"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar për ekzekutimin e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Në reagim thuhet se kjo ngjarje tragjike përbën sulmin më të egër dhe të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë.
Më tej, thuhet se vrasja e ndodhur sot është një sinjal alarmi për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës.
Unioni i Gjyqtarëve shprehet se kjo ngjarje ndodh në një klimë armiqësore ndaj sistemit gjyqësor, e cila sipas tyre prej vitesh ushqehet nga diskursi politik dhe mediatik edhe paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri.
Në deklaratë thuhet se kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit. Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore.
REAGIMI I UNIONIT TË GJYQTARËVE:
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh tronditjen e thellë dhe dhimbjen e madhe për ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një koleg ynë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, humbi jetën në krye të detyrës, pas një sulmi me armë zjarri, në sallë të gjyqit, nga një palë në një çështje civile, e cila plagosi dhe babë e bir nga pala tjetër ndërgjyqëse.
Ky akt barbar përbën sulmin më të egër e të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë, ndaj jetës e integritetit të gjyqtarëve, si dhe ndaj vetë rendit kushtetues të shtetit të së drejtës.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë kolegëve gjyqtarë, duke u gjendur pranë tyre në këtë moment të rëndë humbjeje e tronditjeje të thellë për gjithë trupën gjyqësore.
Ngjarja e sotme është një sinjal alarmi i qartë për mungesën e masave të duhura të sigurisë në gjykata dhe për rrezikun real, me të cilin përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon marrjen e menjëhershme të masave konkrete institucionale, për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh në një klimë të përhershme armiqësore ndaj sistemit gjyqësor, e cila prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri.
Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë u bën thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithëve aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi.
Në nderim të kolegut tonë të ndjerë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë do të vijojë të kërkojë me forcë respektimin, mbrojtjen dhe dinjitetin e çdo gjyqtari, që shërben me integritet për drejtësinë dhe shoqërinë.
Gjithashtu, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë siguron të gjithë publikun se, diskursi armiqësor dhe sulmet fizike nuk do të mundin të frikësojnë gjyqtarët në Republikën e Shqipërisë, të cilët do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i shërbyer publikut, duke i ofruar drejtësi, për të cilën dha jetën e tij, në krye të detyrës gjyqtari, babai, familjari e njeriu i mirë, kolegu ynë i paharruar Astrit Kalaja./CNA
Prokuroria e Posaçme ka reaguar sot pas vrasjes së gjyqtar...
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar pasditen e kësaj të hë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shprehur tronditje në re...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
CNA ka zbuluar emrat surprizë që priten të kandidojnë për ...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pak minuta më...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Gjykata e Lartë ka dalë me një reagim për vrasjen e ndodhu...
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar p...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministri i Drejtë...
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar pak çaste më pa...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni k...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse nga v...
Sot në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit u vra me plumb...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes brenda sallës...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pak minuta më pa...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me vrasjen e gjy...
Zbulohen detaje të reja lidhur me autorin e ngjarjës së rë...
CNA ka mësuar se autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kala...
CNA ka mësuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e gjyqta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...