“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Detajet nga proceverbali i lexuar në seancën e dytë në themel në Gjykatën e Posaçme hodhën dritë mbi një tjetër rast mes shumë skandaleve të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Dokumentet zyrtare hedhin poshtë pretendimet e mëparshme të Veliajt dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, që u bë avokati i tij, se aktet e SPAK-ut i janë dorëzuar pa procesverbal dhe se oficerët e policisë janë treguar arrogantë ndaj tij.
Dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe Ols Dado, lexuan gjatë seancës procesverbalin që është mbajtur në momentin kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë shkuar për t'i dorëzuar aktet Erion Veliajt në burg.
Procesverbali evidentoi një ngjarje sa të pabesueshme, aq edhe të pritshëm për një kryebashkiak të rrethuar nga skandalet, si Erion Veliaj. Këtë herë u mësua se në momentin kur oficerët e BKH-së shkuan të dorëzojnë aktet e SPAK-ut te Veliaj në paraburgim, ky i fundit jo vetëm që refuzoi të pranojë materialet, por iu kthye me një gjuhë kërcënuese dhe fyese, veçanërisht drejt njërit prej oficerëve, Samet Gurgurit.
Veliaj e ka kërcënuar Gurgurin me fjalët "ty dhe prokurorëve nuk jua fal", ndërsa ky nuk është rasti i parë i kërcënimeve ndaj oficerit.
“Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH. Ka qenë reagim jo etik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri tek drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët “Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.” Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim”,-tha prokurori Ols Dado teksa lexoi procesverbalin.
Ky sjellje nuk është një reagim impulsiv, por pjesë e një “normaliteti” të Veliajt, që vjen në një kohë kur avokatët e tij i kishin administruar provat dhe aktet e hetimit prej të paktën 7 muajsh.
Reagimi i Erion Veliajt duket si një tentativë për të vepruar sikur është ende në zyrën e kryetarit të bashkisë, ndërkohë që prej më shumë se një viti ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit.
Veliaj, kërcënon dhe fyen haptazi, me pretendimin se pushteti dhe statusi politik mund ta vendosin mbi ligjin, mbase duke harruar se ndaj tij rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ndërsa synon t’i shmanget drejtësisë përmes taktikave të përsëritura, lobimeve, artikujve të paguar e mediave të tij të kapura, edhe pse është i bindur se do të dënohet./CNA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njo...
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet për zgjedhjet në s...
Kabineti qeveritar dhe Grupi Parlamentar i Partisë Sociali...
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh ditën e sotme se një depu...
Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se po bëhen p...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me garën për zgjed...
Në zona të shumta të Peqinit dhe fshatrave përreth kanë ni...
Në qytetin e Vlorës janë zhvilluar këtë të shtunë homazhe ...
Punimet për ndërtimin e Urës së re të Viroit janë drejt pë...
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburante...
Qyteti i gurtë, siç njihet ndryshe Gjirokastra, është zgju...
Këtë të premte është shkarkuar nga detyra drejtori i Agjen...
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako, ndau sonte në epis...
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një tjetër deklaratë ...
Konspiracionisti Alfred Cako ishte një ndër të ftuarit e m...
Gjergj Luca ka vendosur të rikthehet në treg, jo si biznes...
Ende nuk ka ka një emër të bërë publik për garën e kreun t...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar gjykim ...
Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë udh...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka përfunduar aks...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...