteteve të Bashkuara të Amer...
Akademiku Artan Fuga ka ndarë një qëndrim pas vendimit të ...
Imazhet e trupave të pajetë, të rreshtuar në trotuare dhe ...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot në një analizë pas vend...
Dy personazhe të njohur në rrjetet sociale, Genard dhe Son...
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situa...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur në komunikimin e ...
Kërkesa e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Ve...
Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshm...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...