Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.
Bozdo u shpreh gjatë fjalës së tij se mazhoranca po kërkon të kalojë në Kuvend pa transparencë dhe pa konsultim me publikun, një projektligj të cilin e cilëson si ligji “Durana”.
Deputeti shprehet se miratimi i ligjeve të tilla, shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim, pa konsultime me publikun, tregon se roli i Parlamentit është reduktuar thelbësisht dhe nuk kryen funksion të rëndësishëm.
Ndër të tjera akuzon qeverinë se kërkon miratimin e ligjeve në letër, “për të mashtruar opinionin publik vendas dhe të huaj se Shqipëria është e gatshme të hyjë në BE”.
Fjala e plotë:
Në 13 janar të këtij viti, në funksionin tim si deputet, iu drejtova Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit me shkrim, për të marrë informacion mbi kompanitë e rregjistruara virtualisht në Parkun virtual Teknologjik të Durana/Xhafzotaj.
Kërkesa kishte lidhje me emrat e kompanive, pronarët e tyre dhe sa para këto kompani kanë përfituar nga lehtësitë fiskale, dmth nga taksapaguesit shqiptarë, duke u regjistruar virtualisht në Park. Për shkak se nuk mora përgjigje nga ministria, e rikërkova këtë informacion, përsëri me shkrim, në fillim të muajit mars.
Dhënia e këtij informacioni është e detyrueshme brenda 15 ditësh, ndërsa po bëhen tashmë afro 3 muaj dhe ky informacion nuk jepet qëllimisht, në shkelje të rëndë të ligjit për Statusin e Deputetit, të stadardit minimal të llogaridhënies dhe transparencës së detyrueshme të insitucioneve shqiptare.
Gjithsesi, mazhoranca po kërkon të kalojë një projektligj të dytë, i cili amendon thelbësisht ligjin e Parqeve Teknologjike, apo ndryshe Ligjin “Durana”. Ky projekligj, që është sjellë në Kuvend si insiativë e një deputeti të maxhorancës, po ndjek tashmë skemën e njohur të kalimit me shumë shpejtësi, pa trasparencë, pa u konsultuar me publikun, pa relacionet përkatëse.
Së pari, me amendimet e paraqitura, parashikohet faza virtuale e funksionimit të Parkut duke u sanksionuar këtë koncept në ligj. Kjo do të thotë se deri tani, koncepti i “virtualitetit” ka qenë i paligjshëm dhe për këtë arsye lehtësitë fiskale të marra nga kompanitë janë të paligjshme.
Por këtu ngrihet një cështje tjetër me mjaft rëndësi: dhënia e lehtësive fiskale për regjistrim virtual është një praktikë që Bashkimi Evropian e ndalon, madje e lufton nëpërmjet standardit BEPS, të OECD (Base Erosion and Profit Shifting).
Ky standard është i detyrueshëm për zbatim edhe për Shqipërinë. Ky standard lufton pikërisht atë që qeveria po përpiqet të miratojë: dhënien e lehtësive fiskale kompanive që operojnë virtualisht. Sepse cdo lehtësi duhet të jepet për një aktivitet konkret, për punësim real, për një produkt real të zhvilluar dhe për shpenzime të verifikueshme. Pra praktikisht, ky projektligj shkon kundër standardit të detyruar të BE.
Në të njëjtën kohë, kapitulli 16 i Acquis Communautaire përcakton se çdo shtet anëtar (dhe kandidat) duhet të adoptojë parimet e Kodit të Sjelljes BE për Tatimin e Biznesit (EU Code of Conduct for Business Taxation), i cili synon eliminimin e masave tatimore të dëmshme për konkurrencën. Kuadri rregullator për Parkun Durana, minon konkurrencës dhe ofron Ndihmë Shtetërore të palejuar për disa kompani që regjistrohen në mënyrë virtuale dhe përjashtohen totalisht nga tatimet dhe taksat, kundrejt të tjerave që zgjedhin të mos regjistrohen në këtë park!
Së dyti, projektligji hap derën plotësisht për marrëveshje të brendshme të shitblerjes së aksioneve, jo transparente, mes përdoruesve apo zhvilluesit të parkut nga njëra anë dhe enteve publike nga ana tjetër, si dhe krijim të kompanive të përbashkëta, gjë që mund të sjellë lehtësisht situata të dëmtimit të interesave publike në favor të interesave private.
Duhet patjetër që marrëveshjet e shitblerjes së aksioneve apo ato të bashkëpunimit mes enteve publike dhe përdoruesve apo zhvilluesve të parkut, të paraprihen nga një procedurë konkurruese, publike, marrëveshja mes tyre të publikohet, si dhe të mbahen auditime periodike, e rezultatet e tyre sërish të bëhen publike.
