web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pagat e mjekëve, 2000 euro"/ Sala: 95% e studentëve firmosën kontratën e shërbimit publik

6 Tetor 2025, 14:32, Aktualitet CNA

"Pagat e mjekëve, 2000 euro"/ Sala: 95% e studentëve

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur para studentëve të vitit të parë Sala tha se nga ky vit nis zbatimi i kontratës për sistemin publik shëndetësor ku mjekët duhet të punojnë 3 vite në institucionet shëndetësore në Shqipëri.

Ministrja Sala tha se kjo kontratë është firmosur nga 95% e studentëve.

Ndër të tjera ministrja tha se fokusi i qeverisë do të jetë në dy shtylla: te bashkëpunimi me ekselencat botërore dhe implementimi i IA në studimet e mjekësisë.

Sala tha se deri në vitin 2030 pagat e mjekëve do të shkojnë 2000 euro.

"Ju jeni një brez i mjekësisë që do të diplomoheni në 2030 kur do të jemi pjesë e familjes së BE-së.

Qeveria shqiptare ka rritur kuotat, në mbi 500 studentë. Ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik ku çdo student që diplomohet do të punojë për 3 vite në sistemin publik shëndetësor dhe është firmosur nga 95% e studentëve të vitit të parë.

Po përmirësojmë kushtet e punës, janë rritur pagat e mjekëve dhe në 2030 do të arrijnë në 2000 euro.

Bashkëpunimi me institucionet europiane do të rritet.

Po bashkëpunojmë me ekselencat botërore dhe synimi tjetër do të jetë implementimi i inteligjencëa artificiale sepse ju jeni brez i ri i rritur në kohën e IA.

Ju uroj një ditë të gëzuar dhe ju lutem bëjeni mjekësinë me dashuri", deklaroi ministrja.

Këtë vit akademik janë ulur në auditoret e Mjekësisë 459 studentë./CNA

 





Lajmet e fundit nga