web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E pabesueshme! Evi Kokalari tërhiqet për herë të katërt

11 Nëntor 2023, 16:21, Aktualitet CNA

E pabesueshme! Evi Kokalari tërhiqet për herë të katërt

Aktivistja që pretendon se është konservatore, Evis Kokalari apo Evi Angelakis ka deklaruar për herë të katërt se tërhiqet nga jeta politike.

Pasi zbarkoi me dhjetëra herë në Tiranë ku dështoi me turp, deri në sharje e ofendime publike, sot ka njoftuar tërheqjen për të katërtën herë.

Kokalari pak kohë më parë tha se do bënte parti e do të përballej në zgjedhje me Ramën e Berishën, por përfundoi duke sharë Ylli Rakipin në televizion, e duke  u mbështetur nga mediat e Rilindjes dhe Veliajt.

Zonja Angelakis na ka thënë se do çmontonte kastën politike, por në fakt asnjëherë nuk tha pse e donte aq shume Erion Veliajn dhe si i shërbeu këtij të fundit në zgjedhjet lokale duke sulmuar opozitën.

Nejse, ne të CNA na duket i pabesueshëm lajmi për tërheqjen e saj, se nuk është çudi të kthehet prapë. Por si të kthehet, si mos të kthehet, si duhet njeriu pasi vlen zero në politikë dhe as komshinjtë nuk e votojnë.

Sa per betejat e saj janë si të Don Kishotit me mullinjtë e erës, megjithëse aty kishte rol dhe Sanço Panço.

Postimi i plotë i Evis Kokalarit: 

Kam dy vjet qe jam bere pis nga sulmet vulgare te llumit ku vegjetoni.

1 - CNA me ka sulmuar me shpifje dhe ofendime vetem sepse i thashe pronarit te saj qe ne zgjedhje per sekretar partie te PD se rithemelimit, do mbeshtesja Flamur Noken dhe jo Belind Kellicin. Me sa kuptova ky e urren Flamur Noken ne vdekje, dhe qe atehere nuk me eshte ndare. Por ç'faj kisha une? A nuk eshte e drejta ime te mbeshtes ate qe me duket e arsyeshme? Dhe si mundet nje gazetar te ver ne dispozicion median e tij per te me sulmuar vetem se po perkrahja dike qe ai e urren? Kjo nuk eshte normale me asnje standard mediatik. Jam e sigurt, tipin e sulmeve dhe te shemtiresine gazetareske te CNAs ndaj meje, tashme e dini te gjithe.

2 - Arjan Asimi i Nova Medias me sulmoi nga momenti qe Belind Kellici i tha se une i isha ankuar privatisht pse e la te fliste dhe te fliste aq gjate ne Kuvendin e Prillit te 2022, meqenese e konsideroja individ vulgar, dhe me te drejte. Qe nga ajo kohe, Asimi s'ka bere gje tjeter pervec se ka vertetuar pikerisht vulgaritetin per te cilen une j'u referova. Gjithsesi, a mund te justifikohet ai lloj sulmi per dicka qe ja kisha thene Kellicit privatisht?

3- Grida Duma, kur bente se mbronte interesat e Bashes, beri nje emision te tere kunder meje tek Top Channel, me ndihmen e mikeshes saj te mire Erjona Rusi dhe bashkepunetorit aktual te emisionit te saj Juxhin Mustafaraj. Emisioni quhej “Evi Kokalarit, model arrogant” dhe trajtonte sjelljen time ndaj gazetareve, por me shume se gjysma e emisionit mbronte Griden si viktime per sulmet qe i kisha bere per imoralitetin e saj, kjo mbasi Saljani me kishte fyer dhe ofenduar publikisht, per te cilen e hodha dhe ne gjyq. Duma sulmet i bente mbas kurrizit, Saljani neper studio televize, dhe kur u sulmuan nga une, bene viktimen, ama sulmet nuk i ndaluan. Nejse, vajzat e PDse, me kane falenderuar disa here qe ja u kam hequr qafe. Te tjere thone e meritoi, sepse nuk i beri pak demokrateve, sidomos ne 8 Janar.