Së treti, projektligji parashikon që brenda kufijve të parkut te mundësohet edhe ngritja e “Datacenter”, pra e Qëndrave të të Dhënave.
Këtu duhet të theksojmë se Partia Demokratike e inkurajon fort këtë tipologji biznesi, e ka patur pjesë të programit të saj ekomomik dhe është në favor të lehtësive sa më të mundshme për të tërhequr këtë lloj investimi.
Por nga ana tjetër, për rëndësinë që ka, ky aktivitet në BE është i rregulluar dhe monitoruar me shumë kujdes. Bashkimi Evropian tre akte të rëndësishme ligjore (ka dy direktiva dhe një rregullore) që trajtojnë aspekte të ndryshme të këtij aktiviteti:
a) Direktiva për Efiçencën e Energjisë —EED Directive 2023/1791
Kjo Direktivë është instrumenti kryesor i BE-së për datacentre. Neni 12 i saj detyron të gjithë operatorët e datacentrave me kapacitet mbi 500 KË të raportojnë çdo vit tregues kyç të performancës (KPI) konsumin total të energjisë, konsumin e ujit, përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe nxehtësinë e mbetjes.
b) Direktiva NIS2 e Sigurisë Kibernetike— Cybersecurity Directive 2022/2555
NIS2 klasifikon infrastrukturën dixhitale — duke përfshirë datacentrat — si sektor “thelbësor” i sigurisë kombëtare. Shqipëria, si vend kandidat, është e detyruar ta adoptojë NIS2 si pjesë e Kapitullit 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media) të procesit të anëtarësimit.
c) Rregullorja 2023/2854 dhe Mbrotja e të Dhënave Personale (General Data Protection Regulation) GDPR
Rregullorja rregullon aksesin, përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të gjeneruara nga pajisjet e lidhura dhe shërbimet cloud — aktivitete thelbësore të datacentrave. Kjo Rregullore imponon kufizime strikte mbi vendndodhjen fizike të të dhënave personale të qytetarëve europianë dhe mbi transfertat ndërkufitare. Mungesa e legjislacionit shqiptar mbi datacentrat e bën të pamundur verifikimin e pajtueshmërisë me këtë rregullore — element kritik për çdo kompani europiane që do të vendosë të dhëna në datacentrat e Duranës.
Prandaj ky aktivitet nuk mund të përfshihet në Park, sepse më parë duhet të rregullohet me një legjislacion të vecantë, duke i dhënë përgjigje të gjitha shqetësimeve.
Përfundimisht, miratimi i ligjeve të tilla, shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim, me shpejtësi marramendëse dhe pa konsultime me publikun, duke mos rekspektuar as detyrimet tona minimale ndaj Bashkimit Evropian në tërma të përafrimit të legjislacionit, vetëm sa vërteton atë që Partia Demokratike ka shprehur si shqetësim thelbësor të tij:
Procesi i integrimit mbetet pa asnjë vlerë dhe pa asnjë kuptim nga veprimet e kësaj maxhorance. Roli i Parlamentit është reduktuar thelbësisht sepse ai nuk kryen më asnjë funksion të rëndësishëm. Qeveria kërkon vetëm miratimin e ligjeve në letër, sa për sy e faqe, për të mashtruar opinionin publik vendas dhe të huaj se Shqipëria është e “gatshme” të hyjë në BE.
Për fat shumë të keq, faktet e përditshme tregojnë të kundërtën. Me anë të kësaj sjelljeje, përspektiva e Shqipërisë në BE po bëhët gjithnjë e më shumë e largët! Përgjegjës për këtë është e një dhe vetëm një personi: e Edi Ramës! /CNA
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh vlerësimi pë...
Drejtori i Doganave, Besmir Beja, ka zhvilluar një takim m...
Klevis Balliu, në emër të PD-së, ka depozituar në Kuvend k...
Dy dekrete janë firmosur nga presidenti Bajram Begaj lidhu...
Kryeministri Edi Rama shprehet përmes një postimi në rrjet...
Një tërmet është regjistruar para dy orësh në vendin tonë....
Dega e PD-së në Elbasan ka reaguar lidhur me përjashtimin ...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e PD-...
Dega e PD-së në Durrës ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhje...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Ditën e sotme është shënuar një vit nga Fronëzimi i Fortlu...
Nënkryetar i PD-së dhe njëkohësisht bashkëkryetar i Komisi...
Detajet nga proceverbali i lexuar në seancën e dytë në the...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në s...
Kabineti qeveritar dhe Grupi Parlamentar i Partisë Sociali...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një depu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se po bëhen p...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me garën për zgjed...
Në zona të shumta të Peqinit dhe fshatrave përreth kanë ni...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...