“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndregjoni, ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktivistit Sami Repishti.
Ndregjoni e ka cilësuar Repishtin si Martin Luther King-un shqiptar dhe si ikonën e qëndresës antikomuniste.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e aktivistit, ndërsa ka nënvizuar se shuarja e Sami Repishtit përkon me festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Deklarata e plotë:
U shua Prof. antikomunisti, qëndrestari, mbrojtsi i kosovës, Sami Repishti
Në pragun e festës kombëtare të pamvarsisë, mbarë shqiptaria, morëm lajmin e hidhur ndarjen nga jeta të Marting Luterkingut shqiptar Prof. Sami Repishti. Atdhetari, studjuesi dhe mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut ikona e qëndresës antikomuniste, studenti i universiteteve italiane e franceze ku u doktoruar si student i shkëlqyer, ai që nuk u pajtua me politikën aktuale të 34 viteteve në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për të përndjekurit politikë shqiptar Prof. Sami Repishti, rilindasi i shekullit njëzet, edhe vdekjen e priti në një ditë të shënuar në ditën e flamurit. Të ati flamuri që i u kushtua me çënjen e tije në mbrotje të çështjes kombëtare, që çoi zërin e tij në Uashington për mbrotjen e Kosovës.

Prof. Peter Prifti pati shkruar: Prof. Dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta. Ai bashkë me Arshi Pipën e Martin Camajn përbëjnë një treshe elitare shkodranësh, të cilët me jetën dhe veprën e tyre e shpunë më tej misionin atdhetar dhe intelektual të Rilindjes dhe të atdhetarëve të Luftës së Dytë Botërore dhe të pas saj. Me veprimet konkrete në atdhe dhe në Kosovë për të ndihmuar nga afër proceset e demokratizimit dhe të krijimit të shtetit ligjor, meriton të quhet Institucion i mëvetësishëm. Sami Repishti ka shkruar disa qindra artikuj, mbi njëzet libra (disa me bashkautorësi) dhe dy vepra letrare “Pika Loti (shkruar më 1959 – 1963 dhe botuar më 1997 dhe 2009) dhe Nën hijen Rozafës(2004). Këto dy vepra bëjnë pjesë në letërsinë realiste shqiptare, dhe më konkretisht ato përbëjnë themelet e letërsisë sonë të quajtur letërsia e burgut, e cila lexohet sot me ëndje dhe përfitim të madh. Aty zbulohet jeta plot vuajtje, qëndresa dhe bëmat e njerëzve të dënuar prej diktaturës komuniste shqiptare, një aspekt i jetës sonë, të cilin diktatura e kishte shtrembëruar dhe mbajtur në fshehtësi.Suksesi i tije, ma i madh ka qenë, dhe mbetet, fitorja e tije kundër urrejtjes. Asnjiherë nuk i kam lejue vetes me urrye, me gjithë kundërshtimin e fortë që kam tregue kur nuk kam qenë dakord. Kështu, ditën e parë kur mbrriti në Shqipni më 9 gusht 1992, deklaroj para gazetarëve në Rinas: ‘Kthehem në atdhe me dashuni për të gjithë dhe me urrejtje për asnjeri’, thanie jo origjinale, por gur themeli për mendimet e tija , e huazueme nga fjalimi i Presidentit Abraham Lincoln mbajtun në mbarim të Luftës Civile në Getisburg PA gjatë së cilës ishin vra ma shumë se 600.000 amerikanë. Disa përgjithësime të tij për gjendjen e Shqipërisë në tranzicion, janë proverbiale. Të tilla janë thëniet: “Krimi nuk asht dënue, e krimineli asht kthye në pushtet i veshun me rroben e ‘socialistit europian’.Një pushtet i lindun nga gënjeshtra, i mbajtur me grykën e pushkës. Një shoqëri e shkërmoquan nga pesha e randë e krimit të kryem nga xhelatët e indoktrinuem. Gjendja politike vazhdon të jetë kaotike dhe ajo ekonomike e dëshpërueme.”
Elez Biberaj ish Drejtori i Zërit të Amerikës shkruan për Repishtin: “Pas shumë dekadash si udhëheqës në fushën akademike dhe në mendimin e komunitetit, Profesor Repishti vazhdon të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë. Ai është një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, një dijetar i plotësuar, dhe një njeri i parimeve, i cili nuk e pushoi kurrë luftën në emër të asaj që besonte. Sot ne u ndamë fizikisht me Prof. Repishtin, por atdheu e memorizon në plejadën e dijetarve të mëdhenj, që i dhanë Shqipërisë pamvarsinë, atyre që ndërtuan shtetin e parë shqiptar, atyre që luftuan fashizmin dhe komunizmin, ata që i dhanë pamvarsinë Kosovës, Zëri i tije që kumboi në kongresin amerikan për të drejtat e liritë e shqiptarve nuk do të ndigjohet ma se iku në botën e amshuar , por vepra e tije do të ndrisë në breza për shqiptarët dhe do të jetë një udhërrëfynjës dhe për brezat e ardhshëm për ta ndërtua Shqipërinë , për ta mbrojtur lirinë. Ka qenë nder i madh për mua që kam patur rastin të bashkëpunoj ngushtë me Profesor Repishtin në këtë periudhë postkomuniste dhe i jam shumë mirënjohës mbështetjes dhe miqësisë së tij të vazhdueshme. Përpara veprës dhe kontributit tuaj përunjen me respekt mijëra familje shqiptare që kaluan kalvarin tënd të vuajtes, dhe kan një mesazh “ U ndriçoftë mendja e shqiptarve për të mbrojtur lirinë” pusho i qetë në tokën e lirisë , ku e shkrive jetën për kombe e atdhe. Lamtumire Repishti i madh. Sot ne kemi më shumë nevojë për Ju se sa dje./ CNA
SPAK ka zbuluar detaje për aplikacionin “SKY ECC”, të ...
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit ...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, ë...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një tjetër godinë në Korçë do të rijetëzohet, për t’u vënë...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Pertit Malaj bëri me d...
Opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e saj të radhë...
CNA ngriti pak ditë më parë shqetësimin e përhapjes në mas...
Bashkia e Tiranës ka goditur bizneset duke u bllokuar llog...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një d...
Opozita doli sërish në rrugë mbrëmjen e kësaj të marte kun...
EUROPOL ka reaguar në lidhje me operacionin që zhvillo...
3 orë ka zgjatur protesta e opozitës në Tiranë. Protesta ...
Pas 3 orësh ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia...
Pak minuta më parë ka përfunduar protesta e opozitës te Pa...
Protesta e opozitës është mbyllur në dy pika. Fillimisht ...
Fatmir Myrta, kryetari i degës Nr. 5 të PD-së në Tiranë ës...
Qytetarët e vendosur në Sheshin Willson janë zhvendosur ng...
Konfrontimet e policisë me deputetët e opozitës kanë vijua...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...