Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Këtë të enjte kombi shqiptar feston Ditën e Flamurit, si dhe përkujton Adem Jasharin, një nga luftëtarët më të shquar të kombit shqiptar.
Themelues i UÇK-së, komandant dhe hero i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, Jashari lindi në Prekaz të Drenicës më 28 nëntor 1955.
Adem Jashari mori pjesë në Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, ku kërkesë kryesore e shqiptarëve ishte “Kosova Republikë”. Deri në vitin 1989, qëndroi në ilegalitet për shkak të përndjekjes nga ana e forcave serbe.
Në vitin 1990, Adem Jashari organizoi grupet e para të armatosura në Kosovë. Në vitin 1991, ai së bashku me vëllezërit Rifatin e Hamzën, arritën të çanin rrethimin e forcave serbe.
Më 25 nëntor 1997 forcat e Adem Jasharit sulmuan trupat e policisë serbe në Vojnik, duke i detyruar ato që të tërhiqen. Ndërsa më 28 nëntor 1998, gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në tribunë me simbolet e UÇK-së.
Forcat serbe nuk mundën të hynin më në Drenicë deri më 22 janar 1998, por më 2 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri rrethuan shtëpinë e familjes Jashari.
22 pjesëtarët e familjes që ndodheshin në shtëpi luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë. Nga kjo familje mbetën të vrarë 21 anëtarë nga mosha 9 deri në 74 vjeç. Mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.
Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti i cili thekson se ky 28 Nëntor i gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. "Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot",- thotë Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës thekson se nuk do të kursejnë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e familjes Jashari./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 11...
Sot, Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nën...
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgos...
SPAK ka zbuluar detaje për aplikacionin “SKY ECC”, të ...
Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit ...
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, ë...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një tjetër godinë në Korçë do të rijetëzohet, për t’u vënë...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Pertit Malaj bëri me d...
Opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e saj të radhë...
CNA ngriti pak ditë më parë shqetësimin e përhapjes në mas...
Bashkia e Tiranës ka goditur bizneset duke u bllokuar llog...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Në Shqipëri, SPAK-u dha sot detaje mbi operacionin e një d...
Opozita doli sërish në rrugë mbrëmjen e kësaj të marte kun...
EUROPOL ka reaguar në lidhje me operacionin që zhvillo...
3 orë ka zgjatur protesta e opozitës në Tiranë. Protesta ...
Pas 3 orësh ka përfunduar protesta e organizuar nga Partia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...