Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...

Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në ceremoninë e mbajtur pranë pedonales së qytetit, kanë marrë pjesë figura të politikës të cilët në shenjë nderimi e respekti kanë vendosur kurora me lule pranë monumentit të "Luftëtarit Kombëtar".
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur ekskluzivisht për Cna Tv në këtë ditë të shënuar duke theksuar se nëntori është muaji i festave.
Peleshi thotë se këto 112 vite të historisë të Shqipërisë janë të mbushura me shumë ngjarje e sfida, ku Korça zë një vend të veçantë me figurat historike që kanë kontribuar për vendin tonë.
"Jemi në nëntorin e festave, madje është shtuar e një festë tjetër, 22 Nëntori dita e alfabetit, por sot jemi në 28 Nëntor pas një ceremonie që është bërë zakon në Korçë e gjithë Shqipërinë në ditën e Flamurit, ditën e Pavarësisë.
112 vjet nuk është pak për një shtet. Gjithmonë festat janë edhe përkujtime dhe meditim për historinë dhe natyrisht gjithësecili individualisht apo institucionalisht mendon për të ardhmen. 112 vite të historisë të Shqipërisë janë të mbushura me shumë ngjarje, me shumë sfida, me shumë figura historike që kanë kontribuar. Korça zë një vend të veçantë, qysh në ditën e parë, madje para Pavarësisë, me Mësonjëtoren e Parë Shqipe, dhe me gjithë kontributin që rilindasit tanë kanë dhënë që solli pavarësinë”, tha Peleshi.
Peleshi rikujton se në Ditën e Pavarësisë kanë qenë firmëtarë të cilët kanë patur rol të rëndësishëm, ndërsa sot mendohet e ardhmja e Shqipërisë si pjesë e BE.
“Në ditën e Pavarësisë ne kemi patur 6 firmëtarë, pra kemi një rol të rëndësishëm në historinë e pavarësisë së Shqipërisë dhe duam të kemi rolin tonë edhe në të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.
Përmes Cna Tv, Peleshi thekson se jemi në një epokë krenarie pasi Shqipëria u pozicionua në anën e duhur të historisë duke patur tashmë të drejtën për të kërkuar anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Ndër të tjera, Peleshi uron të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
“Në prag të momentit historik të anëtarësimit në BE, pas pak vitesh në 2030 ne synojmë të jemi gati për anëtarësim, ky do të ishte momenti i dytë pas pavarësisë dhe çlirimit të vendit natyrisht, momenti më i rëndësishëm historik për Shqipërinë.
Përmes medias tuaj prestigjoze, dua të uroj si paradhënie edhe për 80 vjetorin e Çlirimit, lufta e dytë botërore, lufta çlirimtare, gjithashtu është një epokë krenarie për Shqipërinë sepse Shqipëria edhe këtë herë u pozicionua në anën e duhur të historisë, gjë që na jep ne sot kredon dhe të drejtën historike për të kërkuar vendin tonë në familjen europiane, gjithmonë me vështrimin nga anëtarësimi në BE.
Gëzuar për të gjithë korçarët. Gëzuar për të gjithë shqiptarët!", ka deklaruar Peleshi.
Ceremonia e nderimit të flamurit u mbajt mëngjesin e kësaj të enjte në pedonalen e qytetit të Korçës, ku performoi "Banda e Qytetit" ndërsa u vendosën kurora me lule në nderim të kësaj dite të shënuar./ CNA
Qyteti i Korçës e ka traditë prej vitesh që në Katedra...
Me rastin festave të Nëntorit, ashtu si çdo vit u mbajt në...
Ambasada e SHBA-së ka bërë një urim të veçantë teksa thotë...
Urim për Pavarësinë e Shqipërisë ka ardhur edhe nga Se...
Ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë në kuad...
Këtë të enjte kombi shqiptar feston Ditën e Flamurit, si d...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 11...
Sot, Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nën...
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgos...
SPAK ka zbuluar detaje për aplikacionin “SKY ECC”, të ...
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit ...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, ë...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një tjetër godinë në Korçë do të rijetëzohet, për t’u vënë...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Pertit Malaj bëri me d...
Opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e saj të radhë...
CNA ngriti pak ditë më parë shqetësimin e përhapjes në mas...
Bashkia e Tiranës ka goditur bizneset duke u bllokuar llog...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...