web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armëmbajtja pa leje, Balla: Shpërfillje e ligjit, asnjë tolerim

11 Nëntor 2023, 13:08, Aktualitet CNA
Armëmbajtja pa leje, Balla: Shpërfillje e ligjit, asnjë tolerim
Taulant Balla

Policia e Shtetit ka nisur një aksion në të gjithë vendin për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një reagim në rrjetet sociale thotë se armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe burim potencial i krimeve.

“Armëmbajtja pa leje është gjithmonë një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe një arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është gjithashtu burim potencial i krimeve të rënda kundër personit. Prandaj Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjezit të djeshëm goditjen me vendosmëri të këtij fenomeni përmes operacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”- shkruan Balla./CNA

 





Lajmet e fundit nga