4- Grupi i Mero Baze, Bollino & Gary Kokalari – sulme pa fund me shpifje thjeshte se urrenin Berishen. Gary Kokalari shkoi aq larg sa te botonte nje artikull mbyshur me shpifje kunder meje ne Amerike, ne bashkepunim te ngushte me CNA, Kellicin dhe Bleona Qeretin qe i premtonte informacion nga Republikanet dhe informacionin s’ja solli kurre, sepse i vetmi Republikan qe njeh eshte Ric Grenell, dhe ate e njohu nga une dhe material kesaj nuk kishte pse ti jepte. Artikulli ka nje titull bombe ku dhe me akuzon se kam bere krim federal duke ndihmuar Berishen me lobime. Te them qe kjo me ka demtuar reputacionin ne Amerike eshte pak, por nejse, Gary do ta marre pergjigjen po ne Amerike, ama kete lloj sulmi nuk e meritoja vetem se mbeshteta Berishen, per me teper nga dikush qe mban te njejtin mbiemer. Mbetet gjithnje e drejta ime te mbeshtes politikisht ke mendoj qe duhet dhe sulmet e ketyre monstrave, pervec se ju mungon klasi, ju mungon dhe llogjika.

Qe keta do benin dicka ne Amerike ishte e qarte nga artikujt qe shkruante Gary Kokalari per CNAn. Ja kisha thene Berishes dhe i kerkova ndihme te bente dicka, por Berisha me gjithe klanin heshten sepse ju duhej Kellici per pazaret me Erion Veliajn. Madje, Cim Peka, I mbushi mendjen Berishes qe une e kisha personale me Kellicin, dhe pa piken e turpit i shkoi ne emision Asimit, ne te njejten dite qe Asimi me akuzonte me shpifje se Erion Veliaj me kishte dhuruar apartament. Peka e dinte qe kjo qe genjeshter, dhe prape e legjitimoi Asimin duke i shkuar ne podcast dhe nuk e kundershtoi per shpifje.

Ne fakt Cim Peka me ka shume borxhe, dhe pa diskutim do te mi paguaj nje dite! Kaq ja premtoj!

Nuk dua te shkoj ne detaje per ndihmen qe i thashe Berishes, se keto dihen, por ajo mbeshtetje u abuzua per afere dhe pazare kullash. Aferi i kulles se malit, shpjegon qarte pse keta morren kontroll total te PD se rithemelimit, dhe nuk kishin asnje deshire per hapje partie, forcim opozite dhe ndryshime reale. Personalisht sakrifikova por sakrifica ishte qe te ndertonit nje opozite te forte, jo nje opozite qe do mjaftonte për lejet e ndertimit.

Ne fakt, ajo per te cilen personalisht do doja pergjigje eshte se si toka e Hajdin Sejdiajt, i cili e perfitoi (e privatizoi) gjate viteve qe Berisha ishte ne qeveri, mbas 27 vjetesh kthehet ne duart e Nova Construction, qe dyshohet te jete kompani e Shkelzenit. A kishit nje marreveshje me Sejdiajn?

Ne fakt jam skandalizuar nga cfare kam pare te behej me Keshillin Kombetar, Kryesine dhe Forumin Rinor. Cdo e drejte individuale e demokrateve eshte cenuar nga vete kryesia. Koalicioni me Metes fundosi cdo gje, dhe keta nuk kishin me shpetim, megjithese deri nentor e 2022 jam munduar t’i ndihmoj dhe te isha akoma e angazhuar me PD e rithemelimit, por ne ate pike isha kthyer ne problem per klanin nga qe flisja hapur per cfare ndodhte ne foltore.

Më vone vendosa te dal veç, dhe besoj isha serish ne te drejten time te beja c’ka shikoja si zgjidhjen me te mire, por nuk e mendoja kurre luften qe ju te foltores me klanin ne krye do fillonit me mua.

Po pse gjithe kjo lufte kur une e kisha thene qe isha e hapur per bashkepunim? - Ju me patet ne krahe dhe me keqperdoret. Nderkohe, ju per te me luftuar, i dhate jete levizjes se Adriatik Lapajt, ashtu sic i dhate jete Ilir Metes dhe Meta ju hengri koken ne 14 Maj. Botoni libra sa te doni me fakte vjedhjesh, vjedhja me e madhe e demokracise ne ate vend jeni pikerisht ju.

