Biznesmeni Ram Geci paraqitet në SPAK
Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të h...

Rrjeti "SafeJournalists" ka ndarë sot një deklaratë lidhur me situatën me transmetuesin publik, RTSH.
Në deklaratë theksohet se reformimi demokratik i transmetuesit publik në Shqipëri mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme.
Deklarata e plotë:
Organizatat e nënshkruara shqiptare dhe ndërkombëtare për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve i bëjnë thirrje të përbashkët qeverisë shqiptare që të mbështesë reformën e transmetuesit publik Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) përmes mjeteve të ligjshme, demokratike dhe institucionale, në përputhje me normat demokratike dhe standardet e Bashkimit Evropian për mediat e shërbimit publik.
Organizatat tona kanë ndjekur deklaratat e fundit publike të Kryeministrit Edi Rama lidhur me performancën dhe financimin e RTSH-së, ku u parashtruan mundësi të tilla si pezullimi i financimit, privatizimi apo mbyllja e mundshme e transmetuesit. Komentet kritike kanë rinovuar debatin publik mbi të ardhmen e transmetuesit në Shqipëri, një vend kandidat për anëtarësim në BE.
Ekziston një konsensus i gjerë, si brenda vendit ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, se RTSH-ja prej vitesh përballet me probleme serioze dhe të thella strukturore, përfshirë dobësi në qeverisjen dhe mbikëqyrjen e pavarur, paqëndrueshmëri financiare, rënie të besimit publik dhe mangësi profesionale në përmbushjen e misionit të saj si media e shërbimit publik.
Këto përfundime janë ndarë prej kohësh edhe nga organizatat tona. Ne biem njëzëri dakord se këto sfida kërkojnë reforma të besueshme dhe llogaridhënie të qartë, veçanërisht në dritën e emërimit në vitin 2025 të një Këshilli të ri Drejtues dhe të një Drejtori të Përgjithshëm të ri, mandati i të cilëve është pikërisht adresimi i këtyre problematikave.
Njëkohësisht, standardet evropiane bëjnë një dallim të qartë midis nevojës për reformë dhe mjeteve përmes të cilave ajo realizohet. Dakordësia mbi objektivat e reformës nuk nënkupton automatikisht dakordësi mbi çdo instrument të përdorur për arritjen e tyre.
RTSH është një institucion i medias së shërbimit publik, i themeluar me ligj dhe që vepron nën një mandat të vazhdueshëm publik. RTSH financohet përmes një kombinimi burimesh të ligjshme publike, përfshirë tarifën e detyrueshme të transmetimit publik që paguhet nga familjet përmes faturës së energjisë elektrike, si edhe të ardhura të tjera publike dhe komerciale. Ky model financimi është konceptuar për të garantuar vazhdimësinë dhe për të mbrojtur median e shërbimit publik nga ndikimi dhe presioni politik.
Për këtë arsye, standardet evropiane janë të qarta se financimi i medias së shërbimit publik duhet të jetë i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe i mbrojtur nga diskrecioni politik. Mekanizmat e financimit ekzistojnë për të mundësuar reformën dhe për të mbrojtur pavarësinë editoriale jo për të shërbyer si mjet presioni përmes kushtëzimit të bazuar në performancë apo motive politike. Përdorimi i tërheqjes së financimit, pezullimit të transmetimit apo mbylljes institucionale si instrumente reforme është i papajtueshëm me parimet e BE-së që rregullojnë median e shërbimit publik.
Reforma e RTSH-së duhet, për rrjedhojë, të ndiqet përmes mjeteve të ligjshme dhe institucionale. Kjo duhet të përfshijë mbikëqyrje efektive nga Këshilli Drejtues dhe organet e tjera kompetente; standarde transparente të performancës, raportim publik dhe llogaridhënie të menaxhimit; mbikëqyrje të pavarur dhe zbatim të standardeve të qeverisjes; përmirësime legjislative ose rregullatore aty ku identifikohen boshllëqe; si dhe garanci të forta për pavarësinë editoriale dhe autonominë profesionale të gazetarëve.
Media shërbim publik vepron nën një mandat të ndryshëm nga ai i transmetuesve privatë. Roli i medias publike nuk është të konkurrojë sipas logjikës së tregut, por të garantojë akses universal në informacion të paanshëm, programe kulturore dhe arsimore, si dhe hapësirë për debat demokratik. Performanca në treg apo matjet e audiencës, të vetme, nuk mund të zëvendësojnë kornizat e llogaridhënies që karakterizojnë shërbimin publik.
Akti Evropian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe standardet e Këshillit të Evropës kërkojnë që shtetet të mbrojnë median e shërbimit publik nga ndërhyrjet politike të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, përfshirë përmes presionit financiar, dhe të sigurojnë që reforma të forcojë dhe jo të destabilizojë kushtet për pavarësi, llogaridhënie dhe besim publik.
Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht nën Grup Kapitullin e parë, Themeloret, një transmetues publik i qëndrueshëm, i përgjegjshëm dhe i pavarur është një kërkesë thelbësore demokratike. Organizatat tona, të cilat prej kohësh kanë mbështetur dhe kanë bërë thirrje për reformën demokratike të RTSH-së si pjesë e advokimit tonë më të gjerë për media të lira dhe të pavarura në Shqipëri, u bëjnë thirrje të gjitha autoriteteve kombëtare të sigurojnë që:
Reforma e RTSH-së të ndiqet përmes mekanizmave të qeverisjes, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies të parashikuara nga ligji;
Financimi i medias së shërbimit publik të mbetet i mbrojtur dhe i izoluar nga kushtëzimi politik;
Përpjekjet reformuese të forcojnë pavarësinë institucionale, lirinë editoriale dhe besimin publik;
Debati publik mbi RTSH-në të mbështesë reforma konstruktive, të bazuara në standarde, dhe jo pasiguri institucionale.
Ne mbetemi të gatshëm të mbështesim dhe të angazhohemi në një proces reformimi serioz, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në standarde, që e forcon RTSH-në si një media të shërbimit publik vërtet të pavarur, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes, në përputhje me parimet evropiane dhe me të drejtën e publikut për informacion të pavarur dhe pluralist.
Organizatat ndërkombëtare mbeten të hapura për të vizituar Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm, me qëllim që të marrin pjesë në debatet dhe proceset në vijim.
Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të h...
Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi me themel për dosje...
Avokati i njohur, Saimir Vishaj, ndau sot një analizë juri...
9 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, një di...
Gjykata e Posaçme, gati 1 vit pas arrestimit të tij, prite...
Me pjesëmarrjen e kirurgëve nga të gjitha trevat shqiptare...
Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e ...
Në kuadër të punimeve në Linjën 400 kV Fier-Elbasan-Bitola...
Gazetari Mentor Kikia ka ngritur sot shqetësimin lidhur me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me rastin e dhu...
Pastori Akil Pano theksoi sot se ideologjizmi gjinor që po...
Kjo e diel është e dyta e Triodit dhe në Kishën “Ngjallja ...
Duhet të biem dakord që në fillim se kjo Gjykatë Kushtetue...
Ulja e ndjeshme e temperaturave në veri të vendit ka rikth...
CNA ka siguruar deklarimin e avokatit Kujtim Cakrani për n...
Zbardhet dëshmia e avokatit Kujtim Cakranit pasi u dhunua ...
Avokati i Presidentit të PL-së, Ilir Meta, Kujtim Cakrani ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave...
Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për vendimin e qeverisë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...