Fond 500 milionë lekë për rimbursimin e profesionistëve të lirë
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Pertit Malaj bëri me d...

Një tjetër godinë në Korçë do të rijetëzohet, për t’u vënë në shërbim të administratës së Zonave të Mbrojtura të qarkut të Korçës dhe si qendër multifunksionale në shërbim të komunitetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ishte e pranishme në eventin e prezantimit të projektit të restaurimit arkitektonik dhe të rigjenerimit urban të hapësirave të reja të punës për Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë.
“Qarku i Korçës ka bukuri natyrore dhe kulturore. Me Bashkinë e Korçës zbuluam se ka disa godina, që janë aty prej vitesh si hapësira të mbetura bosh, të pashfrytëzuara. Mënyra më e mirë për të rentabilizuar ishte nëpërmjet një projekti të tillë që quhet “Creativity”, pra krijimtari, për të rijetëzuar destinacione të vjetra që kanë pasur një tjetër përdorim, duke u dhënë përmes krijimtarisë arkitekturore një jetë të re. Vendosëm për t’i dhënë jetë ndërtesës që në Korçë njihet si ish-hipoteka, jo thjesht si rezidencë për zyra për Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura, por shumë më tepër se kaq, për të krijuar një hapësirë të re urbane brenda qytetit dhe qarkut të Korçës si një destinacion me rol edukimi për fëmijët dhe të rinjtë, me rol turistik për t’u shpjeguar turistëve se çfarë ofron qarku, por edhe si hapësirë për të zhvilluar evente”, u shpeh gjatë fjalës së saj Kumbaro. Ky është një projekt i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të programit europian Interreg IPA: “Industritë Kulturore dhe Kreative”.
Në vijim, ministrja Mirela Kumbaro përmendi edhe rikualifikimin e parkut natyror Drilon-Tushemisht, duke krijuar një hartë të plotë të atraksioneve ekoturistike në qarkun e Korçës.
“Kjo nuk është e para punë e tillë në qarkun e Korçës, pasi pak muaj më parë ishim në Pogradec ku treguam një punë të mirë në zonat e mbrojtura në Parkun Tushemisht-Drilon, ku kryem jo vetëm një rikualifikim të parkut natyror, por edhe atje po merr formë një qendër e re vizitorësh si mjedis që i dedikohet kryesisht zonës së Pogradecit dhe liqenit të Pogradecit si pjesë e UNESCO-s. Kështu do të kemi shumë më tepër arsye për të ardhur në Korçë dhe për të sjellë brezin e ri në gjithë qarkun e Korçës”, tha Kumbaro.
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, u shpreh se kjo qendër do t’i shërbejë gjithë qytetit.
“Është një qendër që do të ketë shumë elementë që te ndërgjegjësimi dhe edukimi për fëmijët, deri te muzeu ku vizitorët mund të njihen me potencialin e zonave të mbrojtura. Besoj do të jetë atraksion më tepër që do t’i shtohet qytetit të Korçës. Falë këtij projekti, kur ai të përfundojë, do të kemi mundësi të bëjmë një tjetër projekt për të rivitalizuar ish-shtëpinë e Pionerëve”, tha Filo.
4,9 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë gjatë periudhës janar-tetor 2024, ose 20% më shumë se një vit më parë duke treguar interesin e turistëve për atraksionet natyrore dhe shtrirjen e ofertës turistike gjatë gjithë vitit./ CNA
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Pertit Malaj bëri me d...
Opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e saj të radhë...
CNA ngriti pak ditë më parë shqetësimin e përhapjes në mas...
Bashkia e Tiranës ka goditur bizneset duke u bllokuar llog...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një d...
Opozita doli sërish në rrugë mbrëmjen e kësaj të marte kun...
EUROPOL ka reaguar në lidhje me operacionin që zhvillo...
3 orë ka zgjatur protesta e opozitës në Tiranë. Protesta ...
Pas 3 orësh ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia...
Pak minuta më parë ka përfunduar protesta e opozitës te Pa...
Protesta e opozitës është mbyllur në dy pika. Fillimisht ...
Fatmir Myrta, kryetari i degës Nr. 5 të PD-së në Tiranë ës...
Qytetarët e vendosur në Sheshin Willson janë zhvendosur ng...
Konfrontimet e policisë me deputetët e opozitës kanë vijua...
Tensionet në protestën e thirrur nga Partia Demokratike vi...
Nuk kanë të ndalur tensionet në protestën te Pallati me Sh...
Dy qytetarë të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore në p...
Një protestuese është ndjerë keq te Bashkia e Tiranës, ku ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...