Keni kohe qe me keni terhequr zvarre ne llumin dhe mocalin ku jetoni dhe me keni bere seriozisht pis. Nuk jane vetem sulmet dhe ofendimet, shpifjet dhe sharjet qe me kane bere pis. Fatkeqesisht keto jane pjese e lojes politike. Por me pis me bete qe me futet ne llumin e korrupsionit tuaj dhe me naivitet ju mbeshteta. Ne fakt t’ju gjykojne per kullat e Malltezit, eshte njesoj si ju qe denuat Nexhmije Hoxhen per kafet, kur ironikisht prokuror ishin Genc Gjokutaj dhe Arben Qeleshi, babai i Joanes qe ishte pjese e aferit te kompleksit Partizani.

Cdo gje eshte e qarte tashme, Lapaj shok i ngushte i Saljanit, madje nje emer qe eshte themelues ne levizjen e ketyre por keta se permendin kurre eshte Renaldo Saljani. Edlira Cepani shoqe e ngushte e Albana Vokshit dhe gruaja e Gert Bogdanit, dhe sigurisht Binaj promovohet lirshem nga Syri TV, edhe tashti qe levizja e Binajt po i merr elektoratit foltores, serisht Syri nuk e ka problem.

Lapajn dija si ta luftoja por që paraja do me çonte tek dera juaj, kete nuk e kisha imagjinuar kurre. Dhe kjo eshte vertet zhgenjyese.

Gjeja me me mend qe mund te bej ne kete pike, eshte te dal nga loja dhe te le Lapaj t’ju kthehet pikerisht juve, sepse e ngritet ne kembe. Pse ta luftoj une? Lere t’ju haj koken. Nese shkaterrimi ju vjen nga Lapaj, atehere karma e ka kryer punen e saj.

Lapaj nuk ishte menyra e vetme me te cilen me luftuat. Ju filluat luften qe javet e para mbasi dola publikisht dhe thashe do dal vec. Ishte dhe konferenca konservatore ku ata qe e mbanin veten si te djathte ne foltore, e lane dinjitetin ne tavoline siç e la ish-avoktja ime, te ciles Albana Vokshi i garantoi hyrjen ne listen per keshillin bashkiak vetem qe te largohej nga une.

Më vone dhate urdhra foltores te distancohej nga une, sepse ne shpirt mbeteni komuniste!

Dhe takimi me Bashen ju trembi pa fund, prandaj nxorret Rakipin ne sulm frontal, por nejse se shpejti do ta ekspozoj se si e pasuruat kete sharlatan qe akoma s’flet dot as shqipen zyrtare – po, po 32 vjet gazetar dhe prape çalon me gjuhen letrare.

Pra te themi momentalisht fitoni ju. Dalja ime vec ju trembi me shume se kushdo tjeter, dhe kjo flet qarte per mangesite qe keni.

Gjithsesi – fitues ne kete beteje kunder meje mbeteni ju, z. Berisha! Une po dal nga loja. Uroj qe tashti te qetesohesh! E pra, pune te mbare ne ‘forcimin e opozites’ dhe rrezimin e Rames. Pune te mbare dhe ne luften me SPAK, por ju garantoj se SPAK do kete dhe mbeshtetjen e Republikaneve ne Amerike nese 2024 eshte nje fitore per ne. Dhe pse eshte nen nje sulm te vazhdueshem nga politikanet dhe media, une uroj qe SPAK te qendroj me kembe ne toke dhe mos bej lojen politike te askujt, por te bej punen që i është besuar sepse eshte shpresa e vetme ne ate vend.

Sa per mua, do vazhdoj të ekspozoj korrupsionin mes jush te gjitheve, ashtu sic kam bere kete vitin e fundit, dhe do kthehem shpesh ne Shqiperi. Dua te kem ‘front seat’ qe te shoh se si do te vet-shkaterroheni, duke mundesuar mandatin e katert te Edi Rames.

Por fatkeqesia me e madhe mbetet vetem nje - fakti qe ne fund te dites, mua nuk me luftoi Edi Rama, por ti vete Sali Berisha dhe kjo dhemb pa fund!/ CNA





Lajmet e fundit nga