
Plarent Ndreca, ish-deputeti socialist, e që prej së martës edhe avokat i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, ka vijuar edhe sot me deklaratat e tij që janë në vijë paralele me të gjitha qëndrimet mashtruese për çështjen.
“Në çdo rast, ne nuk na e ka dhënë njeri akoma. Unë kam qenë edhe vetë prezent, kam kërkuar nga drejtuesit e institucionit të paraburgimit vënien në dispozicion nëpërmjet një procesverbali apo inventari, por nuk kanë pranuar të na i japin me inventar dhe me procesverbal. Thjesht më pranonin faktin që mund t'i dorëzonin fizikisht. Nuk është e vërtetë që klienti im ka refuzuar t’i marrë aktet”,-deklaroi Ndreca për A2 CNN.
Ndërkohë e vërteta qëndron krejt ndryshe nga artikulimi i të pandehurit Plarent Ndreca, avokat i kreut të 99-çave mbetur në qarkullim..
Nga detajet e procesverbalit të dorëzimit të akteve të zbardhur këtë të martë, që janë lexuar nga prokurorët e SPAK-ut, Altin Dumani dhe Ols Dado, gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, në momentin që kanë shkuar oficerët e BKH-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t'i dorëzuar Erion Veliajt aktet në burg, zyrtarët janë ndeshur me një një situatë problematike dhe këtë e tregojnë dokumentet zyrtare, jo fjalët e Ndrecës.
Erion Veliaj ka kundërshtuar dhe kërcënuar oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Samet Gurguri, duke iu drejtuar me fjalë fyese, joetike dhe ka refuzuar të marrë aktet.
“Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH. Ka qenë reagim jo etik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri tek drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët “Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.” Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim”,-theksoi prokurori Dado.
Reagimi vjen kryesisht ndaj prokurorit Dado, pasi Dumanit nuk guxon t’i përmendë emrin.
Ndërkohë gjatë seancës së dytë në themel në GJKKO, prokurori Altin Dumani "i tregoi vendin" Ndrecës, duke i thënë se SPAK flet me akte e jo me hamendje dhe se procesverbali e tregon të vërtetën.
Ndreca nuk është një emër i përfshirë rishtazi në çështjen “Veliaj”. Siç u publikua nga CNA dy muaj më parë, nga burime të afërta të stafit të Veliajt, Ndreca ishte juristi që përgatiti padinë ndaj prokurorit Ols Dado për llogari të kreut të 99-çave të mbetur./CNA
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka folur ditën e so...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar li...
Në repartin e Onkohematologjisë pediatrike, ku çdo ditë pë...
Prefektja e Qarkut Korçë, Florinda Zegullaj, ka zhvilluar ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kreut të ARR...
Sokol Sadushi, një ditë para një vendimi të Kolegjit Penal...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, një nga njerëzit që urren të...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka kërkuar...
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, u është k...
Policia ka referuar në prokurorinë e qytetit një material ...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pas mbledhjes së qeve...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bë...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas m...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervis...
Kushtet atmosferike do të përkeqësohen ditën e nesërme, nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...