web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plumba drejt gjyqtarit/ Identifikohet autori

6 Tetor 2025, 16:28, Aktualitet CNA

Plumba drejt gjyqtarit/ Identifikohet autori

CNA ka mësuar se autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është shtetasi Elvis Shkëmbi 30 vjeç. 

Plumba drejt gjyqtarit/ Identifikohet autori

“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njofton policia./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga